Dieçezi i Sapës

Dieçezi i Sapës

Autor: Dom Gaspër Gurakuqi

 
Parathanje

Kombi shqiptr me arsye do të lumnohet per fatin e madh si pat pasë me marrë Lajmin e mirë të Birit të Zotit qyshë në kohen m të paren qi i kje çpll botës. Apostulli i Gjindvet, Shë Pali, e pershkoj segurisht krahinen tonë, tue predikue, me zellin e flakët të vetin, shum të dashtunin, Shperblyesin e vet, Krishtin e kryqzuem. Na e perkujton i pa-harrueshmi qytet august i Nikopolit, qi ngritej ku sod Preveza, prej kah Apostulli shkroj, me shum giasë, letren e dytë Korintasve;1) aty edhe thirri të dashtunin Tit me ardhë, pse aty kishte d me kalue dimnin.2) Na e dishmon dokumenti historik e shejt i Veprimevet tApostujvet, ku tregohet se mbas pshtjellimit tEfesit, Pali u nis per Maçedon e i pershkoj ato ana, tue i qortue me shum predikime.3) Na e verteton, se mbramit, Shë Pali vetë, në leter Romanëve, ku thotë se e kam perhapë Unjillin e Krishtit deri nIllyri.4)

Këndej merret vesht se ndonjena nder selnat ipeshkëvnore të Shqipns k nji xanëfillje jo m të vonë se qyshë me kohen e Apostujvet.

Pr me gjithse dis ipeshkëvijna mund të kapen deri në shekujt e parë së kohës së krishtenë, selnat ipeshkëvnore shqiptare hovin e vet m të madhin e morëne vonë, due me thanë në kohen e dinastijs së mbretenvet serbë të Nemanjajvet.5)


Koha e themelimit

Me dekë të Manuel Komnenit (1180) mbretnija bixantine u v teposhtë. Manueli, i mbrami mbret i madh i Grekëvet, e pat pertr edhe nji herë mbretnn, si në Dalmacje teper, me sel në Spalato, ashtu në të postren me Shkoder, Tivr, Ulqin e rrethe të tyne. Por Bixanti, mbas deke së tij, i bori këto ana, ku hni e i pushtoi i ribnicasi Stefan Nemanja, princi serbjan i Rashës, i cilli, me 1190, i mbjti qetësisht, p farë kundershtimit prej Isaak Angelos, mbretit të Bixantit natë kohë.6)

Serbjanët prej Rashet u shtne and e kand në Shqipn, e i tyne u b Tivari, Ulqini, Shkodra, Durrci, Berati, etj.

Nen dinastijn e Nemanjajvet qytetet patëne barate të mëdhaja; Tivari sidomos, jo veç pat lir vetqeverrimit e të prmit të pares, por Argjipeshkëvija e këtij qytetit kje edhe rritë me shum ipeshkëvnija të reja, si me at të Ballezës, të Djës, të Chunavjes, të Sapës, të Shkumbinit, etj.

Kje, pr, në ketë periudhë kohet si u themelue edhe ipeshkëvija e dieçezi i ynë i Sapës, të cillit une këtu po mrr me i tregue ndopak historn.


Vjeti i Themelimit

Se në çvjetë kje themelue ipeshkëvija e dieçezi i ynë i Sapës nuk mund u dijt deri vonë prej nesh, me gjithse At Daniel Farlati S. J. i kje v me cenë kerkesës së dokumentavet per Illyricum Sacrum. Por tesh, mbas botimit tActa et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, të magnatit, ungarez Dr. Ludwig von Thellczy me shokë, e tIllyrisch Albanische Forschungen, i të njajtit auktor, jo veç jemi të segurtë mb ketë vjetë, por edhe mb dis rrethana tjera qi e percjellin.

