Lajme nga Monumente

Lajme nga Monumente

Arkeologë shqiptarë dhe francezë nisin gërmimet në Lezhë

Nisin gërmimet arkeologjike në qytetin e Lezhës. Ekspedita arkeologjike Lissus-Koman ka nisur dje gërmimin në nekropolin e qytetit për të parë vazhdimësinë iliro-shqiptare, mbështetur në materialin e dalë nga gërmimi i varrezave në këto dy qendra. Sipas drejtueses së projektit, arkeologes Etleva Nallbani, "Projekti i Lezhës, ka filluar qysh prej 4 vitesh dhe synon studimin e qytetit nga fundi i Antikitetit të vonë dhe zhvillimin e tij gjatë Mesjetës, nëpërmjet analizës së tërësisë së komponenteve: evolucionit urbanistik dhe territorit përreth, organizimit të banesave si dhe sistemit të popullsisë".

Ndërsa, për sa i përket Komanit, Nallbani shpjegon se ai synon zbulimin, studimin si dhe kthimin në të.. vizitueshëm të qendrës arkeologjike të Komanit (Dalmacia mesjetare) e cilala nga germimet e para të organizuara këtë vit rezulton një nga qytetet malore më të zhvilluara të Ballkanit  Perëndimor gjate shekujve te parë te Mesjetës. Qyteti malor është i organizuar me lagje ne forme tarracas ,me  pesë kisha. varrezë dhe është i pajisur me mure rrethuese.

Ekspedita Lissus-Koman do të zgjasë rreth 1 muaj, ku pjesëmarrës janë specialistë arkeologë, antropologë, topografë nga Shqipëria dhe Franca. Programi ka mbështetjen e Institutit Arkeologjik të Tiranës (Qendra e Studimeve Albanologjike - Ministria e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor); Shkollës franceze të Romës; Muzeut Qendror romako-¬gjermanik të Mainzit-Gjermani; Qendrës së Historisë dhe Qytetërimit Bizantin, College de France, Paris (CNRS/UMR 8167, Orient dhe Mesdhe) ; Qendrës së studimeve Prehistori, Antikitet, Mesjetë (CNRS/UMR 6130, UNSA); Instituti Kombëtar i Studimeve Demografike, Paris.


Gazeta Ballkan , dt. 20.08.2008.