Davë Gjergji

Davë Gjergji

Davë Gjergji
Këngëtaja Davë Gjergji, me repertori n e saj të njohur të muzikës popullore e zerin melodioz, është bërë e dëgjuar brenda e jashtë vendit duke qenë e pranishme në mjaft skena koncertore. Talenti i saj spikati herët rreth tridhjetë vjet më parë, kur vajza e këtyre anëve nisi të këndonte në skenat e festivaleve lokale në Pukë, Shkodër etj. dhe ato kombëtare si në Festivalet e Gjirokastrës, duke u bërë pastaj mjaft e kërkuar nga dëgjuesit e Radio-Tiranës. Kjo artiste e këngës popullore pukjan e mirditore, vazhdon të promovojë vlera të reja të këngës së saj, përmes vidioklopesh etj.

Mirënjohja për artisten Dava Gjergji buron nga vlerat e rralla të interpretimit të këngës prej saj, duke i sjellë emër vetes dhe zonës që e lindi, rriti dhe e afirmoi si një talente të rrallë.

Përgatiti M. Mesuli


Çiftelia është mësuesja ime e parë"

Dava Gjergji, këngëtarja veriore që nuk ndahet kurrë nga çiftelia dhe kostumi i saj popullor tregon për karrierën e saj dhe për objektivat që i ka vënë vetes në këtë karrierë. Krijimtaria e re është ajo që e dallon Dava Gjergjin në publik dhe për këtë gjë është krenare. Së shpejti Dava Gjergji këngëtarja më e njohur dhe më e dashur për emigrantët shqiptar do të sjelli një album të ri me krijimtari të re për publikun shqiptar. Ajo premton se edhe ky album do të ketë sukses si gjashtë albumet e tjera të saj.
-Kënga juaj "Pavaresia" e cila është kënduar 3 vjet më parë ka qenë një ogur i mire per Kosovën që është në prag të pavarësisë tani.
Ne artistët i paraprijmë gjërat. Kam pasur dëshirë dhe shpresoj që të fitojnë sa më shpejtë pavarësinë.
-Sa pëlqehet Dava Gjergji në Kosovë për karakterin e zërit të saj të veçantë?
Në Kosovë kam shumë simpatizant. Janë shumë të mirë dhe i dua shumë.
-Dava Gjergji në një koncert në Kosovë?
Kam qenë pjesë e shumë koncerteve dhe gëzimeve familjare. Më kujtohet një koncert i madh që është dhënë në periudhën e luftës, sa mbaroj lufta. Kemi qenë disa artistë shqiptar, Gjon Becin e kishim regjizor, Silvana Braçen spikere. Ishte një koncert madhështor i artistëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ishte madhështor sepse mbaroj lufta dhe u mblodh gjithë populli shqiptar në një vend. Kam marrë pjesë në shumë koncerte në Kosovë, Maqedoni dhe shumë vende jashtë territorit shqiptar.
-Dava Gjergji do të jetë në Kosovë sapo të fitojë Kosova pavarësinë për koncerte?
Isha në Gjermani para disa kohësh. U bë një koncert atje në një stadium. Dihet që të gjithë artistët më të mirë ishin të pranishëm në atë koncert. Ishte një koncert për Adem Jasharin dhe koncertin e hapën me këngën time megjithëse unë nuk isha prezente në atë koncert.
-Dava Gjergji është nga Puka. Interpreton prej vitesh këngët e veriut dhe është mjaft e pritur nga publiku shqiptar. Përshkruaj pak fillimet tuaja në muzikë…
Unë kam kënduar që në fëmijëri. Ka shumë vite këndoj. Kam qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte në Gjirokastër etj.
-Çfarë mendoni për koncertin e gjirokastrës, aty mblidhet gjithë folku shqiptar nga të gjitha trevat e shqipërisë?
Është një koncert madhështor ku janë pjesëmarrës shumë këngëtarë profesionist të folkut shqiptar.
-Dava Gjergji interpreton gjithmone me kostum popullor dhe me çifteli…
Çiftelia është mësuesja ime e parë. Në fillim babai im këndonte dhe unë me vëllain kemi mësuar të këndojmë me çifteli. Unë kam pasur fatin e mirë se kam pasur profesor artistin e popullit Ndue Shyti nga fshati im, ai jetonte në Pukë. Ai ishte drejtues artistik ka merita të mëdhaja në gjithë Shqipërinë.
-Ju shkruani edhe dhe muzikën e këngëve tuaja?
Po. Ka pasur shumë raste që kam shkruar muzikën e këngëve të mia. Përpiqem të bëj diçka që përshtatet me zërin tim.
-Ju i keni kënduar shumë këngë kurbetit dhe keni jetuar edhe vete jashtë. Si ju është dukur kurbeti dhe si ju kanë pritur shqiptarët që kanë një kohë të gjatë në mërgim?
Qetësia shpirtërore nuk është kurrë në kurbet. Është shumë e vështirë të jetosh jashtë, aty ku nuk të thotë asnjeri mirëmëngjes apo mirëdita, aty ku nuk të njeh njeri dhe nuk ke një të afërm të pish një kafe dhe kjo i mungon njeriut. Unë nuk jetoj dot jashtë megjithëse kam shumë telefonata që më përshëndesin dhe më thonë të mos i harroj kurbetqarët. Në çdo album timin është një këngë kurbeti.
-Keni një numër rekord albumesh, gjashtë. Kush është pritur më mirë nga publiku?
Unë nuk mund të veçoj asnjë. Të gjithë janë pritur shumë mirë nga publiku dhe janë pëlqyer.
Me kë keni bashkëpunuar për albumet?