Qytetza e Sapës dn se pat kenë rrenue prej urdnave të tartarit Kaduin, per rreth vjetit 1240, të cillat urdna rrenuene edhe qytetin e Svaçit e të Drishtit në rrethe të Shkodrës. Por në vjetin 1291 (në krahinat e Shqipnis per br sllavëve) ndjekëtis e Katolikëvet të herëshem të qytetit, bashkë me tjerë tardhun, e pertrne të rrenuemin qytetin e Savës, e lypëne nji ipeshkëv, të cillin, si mbas lutjes së mbretneshës katolike, Helenës së Serbijs, e targjipeshkëvit të Tivarit, eme bashkëveprim tUrdhnit domenikan e françiskan të Ragusës, Papa u dha Episcopus Sappatensis.7)

Ky ipeshkev, m i pari i dieçezit të Sapës, kje Pjetri, prift, i cilli kje shugurue prej Mikelit argjipeshkëvit të Tivarit, si mbas pranimit të Papës Nikollës IV, me 11 Qershuer 1291.8)


Emni "Sapë"

Në katundin e Nenshatit, Zadrimë, permb ipeshkëvijn e sodshme, naltohet nji mal ku, gati në skaqe, sht nji fushore e vogel, e aty gjinden rrenimet e njijë kishe së herëshme, kisha e Shë Mhillit, prej së cillës merr emnin, mali i Shë Mhillit. Br këtij malit sht kenë dikuer Shati, prej kah emnohet katundi, Nen-shati. Këtu pari sht kenë edhe ipeshkëvija e Sapës a e Sapatës, prej së cillës thirret te tanë mbarë dieçezi: dieçezi i Sapës.

Shum kush k mendue deri më sod se fjala Sapë këtu nuk sht tjetër veç fjala Shat e nderlikueme prej të huejve me fjalen sht e e perkëthyeme nitalishten zappa. Por ky perkëthim nuk k giasë; k giasë, per per kundra, se Sapë sht emen i motshem fort e qi mund i lëshojnë, ndoshta, dritë histors sonë.

Nuk mund të thohet se Shat sht perkëthye në Zappa, pers posë giasës semnit Shat me Sht e Sappa me Zappa, kurrnji provë tjetër nuk mundet mu qitë, as nuk mund i epet farë arsyejet këtij perkëthim. Na shofim, per kundra, se emnat e qytetevet gati kurr nuk janë kenë perkëthye prej të huejve, por ndo u janë kenë njitë emna të r, ndo janë kenë prishë të vjetrit në shqyptim e në shkrim. Shkodrës, bje fjala, ti kenë thanë Shkoder, Skadar a Skutar, shifet gjith herë se fjala sht njajo, sado qi e prishun, por jo e perkëthyeme; ashtu Lissus, Lesh, Alessio, etj.

Mandej Sapa nuk kje thirrë veç Sapë, por edhe Sapatë. Kështu Koy Zakarija, qi sundoi nder këta vnde në fillim të shekullit XV e mbrapa, nenshkruhej dominus Sabatensis et Dagnensis, sikuerse edhe ipeshkëvijt e kësaj sel nato kohëna: episcopus sappatensis. Nu perkëthye, pr, Shati në Zappa, Sapata pse u tha?

Njimend sod populli e thrret dieçezin Dieçezi i Zadrimës e jo i Sapës, prejse qenra a selija ipeshkëvnore gjindet në Zadrimë, por me i pvetë banorët e Nenshatit shka sht Sapa, të gjith nji gojet, si mbas gojdhanet, na diftojnë se në Shkrep të Nenshatit k kenë dikuer nji kal, qi i kanë thanë kalaja e Capës. Në mje të këtij Shkrepit gjindet çme kohë Kisha Katedrale, e para sot 70 a 80 vjettve ktu gjindej edhe ipeshkëvija e cilla, mbas nji termekut qi e rrenoi, kje ngrehë ku sht, br malit të Shë Mhillit, e kisha kje pertr ku sht sod.

A shenjuene Shat e Sapë d sende dmas a por nji send të vetëm, nuk po due ktu me rëmue. Tham veç se në patëne shenjue nji send të vetem merret vesht se Shat k kenë dikuer emen i pergjithtë, qi k diftue kështjel, si, bjen fjala, frengishtja chteau; si emen i pergjithtë k mujtë me diftue njiherit edhe qytetin rreth kështjelit, sikuerse thohet sod fshat e pshat; Sapë, mandej, sht kenë emen i veçantë i atij shatit e qytetit. Në paçin shenjue d sende dmas, Shati kështjelin e Sapa qytetin, atëherë merret vesht edhe m leht se Sapa nuk sht nji perkëthim i Shatit në Zappa.9)

