Emri i Pukës

Emri i Pukës

Nga; Eqrem Çabej

 
Emrin e Pukës dijetari i njohur Johann Georg von Hahn, dikur konsull i Austro-Hungarisë në Janinë, në një nga veprat e tij1) e barazoi gjeografikisbt e gjuhësi sht me emrin e vendit Epicaria ose Ad Picaria të kohës antike, shënuar kështu te K. Peutingeri në hartën e tij (Tabula Peutingeriana), më parë te gjeografi e astronomi Klaad Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit (II 16, 12). Epicaria: një stacion në rrugën, që në kohën romake prej Lezhe (Lissus) çonte në Municipium Ulpianum në Dardani, sot Lipjan midis Shtimjes dhe Prishtinës në Kosovë. Këtë rrugë rrihnin më vonë dhe udhëtarët, që shkonin prej Shkodre për në Priz¬ren. Mendimin e Hahnit ndjekin dhe të tjerë dijetarë, Ë. Tomascheku2) e K. Patschi 3), S. Jastrebovi 4) e M. v. Sufflay 5), ashtu dhe A. Mayeri 6), ky dijetar i fundit me arsyetimin se në gjuhën shqipe i -ja (te Epicaria) kthehet pas labialeve në u. Sufflay ndërkaq vuri re me të drejtë se në fillim të periodës së barbarëve, d.m.th. të kohës së dyndjes të popujve, në shekullin VI të erës sonë, te historiani i perandorit Justinian Prkopi i Cezaresë, në veprën etij Peri ktismaton ("Mbi ndërtimet" IV 4, 117, 30), ku shënohen kështjellat e ndërtuara prej këtij perandori për mbro¬jtjen e kufijve të shtetit, në vend të Epicarias të epokës antike shfaqet emri Pakue.

Për këtë emër vendi Petar Skoku me të drejtë mendon se aty kemi të bëjmë me një grafi të gabuar, në vend të një forme të drejtë Pukae, e cila do t'i përgjigjej si e tillë "Pukë-s" së sotme7). Ky mendim për Pukae paraqitet aq më i drejtë, kur të kemi parasysh format gabim të emrave topikë; që do t'i jenë dhënë Prokopit nga ana e nëpunësve dhe ushtarakëve 'të Perandorisë Bizantine, e më anë tjetër edhe gabimet, që u rrëshqisnin shkruesve të ndryshëm në punën e kopjimi t të veprave të P rokopit 8). Skoku fillin ndërlidhës midis Epicaria-s antike dhe Pukë-s së sotme përpiqet ta gjejë në këtë mënyrë, që sipas mendimit të tij emri i vendit Epicaria rridhte prej emrit personal Epicadus, emër burrash i shpeshtë ndër ilirët; kështu që Pukae e Prokopit, Puka e sotme, në analizë të fundit reflekton, sipas tij, një toponim, një emër vendi (civitas) Epicadava, të "ndërtuar prej tij. Kundër këtij shpjegimi sillet A. Mayeri në vëllimin II f. 47 të veprës së cituar më sipër.

Këtyre dijetarëve u ka shpëtuar të gjithëve fakti, që shpjegimi i drej¬të i emrit të këtij vendi është dhënë më se tre shekuj më parë. Pasi pati vizituar këtë vend autori i njohur, Pjetër Budi, më 1621, dhe pak më vonë, me 1633, Pjetër Mazrreku, arqipeshkvi i Tivarit, dhe patën referuar për të në relacionet e tyre 9), i përshkoi këto anë disa herë dhe Frang Bardhi, ipeshkv i Sapës e i Sardës; autori i njohur i të parit fjalor të shqipes, që dimë, Dictionarium latino-epiroticum (1635), dhe refe¬roi në vitet 1637, 1638 e 1641 për vizitimet e tij 10). Në të parin nga këto relacione, ky autor shkruan, për këtë mes vendi, ndër të tjera: "Quhet Pukë, sepse nëpër popujt e Pukës kalon për Serbi një rrugë e madhe e përbashkët tregtare; kështu prej rrugës ka marrë emrin populli, sepse në gjuhën shqipe (të cilën e flet Puka dhe të gjithë popujt e vendet e sipërthanuna) do me thanë: rrugë e rrahun e përbashkët .... " 11)

Ky kumt i relacionit të tij plotëson më së miri ç'pat shënuar më parë ky autor në fjalorin e vet f. 115, lat. Publica via: shq. Udhë pukë. Khs., në lidhje me këtë, dhe vërejtjet e K. Ulqinit12). Edhe sot në Zadrimë, afër Shkodrës,. midis Baçlit dhe Krajnit, kalon rruga e quajtur në popull Udha puk. 13) Këtë mbase ka rimarrë Frang Bardhi, i cili dihet se rridhte prej kësaj anë.
Me këtë shpjegim të emrit të kësaj treve me mjetet e brendshme të gjuhës, bie mendimi i një rrjedhe të tij prej Epicarias antike, mendim që për punë të theksimit të ndryshëm të Pukë dhe të Epicaria-s, edhe nga pikpamja fonetike nuk mund të mbrohet 14).

