Gjok Doda

Gjok Doda

Gjok Doda
Gjok Doda lindi në një familje me tradita në Mertur të Gurit. Në kullën e paraardhsve të tij kishte gjetur mikpritje e strehim albanologu i njohur Austro-Hungares Hani, i cili në rrespekt dhe mirnjohje i pati dhuruar zonjës së shtëpisë një arkë, e cila ruhej deri kohët e fundit.

Gjoka në fëmijëri pati njohur Franc Nopcen, për të cilin mbante mend që ahere banoret e maleve e quanin Bajram Nopca dhe besonin se është me gjak shqiptari, sepse fliste shqip.

Gjoken jeta e trajtoi keq.

Nga besnikeria e trashëguar për mikun, që ishte pjesë e karakterit të tij dhe e merturasve, ai e pësoi duke u denuar rëndë me burg dhe duke marrë damkën e izolimit nga lufta e klasave.

U akuzua se kishte lejuar të kalonin disa të njohur në territorin e postës të policisë ku punonte, të cilët më vonë u arratisen jashtë atdheut. Pas burgosjes dhe denimit e ndoqi kalvari i perndjekjes dhe izolimit. Gjithe jetën me halle të shumta ekonomike e shoqërore nuk u përthye, vetëm i detyruar u përkul.

Në banesën e tij të re të ndertuar me shumë halle në Mertur kishte vendosur një gur me një gdhendje arkaike, sikur donte ti kerkonte ndihmë hyjnive dhe oreve të të parve.

Përgatiti J. B.