"Mandej, ne shmjten e lumit (Drin) ndjekë ana e Zadrimës (mbas Drin). Kjo u emnote atëherë edhe fusha e Shatit, Pian del Satti (1459, Liubic, 10, 138) me kështjel Sati (Castrum Satti, Sattum, Sat, castello di Satti nen monte de Satti. Kështjela e Djës, i Satit, i Sapatës e krahinat e Rogamanjes e të Zadrimës i perkitëshin aso kohet gjinijs së Zakarjs, m vonë Dukagjinit. Edhe sod gjindet këtu nji katund Nen Sat a se Nenshat (Hahn, Reise usw. 328). Vendi kryeparë veç kje Sapa a Sapata, sel qi i përkitëte argjipëshkëvijs së Tivarit: episcopus Sappatensis."10)

Kundra gojdhanet mund të qesin kush se emnin Sapë e kanë nde të parët e Nenshatit prej ndonji ipeshkëvit të huej, e se prandej gojëdhana nuk k vlerë. Por ky kundershtim sht i kotë, pse m parë do të mendohet si i hueji k znë prej vndasit emnin e vendit të vet. Don dijt, mandej, se Sapa sht kenë qytet i herëshem me ket emen edhe perpara se tu themelote këtu ipeshkëvija. Nuk u b Sapa qytet pse u themelue ipeshkëvija, por pse Sapa kje qytet u themelue këtu ipeshkëvija. Në vjetin 1291 e pertrne vndasit të rrenuemin qytetin e Savës, e lypëne nji ipeshkev, qi Papa u a dha, mbas lutjet targjipeshkëvit të Tivarit e të regjineshës Helenës. (Theiner, Mon. Slav. 1, 111).11)

"Asht çashtja, pra, e nji qytetit të zhdukun e të cillit si kishte mbetë veç emni. Sava, mbas giaset, sht nji të prishun i emnit të vertetë Sapa a Sappa, e porsi i tillë mund të pranohet fort mirë se i perket trungut thrako-illyr. Nuk mund të besohet, njimend, se nji emen i ruejtun deri më 1300, i njaj qyteti të rrenuem, të jetë kenë i njajë xnëfilljëje së r e së huej, porsi nji mll venecjan. Mujt me nodhë segurisht, per kundra, qi venecjanët, tue kalue asajta, per tregtna të veta, e tue ndie emnin Sappa, ta kenë mrrë në veshtrim italjan, si "zappa".12)

Se mbramit don v noroe se Sapë e Sapatë nuk gjindet veç këtu, por edhe njeti. Në rrethe të Fierit katëndi Sap; në Berishë lumi Sapaç; në Bosnje lumi Sapna; në Bullgarije Saparevo; në Serbije Sabats, etj. Der nder bjeshka të Karnies emnohet nji vend Sapata, andej kah Regolato.

Shum m lerg, pr, se nji perkëthim të Shatit nitalishten zappa do ti kerkohet fillja Sapës sonë.E mbassi ky emen u gjetëka në shum vise, duhet thanë se nji popull a nji fis i herëshem fort e k njitë gjithkund ku k banue.

Cilli mujt me kenë ky popull?

Mbas këtij të pvetun na dalin para dy popujt m jetikët e këtyne anave, due me thanë Illyrët e Thrakët.

"Populli i Illyrëve shtrhej ne parë nder brigje të detit Adriatik, çprej grykës së lumit Po, per të giatë tIstries, Dalmacjes e Epirit, deri kah Akarnania e Etolia; mandej, per mbrenda, në Maçedon teper, si edhe në Serb të sodshme, në Bosnje e në token ungare bregut të djathtë të Danubit; kështu qe kah të lemit kufizote me popuj të Thrakëvet, kah perëndimi me të Keltëvet, prej të cillve të mbramëve Taçiti kjartas i dallon."