Me emra të njohur të muzikës shqiptare si Gjok Deci për tekstet dhe Edmond Zhulali dhe Kol Susaj. Kam edhe një kompozitor me të cilin bashkëpunoi i cili është shumë i njohur Gjoalin Lushaj autori i teksteve të mia. Me këta po punoi edhe aktualisht.
-Këndon Dava Gjergji këngë të jugut dhe të Shqipërisë së mesme?
Mund të këndojë në një dasëm por gjithsesi unë nuk mund të këndojë këngë të Petrit Lulos si nuk mund të këndojë ai të miat.
-Në gëzime familjare cila është kënga që këndoni më shpesh?
Janë këngët e jugut si për shembull këngët vlonjate dhe përmetare. Edhe këngët e Tepelenës janë shumë të përshtatëshme për vallëzime. -Si e ndien Dava Gjergji veten me këngët e jugut? Nuk e kam problem. Për mua janë këngë të lehta dhe këngë të dashura por këndoj më shumë këngët e veriut. Normalisht që në gëzime familjare i këndoj të gjitha këngët.
-Si e ndien veten Dava duke kënduar "live"?
Falë zotit unë kam zërin dhuratë prej tij. Pastaj edhe eksperienca ime prej shumë vitesh më bën të ndihem e sigurtë.
-Gjatë periudhës së koncerteve a luhatet zëri juaj ndoshta nga konsumimi?
Përkundrazi. Pas këngës së pestë unë ndihem akoma më e sigurtë dhe më e lirshme.
-Në çdo këngë tuajën gjen diçka për kurbetin…
Epo nuk duhet ti harrojmë kurbetqarët.
-Jeni e vetmja këngëtare që e vini kurbetin në vend të parë. Ky është çelësi i suksesit tuaj?
Po. I falenderoi shumë gjithë emigrantët që më mbështesin.
-Në një koncertë Dava Gjergji është pritur shumë mirë edhe nga publiku i Tiranës…
Po. Shumë mirë u ndjeva në atë koncert. Publiku ishte shumë i ngrohtë. Nuk kam qenë në shumë koncerte megjithëse më bëheshin shumë ftesa nuk kisha mundësi që të isha e pranishme. Ishte rastësi që munda të jem aty dhe u prita shumë mirë nga publiku.
-Kur ju ftojnë për koncerte pyesni për pagesën si shumë këngëtarë të tjerë?
Jo, ne nuk jemi paguar ndonjëherë denjësisht në koncerte. Kemi qenë më shumë humanitar se sa të paguar. Në kurbet paguhemi por këtu jo.
-Shumë këngëtarë thonë se paguhen mirë…
Këtu fondet janë shumë të vogla dhe neve nuk na mjaftojnë. Është më mirë të jesh në një koncert madhështor sesa në këto koncerte të tilla. Megjithëse kur kam qenë në Shqipëri kam qenë në këto koncerte për publikun dhe jo për lekë.
-Po përgatisni një album tjetër?
Shpresoj se do të sjell një album të ri megjithëse nuk është e thjeshtë të bësh një album. Duhet një krijimtari e re. Në gjithë albumet unë kam pasur krijimtari të re. Dua të njihem me këngët e mia.
-Shumë artistë të rinj këndojnë hite të huaja shqip.Si mendoni ju për këtë?
Do i falim këta këngëtarë të rinj sepse aq kanë mundësi dhe aq kuptojnë. Shqiptarëve nuk ua merr njeri këngët që të marrim këngët e huaja. Kënga duhet të jetë shqiptare që të mbijetojë në treg. Kënga ka dale nga populli dhe duhet të jetë e tij.
-Ku është niveli i kengës shqiptare sipas mendimit tuaj?
Për mua është një skandal ky nivel këngësh dhe mua nuk më pëlqen. Unë bëj një album në tre vjet me këngë të reja dhe krijimtari të re. Dua që kur të dëgjojnë këngët e mia të më thotë populli të lumtë dhe na gëzove. Dua që publiku të mos zhgënjehet nga këngët e mia. Dua të jem Dava Gjergji që kam qenë dhe që do të vazhdoj të jem.
-Dava Gjergji njihet dhe do të mbahet mend për krijimtari të re. Nuk përpunoni këngë të vjetra të veriut si shumë këngëtarë që rikrijojnë këngë të vjetra të trevës…
Po. Kështu dua të kujtohem. Kjo është arsyeja që nuk bëj shpesh albume sepse çdo krijim është i ri.
-Si do të vij albumi juaj i ri?
Besoj se do të bëj diçka të mirë dhe të bukur që të mos dal nga vetja por të jem përsëri si gjithmonë Dava Gjergji.
-Ç’eshte skena dhe publiku për ju?
Skena është e shënjtë. Atë duhet ta ruash dha ta vlerësosh nga të gjitha anët. Nëse nuk e vlerëson këngën, skenën dhe publikun nuk je i kompletuar si këngëtarë. Kënga, skena dhe publiku duhet të jenë primare për çdo këngëtarë. Është disi e vështirë por nuk je i kompletuar nëse nuk e bën këtë gjë. Për një njeri me përvojë nuk është edhe shumë e vështire sepse tashmë jemi mësuar me publikun dhe me skenën dhe e dimë se çfarë duan ata megjithëse nuk jemi perfekt përpiqemi që të jemi sa më pranë asaj që duan ata.
-Si është Dava Gjergji si natyrë?
Jam e qetë, e dashur, e thjeshtë.
-Keni ndonjë peng në jetën tuaj, diçka që ju ka mbetur peng në karrierën muzikore e parealizuar deri tani?
Jo. Nuk kam asnjë peng në karrierë dhe në asnjë aspekt të jetës. Njeriu i fortë i realizon të Si i kujton Ndue Shyti fillimet e tij duke luajtur ne instrumentin karakteristik te ciftelise por dhe te fyellit?