Dr. Gjovalin Zef Kola

Dr. Gjovalin Zef Kola

Dr. Gjovalin Zef Kola
Lindi në Fushë - Arrëz, 1956, në një familje me origjinë nga Dardha e Pukës

Gjovalini është shembulli i intelektualit për përjekjet, që ka bërë në kushtet e një province të mj anuar në kufijtë verilindor, për t'u formuar me kulturë të gjërë shkencore, prej ku vështirë mund të arrihej në sferat e larta të botës shkencore me qëllimin e mirë fisnik për t'i shërbyer Atdheut e Kombit në dritën e Rilindasve tanë. Dhuntitë e frymëzimin i mori prej vendlindjes së të parëve e të prindërve të tij (babë Zefit e nanë Prendës). Ata e mundësuan dhe e nxitën. Zefi pata rastin të takohesha në Ishte një plak, i mbajtur mirë, me kujtesë të saktë, elokuent, me vështrim burrëror, krenar e fistar. Fqinjët e përshëndesnin me "Gjysh", "Miri! Gjysh!". Ky ua kthente me një buzëqeshje miqësore.

Arsimin 8-vjeçar Gjovalini e mori në Kukës. Arsimin e mesëm e mori në Tiranë, në Liceun Artistik, për kulturë masive. Gjatë shërbimit ushtarak, 1976, në fushim dimëror në fshatin Feken, mbas Dajti, më 6 shkurt, gjatë stërvitjes, u shkëput një ortek i madh bore i cili u mori jetën 11 ushtarëve dhe la 84 të plagosur. Dy prej tyre rëndë, u këputën në kurriz. Gjovalini pësoi frakturë në krah. Një tragjedi e dhimbshme! Sado që ngjarja u mbajt e fshehtë nga strukturat shtetërore, lajmi mori dhenë prej familjeve që u përfshinë në zi e në mort. Djemtë e tyre humbën jetën ose u gjymtuan në lulen e rinisë. Kjo ngjarje ogurzezë i la Gjovalinit mbresa trishtimi, të cilat do t'i pasqyronte në shkrime të ndryshme.

Mbas shërbimit ushtarak, shërbeu në shtëpi kulture në Bardhoc, Kolsh e Divizionin Ushtarak të Kukësit. Krahas punës vazhdoi arsimin e lartë Dega Gjuhë - Letërsi në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, ku çdoherë shkonte i përgatitur, dinjitoz. Për talentin, aftësitë, formimin kulturor u emërua inspektor e shef kulture dhe, së mbrami, gazetar në
Radio - Kukësi.

Studimet letrare u bënë pasioni i tij. Për t'u thelluar e për arritje më të mëdha në këtë fushë, më 1995 u vendos në Tiranë, në gazetën "Rilindja" të Kosovës. Iu dha mundësia që të botoi shkrime serioze, me interes. Si u mbyll "Rilindja" më 1999, se do të botohjë në Prishtinë, Gjovalini do të shërbente pak kohë zv/kryeredaktor i gazetës "Shekulli". Gjatë si studiues e kritik letrar në qarqet universitare të Kryeqytetit me studimet e botuara dhe doktoraturën - "Ndoc Nikaj dhe qëndrimit në Tiranë, u bë i njohur buninet e romanit shqip".

Situata e rëndë politike dhe e ardhmja e pasigurt si gazetar e studiues e shtynë të emigrojë në Belgjikë, Bruksel. Dashuria për Atdheun dhe dëshira për ta bërë sa më të njohur në hapësirat Frankofone, botoi në frëngjisht librin e mirëpritur "Përse Belgjika në historinë shqiptare". Senatorja Belge Manie - Jose Laloy, duke vlerësuar librin, ndër të tjera nënvizon: "Ongjinaliteti i kesqj vepre qendron pikensht në përshkrimin e figurave të këtij komuniteti të njohur keq, megjithepraninë e tij tashmë të kahershme në vendin tonë dhe që nxitë më shumë mosbesimin se sa mirënjohjen.

Eseja "Perse Belgjika në historinë shqiptare", duke gershetuar tregimin historik, anekdotat dhe itineraret individuale nisur nga historia është sa e veçante" aq tragjike. Jashtë klisheve, ky liber na fton të njohim një popull që të mahnitë me vullnetin e tij për të kaperryer gjithmonë kundershtine: Ky libër i domosdoshëm propozon një shikim shpagues, (qortues) mbi Belgjiken tone: Dhe udhëtimi në vendin e tyre është një nga burimet më të bukura të leximit.

Jeton në Belgjikë.