Thrakët e kishin ndjen dikuer kah të lemit e tyne (Illyrëvet), çprej detit Aegeus deri në grykë të Danubit, e jo m pak, në njenen anë, bregut të shmjtë të këtij lumit, në Transilvanie të sodshme, nanë tjeter, andej Bosforin, nemose në Bitinie e deri kah Frigja; prandej me arsye Herodoti i thrret Thrakët m i perhapuni popull qi aj njifte mba Hindve."13)

Pr në Bieshka të Karnies (Alpi Carniche), ku gjindet Sapata,14) kjene Illyrët, si edhe në Serbije, ku gjindet Sabats, në Bosnje ku sht Sapna, e në Shqipn ku gjindet Sapi, Sapaci, e Sapa e jonë. Në Bullgarije, per kundra, ku sht Saparevo, banuene Thrakët.

A kje thrrakësh a illyrësh, pr, ky emen?

Mund të kje i te d palëvet, pers, si thotë Thallczy: "Giuha e Illërëvet e e Thrakëvet k rrjedhë prej nji rrjet, e dialektet e veçantë ishin me shoqishojnë nji gjinijet m së aferme."15)

Por tue u caktue tesh në Sapën tonë, thona se k shum m giasë me kenë emen Thrakësh.

Ta lm shka mendoi ndonji dijetar, sikuer Weigand e Hirt, të cillët, per me zhvillue të kundeshtisunt qi k giuha shqupe me rumenishten, na rodhen krejt prej thrakëve e jo prej illyrëve,16) pers ky mendim qitet poshtë prej të shumve me arsyena teper të forta; por nuk don kujtue edhe se Illyrët e Thrakët kjene aq të dm me kuf s mos me kenë, vende-vende, edhe të perziem me shoqishojnë. "Sduhet lnë p v oroe se në ket vend të hapët skishin xnë veç Illyrët; bashkë me ta çfaqen edhe fise thrakësh, keltësh e deri asijsh met semitike, tardhun në ketë krahinë illyre; në Thrakë, per kundra, banojshin asi fisesh illyre, qi m vonë çfaqen nder vise të Maqedkons. Këndej rrjellë qi në nord e në sud ndeshena në fise të njij emnit.17)

Ne na pvete tesh kush per çarsye a mbajmë Sapen tonë emën thrakësh e të themelueme prej Thrakëve, pergjegjim se në Thrake gjindej nji popull i madh qi pershte gjysen e Thrakes, shi me ket men sapej.18) Ndonji lagje e këtij popullit, i cilli vite drejtë krahas me Shqipnn të sodshme, per të gjatë të lumit të Shtrumës (Strimon), do të ketë xnë nder vende tona, e Sapës do ti kenë b gjith herë të dyndunt edhe nder kohënat m të vona. Në fushë të Zadrimës, b.f. sa emna lagjesh i kanë njitë fiset e rame prej maleve: Kabashi i Hajmelit e i Troshanit prej Kabashit të Pukës; Bicajt e Nenshatit prej Bicajsh së Toplanës, Lëmezhët e Blinishtit, e të Troshanit prej Lëmezhëve të Selitës, etj.

Per zhvillim të këtij mendimit po më kandet me qitë nji tekst të Pouqueville-it permb Thrak e Sapë: "Thrakja, mbas të motshemve, shtrhej nanë të prendimit kah të lmit çprej Strimon e në detë Euxinus;nanë të verit kah jugu, çprej malit Haemus e në detë Aegeus; e ishte e dme nOdrisia a pjesë malore, e në pjesen bregore a Sapa.

E m poshtë: "Krahina e Sapejvet kishte mbetë e lr, kuer Seuti II u u doli tagreve të veta mbretnore nato vise. Mbassi u u çpalli luftë Sapejve r në nji gjendje të ngushtë fort; e qe se Senofonti, i cilli këthehej me grekë prej Persijet, pat ligshtn me i dhanë ndimë e fatin e z me i u b shkak fitimit. Historija sna thotë tjetër per ket mbret."

"Amadoku ndoq Medokun, kah vjeti 390 para  Krishtit, e ka giasë se e mbjti fronin deri me 380; pers Koti I, qi hypi në fron me 356, mbretnoi 24 vjet."

"Mbas Seutit II e xuni fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mrrit i kunoruem, qi u dha, si patëme thanë mbas dashtnijet të Minervës."19)

Në ket tekst, posë se na paraqiten Sapejt më si popull, na del edhe emni Kotë qi na e kena në popull tonë. Ky emen nuk dn se sht tjeter veç emni Kotys, qi e patëne dis mbretën thrakë.20) Edhe ket na e kena, pse na e ka ruejt gojëdhana e Malcijs në nji kangë të herëshme lahutet e cilla fillon:

Kuer b Kotuzi ndandë vjeç
Aj ndandë vetë në mejdan i ka pritë,
Aj ndandë drume k zaptue,
Aj ndandë shehre tuj urdhnue, etj.

