Koca i Kabashit

Koca i Kabashit

Nga: Zef Koliqi, Shan Sokoli.


Ky shkrim monografik për fisin e Kocës së Kabashit ka për qëllim me paraqit shkencërisht me fakte dhe referenca prejardhjen e fisit Koca i Kabashit. Në revistën "Leka", 1933, rezulton se fisi Koca i përket gjenezës së familjes së Lekë Kolonjës. Shiko si thotë revista "Leka": Shumë vite para sundimit turk në Shqipëri, familja e Lekë Kolonjës erdhi në Rrapë të Kabashit familjarisht dhe zuri vend në Livadhin e Madh, atu ngulën çadrat dhe ndezën zjarret, në mbrëmje çobanët treguan në shtëpi se kanë ardhur disa njerëz dhe kanë ngulë çadrat dhe ndezë zjarret, priditë i porosisin që të shohin se nga shkon tymi.

Në mbrëmje çobanët thanë se tymi shkon posht. Atëherë pleqtë e fisit thanë se ne kurdoherë jemi të dalun prej këndej. Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. Lekë Kolonja u rrit dhe u martua me një vajzë Gazullorësh e quajtur Marie Gazulli që ishte banore autoktone në Kabash, me të cilën Leka lindi katër djem, Qaf Leka, Lush Leka, Kolë Leka, Hader Leka.

Në atë periudhë, krahas Mirditës dhe Hasit kishte edhe në Kabash selinë Lek Dukagjini. Djemtë e Lekë Kolonjës u rritën dhe u shtuan, ku formuan katër lagje, Lushaj, Kokaj, Bicaj, Hadroji. Xhemal Meci në Kanunin e Lekës thotë, varianti i Pukës, se me trashëgimtarët e Kok Lekës bajnë pjesë breznit, trashëgimtarë këto familje: Koca, Kica, Gjura, Batica, Gega, Memajt.

Historiografia thotë se Lek Dukagjinin e nxori nga Kabashi Lekë Kolonja me forcë. Gojëdhënat thonë se Koca dhe Kica kanë qenë të idhët dhe trima, ata për arsye ngatërresash u larguan nga Kabashi dhe zunë vend në Kosovë e pikërisht në Pejë dhe rrethinat e saj, si në Thaç, Liman dhe Kajush. Sipas statistikave Osmane, fisi i Kocës nuk është shtuar shumë, ndërsa Kica është shtuar më tepër. Mbas një periudhe të gjatë kohe, Koca u largua nga Peja dhe synoi prejardhjen e fisit të vetë Kabashin e Pukës.

 Nga Koca u larguan tre vëllezër, Prenga, Marku dhe Deda. Dy vëllezërit e parë zunë vend në Xhugj të Fanit të Mirditës, kurse i treti erdhi në Kabash, në tokën amë. Fillimisht nguli në disa djerrina si në Prru-Korb, te Ara e cinakëve, tek stanet e Buzhalës, në Fjarre etj. Me kalimin e kohës Koca bleu tokën e të parëve të tij në Prrue të Jushit. Në vazhdim po japim vargun e pemës gjenealogjike të fisit të Kocës, Dedë Koca, Prend Koca, Mark Koca, Gjergj Koca, Koliq Koca, Marash Koca, Gjon Koca, Zef Koca, Lec Koca, Nik Koca, Pashk Koca, Gjon Z. Koca, Marjan Koca, Alban Koca, Simon Koca, Sokol Koca, Gjovalin Koca, Kristi Koca, Françesko Koca, Djenis Koca.

Në fisin e Kocës së Kabashit përmendim Koliq Koca (1870-1955), djalë fisi, trim, atdhetar dhe kryengritës. Ka marrë pjesë në kryengritjen e Bajrakëve të Pukës kundër garnizonit turk në Pukë në vitin 1912, në ngritjen e flamurit më 8 dhjetor 1912, me organizimin e dom Gasper Thaçit me shokët e Marash Markun, Pal Marashin, Çun Gjergji etj, 1917 bashkë me Kolë Memën, Prendush Gegën, kanë sulmuar postën austriake në Rrapë, 1926-1930, Koliq Koca ka qenë kryeplak i katundit Bicaj me Prendush Gegën dhe Çoban Dedën, Palë Marashin etj.

Sot në pluralizëm dhe hapjen me botën, shumë djem nga Koca i Kabashit janë shpërndarë anekënd rruzullit, me shumë shqiptarë të tjerë. Shtojmë se në familjen e Kocës, krahas burrave, në rast nevoje kanë luftuar edhe gratë, kështu më 1923 luftoi me armë në dorë kundër grabitësve dhe vrau njërin prej tyre, kjo quhej Preca Koca, ku kanga popullore thotë: "Aman Zot kjo çika e Kocës / Pushka e saj djeg dhetë e tokës".

Në mbyllje falenderoj gazetën "Shqipëria Etnike" dhe stafin drejtues që ma dhanë mundësinë me pasqyrue shkurt historiografinë e Kocës së Kabashit.

Zef Koliq, Shan Sokoli
Huazuar nga: "www.Shqipnia etnike".