Duke ndjekur më tej historinë e emrit të këtij vendi, ndeshim në çe¬shtjen se nga buron apelativi udhë puke bashkë me emrin e Pukës. Kjo çeshtje spie në lëmin e historisë së jashtme të gjuhës. Që në shekullin e kaluar (1871) F. Miklosichi 15), mbi dëshminë Publica via: Udhë pukë të Frang Bardhit, si dhe të puk  "viuzza, rrugicë" të F. Rossit, vuri re me të drejtëë që ky apelativ pukë rrjedh prej lat. publica. Ashtu pas tij dhe Gustav Meyeri 16), e më vonë G.Stadtmylleri, H. Mihaescu 17), K. Ulqini, B, Haarmanni 18), Xh. Topalli 19) e të tjerë. Jo nga një pukë, formë dialektore e fjalës pykë 20). As ka dhënë fjula latine pulkë në shqi¬pen, si mendon ndonjë dijetar kohët e fundit 21). Një ide e burimit të udhë-pukë-s prej fjalës latine duket t'i ketë shkuar nëpër mend edhe Frang Bardhit, kur ai atë e jep latinisht bash me pablica via.

Kaq sa për gjendjen e sotme të gjurmimeve, lidhur me emrin e Pukës, ku shihet se një lokalitet e ka marrë emrin prej krahinës e një krahinë e ka emrin prej rrugës, që e përshkon. Mbetet ta kundrojmë këtë emër pak më nga afër në pikëpamje historike dhe gjuhësore.

Në pikëpamje gjuhësore është një fakt i shënueshëm që gjuha shqipe, si në disa rasa të tjera, dhe në këtë fjalë ka ruajtur një element latin, që nuk ka lënë gjurmë në gjuhët romane popullore, që rron atje vetëm si fjalë librash (savante), depërtuar më vonë, khs. Mayer-Lubken REË 6805/. Moshën latine dhe karakterin popullor të kësaj fjale në shqipen e dëshmon edhe trajtimi fonetik i saj. Ashtu si në disa të tjera huazime latine,si bekoj nga lat. benedicere, djall nga diabolus, kut nga cubitus, mjek nga medicus, pre nga praeda, pyll nga padule, zhur shur nga saburra, etj. dhe te publica: pukë ra në shqipen një rrokje (-bli-), nën ndikimin e theksit dinamik, u krye një kontraksion me shkrirje të disa fonemave dhe në ekonominë e gjuhës ndodhi në atë mes një farë kompensimi i kësaj tkurrjeje, që pësoi trupi i fjalës, duke u zgjatur zanorja e rrokjes lsë ruajtur, public-ca: pu - kë. 22).

Një problem që del, më në fund, në këtë mes, problem gjuhësor e historik njëheret, është të dihet nëse emri i trevës së Pukës ka dalë nëpër gojën shqiptare apo nëpër gojën latino-romane. Me fjalë të tjera; emërtuesit e parë të këtij mes vendi a kanë qenë shqiptarë apo romanët. Në Shqipërinë Veriore ka disa emra visesh, që shumë dijetarë i kanë rrjedhuar më fort drejtpërdrejt prej gurrash latine: Gushta prej tangutus, Kallmet prej calametum, Kurorë prej corona, Pukë prej publica, Qel¬zë prej cella, Qerret prej cerrctum "dushkajë me dru të qarrit", Shkortull prej curtus, Vjerdhë prej virida dhe ndonjë tjetër. Do pasur parasysh që krahas me këto toponime ekzistojnë dhe apelativet përkatëse. Pranë Gushtës, ka i ngushtë, pranë Kallmetit kallm , pranë kunorës fjala kunorë, pra¬në Pukës udhë pukë, pranë Qelzës fjala qelzë, që e ka edhe Pjetër Bogdani, pranë Qerretit qarr; pranë Shkortullës shkurt, i shkurtër, pranë Vjerdhës mbiemri i verdhë, fjalë me gurrë latine, por që janë elemente të leksikut të shqipes.