Nji Kotys mbret thrakësh këndon, pra, kanga popullore shqiptare.

Se këndon nji Kotys, e k emnin në t; se këndon nji mbret, merret vesht kah thotë urdhnon shehre, se ky Kotys kje mbret thrakësh del në shesh pers vetem në Thrake gjjmë mbreten me ket emen. Se si k he kjo kangë në popull tonë nuk mund të zhvillohet ndryshe veç tue thanë se kush e këndon e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnikijt e mbretit të vet.

Prej kah shifet tesh të përpjekunt e madh qi patëne Thrakët nder vende tona, e prandej jo veç nuk sht seri, por k giasë të fort se edhe Sapajt thrakë kanë lanë emnin e Sapës sonë.

Tue u sht m pertej në ketë hypotezë, thona se në kjene Sapajt nji popull, prej nji të parit qi i thanë Sap a Cap do të kenë mrrë emnin, sikuer Thrakët prej Thiras, Moabijt prej Moab, Judejt prej Judet, etj.21) Se shka don me thanë Sap, m mirë se në giuhen tonë, qi rrjellë prej illyrishtes, e cilla kje nji rrjet e nji gjinijet me thraken, në kurrnji tjeter nuk mund të zhvillohet. E në giuhen shqipe fjalen Cap na e kena, qi të gjith e dijn se don me thanë Skjap.22) Kësaj ti shtojmë se kreshnikët tonë m në z, si Skanderbegu e Burri, e me shum giasë edhe Leka i Madh, patëne kryet e capit në perkrenare.23) Leken, mandej, Danieli profetë e thirri në profecn e vet hircus caprarum - capi i dhijvet, nders Qyrin e thirri Aries - dash.

Pse emni cap Lekës së Madh? Pse ky krye capit në perkrenare?
Ne mujtë kush me dhanë zhvillimin m të qindrueshem, sherbim të bukur k me i b historijs së Shqipnjs. Na në ket hypotezë i zhvillojmë tue thanë se Leka i Madh do të jetë kenë i fisit të Sapajt, se trashigim Sapajsh kje aj krye capit në perkrenare, e se prandej edhe qyteti i Sapës prej Sapajsh do të jetë kenë emnue.

 

Randsija e Sapës

Qyteti i Sapës nuk sht fort i permendun nder dokumenta, kaq s Pooten mbas Farlatit arrn me thanë: "Qyteti i Sapës per kurrgj m teper, e ndoshta per kurrgj tjeter, ssht i permendun veç vetem per Seln ipeshkëvnore."

E njimend, dokumenti m i pari, deri tesh, ku permendet Sappa, sht aj i Papës së Nikollës IV, me 11 qershuer 1291, si pme m syper.

Por se ky qytet sdo të jetë kenë i herëshem fort nuk e besoi se mund e thonë kurrkush.

Nji herë dokumentarisht u dika se Sapa pasëka eksistue qyshë me 1291 e para, pers Nkolla IV emnin Sappa nuk e trilloj vetë, por e gjet të knun. Prandej qyteti i vjeter kush e din s mote mujt me pasë para të pertrmit, kuer u zgodh Pjetri, i pari ipeshkev.

Mandej, vetë emant Sapë e shat, si edhe emni Ballezë, qi këtu gjindet, na çfaqin nji vjeters tejete të këtij qytetit.

Emni Sapë, si e pame, sht emen thrak a se thrako-illyr. Shat sht shkurtesa e fjalës latinishte Castellum, e cilla tue kenë fjalë romane, qyshë heret prej romanëve do të jetë kenë njitë, të cillët mujtëne me pasë këtu nji vend forcimit.

Këtu gjindet, si thaçë, edhe emni Ballezë. Në Skkrep të Nenshatit; ku gojëdhana tregon se sht kenë Kalaja e Capës, nodhet Balleza, në faqe kah jugu. Fjala Ballezë vjen prej grekishtes ballezo gjuej, theri.

Prep: per bll të Shkrepit të Nenshatit, kah lindja, sht nji shkrep tjeter, permb lagje të Curgës, të cillin populli e thrret Siqel. Siqel nuk sht tjeter veç Stjel, kështjel - Castellum, qi populli k ardhë tu e prishë në shqyptim, deri s me i thanë Siqel. Edhe në Këçirë të poshter, në Ngrejt, sht Guri i Sqelit. Edhe aty dn se k kenë kal.

Sapa, pr, prej ipeshkëvijet po-se-po, por edhe perpara do ta ketë pasë nji farë randësijet si qytet e si kështjel. E prandej u ngul këtu ipeshkëvija e kje këtu shkami i Zakarijajëvet.

Tham se kje këtu shkami i Zakarijajëvet, perse këtu në Sapë do ta kenë pasë ata seln e parë.

E njimend: Koy Zakarija emnohet Dominus Sabatensis et Dagnensis, ku perpara vm Sapen, mandej Djen. Kjo e paravme nuk kuptohet ndryshej veç tue thanë se selija e parë e Zakarijajëvet k kenë në Sapë. Shka merret vesht lehtsisht kuer të mendohet se Dja deri më 1390 nuk kje e Zakarijajëvet, pers vetem në ketë vjetë Koy Zakarija u fut mbrendë e e bni të veten, tue pasë kenë e Gjergj Strazimiroviqit. Ashtu Pjeter Zakarija në ketë vjetë u zgodh ipeshkev i Sapës, ndoshta prej s kje vendi i tij e per nji deferencë ndaj shpn princore së Zakars.