 Në këto rrethana ka shumë gjasë që prej fjalësh të kësaj kategorie, prej emrash si; kallm, kurorë, qelzë, qarr, e mbi emrash si: (i) ngushtë, shkurt, (i) shkurtër, (i) verdhë, popullsia shqiptare e këtyre anëve t'i ketë emërtuar viset e veta 23). Të tilla toponime prandaj nuk mund të quhen toponime të burimit latin. Edhe toponimet me Val si në Maj' e Valit, etj.nuk mund të merren si të dala prej lat. vallis "luginë", sa kohë që ekziston në gjuhë shprehja mal e val ", mal e fushë", ku shihet se val prej latines vallis është e gjallë në gjuhë si apelativ, si emër i përgjithshëm. Në këtë sistem emërtimi hyn edhe udhë pukë e Bardhit, bashkë me emrin e Pukës. Pyetjes se gjer ku shtrihet ky emër¬tim i veçantë në hapësirë dhe në kohë, në pikëpamje hapësinore, një përgjigje i japin gjer diku Pukajt në Buzhalë, Hija e Pukës në Qerret, Më Puka e Më Qafët Pukajt në Lvrushk, në Qafë Pukë në Dom të Mirditës, Tu Guri Pukave në Koman dhe Qafa e Pukave në Qerret të Poshtëm 24). Në pikëpamje kohore jep një farë përgjigje puk "rrugicë", që dëshmon F. Rossi për shekullin e kaluar. Mundet që hetime të më tejshme të hedhin pak dritë më shumë mbi përdorimin dhe shtrirjen e apelativit pukë me kuptimin rrugë dhe në ditë të sotme, si Udha pukë e Zadrimës, që u zu në gojë më si për.

Duke përmbledhur, ç'u shtjellua këtu, në lidhje me toponimet që kanë ose që kanë pasur përbri tyre apelativin përkatës, do të përfundojmë duke thënë se kundrimi i tyre është me rëndësi parimore, për t'i gjyku¬ar drejt e në mënyrë objektive emrat e disa vendeve të trevës shqiptare, që përmbajnë në thelb një apelativ, një emër të përgjithshëm, me gurrë të huaj, latino-romane, sllave, greke, turke a tjetër. Edhe për toponime të tilla do të ishte një gjykim i ngutur të quheshin të rrjedhës së huaj, kur pranë tyre ekzistojnë dhe apelative përkatëse.

Sikundër shihet, ky parim përtej fushës gjuhësore, mbetet me rëndësi dhe për historinë shqiptare: në mënyrë të veçantë për çështjen e autoktonisë së po¬pullit shqiptar në trevat, ku banon.
_ _______
1) Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar (1863) 76.
2). Die vorslavische Topographie der Bosna, Heregoëina, Crngora und der angrenzenden Gebiete (188') 497/vv., 545 vv.
3). Te PauIy- ëissoëa VI 33.
4). Stara Srbija i Albanija (1904) 196.
5). Stadte und Burgen Albanien hauptsaclich ëahrend des Mittellters; 14.2 3 Arkiv za arb. starinuII 197. Për formën e këtyre emrave khs. edhe ll. Krahen Die alten balkanlyyrischen geographischen Namen 87,89, Lexikon a Itihyrischer Personennamen 142, 155 v.
6). Die sprache der alten lllyrier I 140
7). Kretschmer - Festschrift 1926, f. 252.
8).  Khs. edhe Skokun, De l'importance des listes toponomastiques de Procope pour la connaissance de la latinite balkanique, Revue ioternationale des etudes balkaniqu¬es III, 1937, 47 vv.
9) Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVllI. Teksti origjinal dhc përkthimi pregatitur nga I. Zamputi. Vëll, l, II, Tiranë 1963; 1965; I 297 vv, 429 vv.
10). Relacione II 71., 146 vv., 190 vv., 117 vv.
11). Si dice Puucha perche per li Populi di Puucha passa in Servia una gran strada ca¬mune e mercadantile, ande dalla strada ha presa il nome il Populo; perche in li¬ngua Albanese (nel quale parIa Puucha e tutti isu nominati Populi, e Terre) si¬gnifica strada comunissima, e passaggera"
12). Revistë shkencore e Institutit pedagogjik dyvjeçar Shkodër, 1 167 vv. 13). ) Kumtim i sh. Kol Luka.
14). Khs.edbe G. Stadtmuller; Forschungen zur albanischen Fruhgeschichcte 90 v .
15). A.lbanische Forschungen II 53.
16) Etymologisches ëorterhuch der alb Sprache 3061.
17).  Revue des etudes sud-est europeennes IV 325.
18) Der lateinische Lehnëortschatz im Albanischen 71, 144. 165.
19) Dialektologjia shqiptare II 285.
20). Kështu mendonte A. Leoti, Dizionario alhanese-italiano 1115.
21) E.. Banfi; Innsbrucker Beihefte zur Kulturëissen-schaft Sonderheft, 41 (1976) 277.
22).  Khs. autorin në Buletin i Universitetit shtetëror të, Tiranës, Seria shkencat shoqërore XI 2. 212 "Meshari" i Gjon Buzukut I 65 vv., Studime filologjike XXIV (VII) 2-78 Die sprache XVlll, 2. 133 vv.
23). Khs, edhe Stadtmullerin F. 93 vv.vërejtjet tona SF. XXVI (lX) 417, Zeitschrift
Hir Balkanologie X 2 2] v
24). Te K. Ulqini, vendi i cituar,