-----------------

*Gasper Gurakuqi, Meshtr, - "Sapa e djoçezi i Sapës" - Shkoder, Shtypshkroja Françeskane, 1929.
1) Estius Guil. : Comment in Pauli Epist. Vol. II, pag. 2.
2) Tit. III, 12.
3) Actus Apost. XX, 1-2.
4) Rom. XV. 19. "...Athenis non diu commaratus sedem fixit Corinthi qua in urbe florentissimam ecclesiam fundavit. Turba a Iudaeis excitat eum permovisse videntur, ut Achaia ad tempus relicta in provinciam Illyriam proficisceretur. (Rom. XV, 19). Cornely: Introd. Compend. in S. Scripturas, pag. 543 - 1905). "Por prep bukur mirë del në shesh të hmit e parë tUnjillit nder n kur i sikjojm edhe punët e Shë Palit e sidomos udhtimin e dytë të tij, e rrugët qi bani kur ktheu prei Romet me vojtë prep kah Azija e Vogel. - Illiri ishte nji nder provinça a pjesë m në z të mbretns romake; e per ketë arsye i Shë Pali, qi kishte unjillzue perpara Azn e Vogel edhe Maçedonn, vuni shtesen me i hmun mbrendë qi ti kryete edhe atj zyret e apostullimit të vet. E kshtu tui ja nisë prej Berejet (gjytet i Maçedons) bani rrugë tui predikue e kaloi neper vendet e soçme të Korrçes e tElbasanit, e tui u njitë nelt erdh e hni në Durcë; prej durcit msyni fushen e Zadrimës, e gjith herë tui mjellë e tui derdhë faren e Unjillit, ndo hini ndo sadopak ju avit Shkoders, e mrapa, tui ecë kah bregu i liqenit nen Kastrat kaloi neper vendet e Diokls (kah Podgorica e tashme), e neper Mal të Z u sht e kapi gjytetet e Dalmacjes të mrendëshme a të Bosnjes deri s mrrini në zmer të ksajë provinçe, me hamende, njatj ku sot Mostari a njaty pari. - Gjithky udhtim i She Palit i pshtetet temeleve të forta, sikur difton, posë tjerëve, i perdijshmi M. Hagen S. J. me shokë të vet qi janë tui Shtypshkrue në Parigj të pervlerëshmin Cursus Sacr Scriptur. Shif. Lexicon Biblicum, Parisiis, Typ, Lethielleux, 1907, Auct. M. Hagen". (Elcija i Zemers sKrishtit - Dhetuer 1908 - Pjesë II, fq. 178, 179).
5) Thallczy: Illyr. Alb. Forschungen, I, 218.
6) Thallczy, v. e q. I, 70, 71.
7) Thallczy, v. e q. I, 121.
8) Cordignano Fulvio S. J. "LAlbania..." I, 239.
9) Emni Shat në krahina tona nuk perdoret si Fshat e Pshat në Toskën, per me diftue katund, por k mbetë emen i veçantë i dis vndeve, sikurse Shati në Mazrek, Fshati në Strajcë të Matjes etj. Weigand e rrjellë prej latinishtes massatum (Alb. Deutscher Wt).
10) Thallczy, v. e q. I, 121.
11) Thallczy, v. e q. I, 121.
12) Cordignano, v. e q. I, 239.
13) Mommsen: Provinçet romane, kreu VI: Popujt Illyrë-Fisi i Thrakve.
14) Aty pari gjindet Malborghetto, qi Thallczy e zhvillon Mal-boret. Gjithkund ku kanë banue illyrët e thrakët gjinden emna vendesh e ujnash qi merren vesht në giuhen tonë. Tue e çue lexuesin, per tjerë, në vepren e qitun të Thallczyt, I, 10, këtu po permendim veç dis; do në Thalioczyn nuk janë. Kulina, lum në Serbije; Glina, lum në Kosovë e në Zadrimë, e rrjellë prej fjalet me kullue, prej së cillës kena edhe fjalen këllinë; unna  (ujna), lum në Bosnje; Uj, Uj-Sopol, në kuf të Serbijs e tUngars; Ujno, vend në Bullgarije, afer lumit dragogarije; Lim, Za-lomka, lum në Bosnje; dy lumna tjerë lum në Bullgarije; kater lumna Drin, nji në Bosnje, nji në Serbije e dy në Shqipn, Rriolli, lum në Shqipn, Rila lum në Bullgarije, prej fjalet me rrjellë.
15) Thallczy, v. e q. I, 7, Oroe e 2; këtu qet edhe dis emna thrakësh, b. f. Aici = dh; pathizo =  baticë; pori = burri; seuta = shita; krisio = kryez, etj.
16) P. E. Guarnerio: "Le Origini Neolatine" fq. 87.
17) Thallczy, v. e q. I, 11.
18) Sapaei popull në Thrake, nanë të poshtëme të Nestus; Sapajkë, krahina e Sapaj. - Në Tolomen. Shif L. Hugues: Dizionario di geografia antica - 1879.
19) M. Pouqueville: "La Grecia", vol. unico, Venezia, 1837.
20) Kotys-i i Thrakes i dergoi ndihmë Pompeut në luftë kundra Cesarit, i cilli në De Bello Civili, lib. III, C. IV, shkruen: "ad eundem numerun Cotys ex Thracia dedcrat, et Sadalam filium miserat.
Mommsen në Provinçet Romane, Kreu VI: Provinçja thrake - permendë dy mbreten thrakë Kotysa; njeni nder ta jo veç kje këndue prej poetëve grekë e latinë së kohes së vet, por edhe aj vetë kje poetë.
21) Nuk sht per tu habitë se u emnue nieri prej Capit, kuerse na kena edhe sod emnat Zog, Ujk, Pllum, etj., e kuerse nana shqiptare, tue u kënaqë me foshnjen e vet, e thrret në dashtëni Capi i nanës.
22) Cap shq - skjap - sht i vocer me të cillin qesaten kopshtijet, e thirret kshtu pse ka trajten e krynit të capit me brina.
Zappa ital. - Sape frng. - Sappa lat. - sht shq.
Sapa (në Plinin) - musht e zijm e i trashuem, qi vn si percjellës haejet.
Sapa (nItali teper e të mesme, në Francë tjugut e në Spanjë të verit) - bretk. Shif: P. Guarnerio: "Le Orig. Neol.", fq. 255. Sap ere lat. - me shijue.
23) Hylli i Dritës, 1914, Nr. 7, fq. 218.
Perkrenarja e Skanderbegut do tjetë aji qi i fali Papa Pali II, bashkë me shpatë, (Noli: Historija e Skanderbegut fq. 259) e qi ruhet në muesum të Wien-s. (Kalendari i Veprës Piore 1917, fq. 40).