STUDIUESI QË NXORI NGA HARRESA QEVERINË E KIMZËS

STUDIUESI QË NXORI NGA HARRESA QEVERINË E KIMZËS

Ishte përmendur kalimthi "Qeveria e Kimzës": por askush nuk kishte marrë mundimin të thellohej dhe të hulumtonte rreth kësaj ngjarjeje historike. Pikërisht si për të davaritur mjegullnajen 100-vjeçare dhe për të nxjerrë në drtë të vërtetën e saj, studiuesi i njohur Aurel Plasari boton artikullin e tij 'Si (nuk) u shpall Pavarësia me 1911", në gazetën 55, 10 shkurt 2002, në një speciale kushtuar përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi, me fokusim të drejpërdrejtë në atë që asokohe u quajt "Qeveria e Komzës" Duke e falënderuar zotin Plasari për kontributin e dhënë por ndriçimin e kësaj ngjarjeje historike, që u bë shkas dhe për përkujtimin e bërë nga Komuna jonë, Po botojmë në vijim një fragment nga artikulli i tij, duke i ftuar lexuesft që ta lexojnë të plotë atë në gazetën e cituar, duke shpresuar se autori do ta përmbledhë dhe në ndonjërin nga botimet e tij të ardhshme. M. M.

Pjesi nga artikulli i Dr. AUREL PLASARIT

Simbas të dhënave që Tocci ka mbledhur, në Mirditë të bashkuar rreth 1000 pushkë, madje në Mal të Zi merr vesh se mirditasit kanë blerë 4000 mauzerë (model 91). Avokati shpresonte se me to mund të formohet një nbërthamë kombëtaren, e cila të vërë në lëvizje mbarë Shqipërinë. Nga ana tjetër, me lidhjet që ka vendosur me gjeneral Ricciotti Garibaldi-n, ky i ka premtuar se është gati të shpjerë në vend një dëshirë të vjetër të të atit, Giuseppe Garibaldi-t, për të bërë diçka për popullin shqiptar. Por Garibaldi i ri i ka vënë në dukje se për të mundësuar një ndërhyrje të tij të armatosur në ndihmë të shqiptarëve, është e nevojshme një ftesë zyrtare, në mënyrë të veçantë për të parandaluar akuzat nga ana e Austrisë, e cila mund ta interpretojë një ndërhyrje garibaldine si ndërhyrje të Italisë zyrtare. Për këtë arsye duket më e udhës që detashmentet e mundshme garibaldine të vihen nën komandën e një komiteti revolucionar shqipta ose një nqeverie shqiptare me program të qartë kombëtar për "liri" dhe "pavarësi". Më 11 shkurt 1911 gjenerali i ka shkuar Tocci-t, "Duhet gjithësesi të binden shqiptarët që të formojnë një qendër çfarëdo. Qoftë ky komitet, qeveri e përkohshme apo tjetër gjë, pak rëndësi ka, mjafton të ekzistojë diçka e prekshme me të cilën të bashkëpunohet".  Më 14 mars ka ngulmuar edhe një herë. "Po të veni në Shqipëri, kujtohuni se duhet të krijohet edhe aty një qendër-qeveritare, revolucionare ose tjetërlloji, - që ti ftojë normalisht miqtë italianë për të ndërhyrë"

Në mars të të njëjtit vit Tocci zbret në Cetinë të Malit të Zi, ku hyn në lidhje me "të rinj revolucionarë" shqiptarë, mes të cilëve Zef Shantoja, Spiridon Kacarosi, Zef Jaku, Dedë Kiri, Filip Ujka, si dhe bën takime me flamurtarë e krerë shqiptarë, të krishterë e muslimanë. Mbështejen kryesore në Mirditë shpreson ta gjejë te Prenkë Bib Doda, që mbahet "princ i Mirditës".
Çështë e vërteta, pak më ndryshe nga sa do ta përshkruajë më mbas Tocci, në Mirditë lëvizja kryengritëse kishte nisur para se të mbërrinte ai aty. Edhe në Malësinë e Mbishkodrës Dedë Gjo' Luli, vojvodë i Hotit, më 24 dhe 25 mars ka sulmuar kaushët e rojave turke në Rapshë të Hotit e në Troboinë, duke çuar në këmbë Malësinë. Gati 4000 burra të armatosur kanë rrethuar e marrë Tuzin, kanë zënë Deçiqin, Krevenicën dhe pika të tjera të kufirit shqiptaro-malazias. Më 6 prill është mbledhur në Kimëz të Mirditës një kuvend i kryengritjes, aty është zgjedhur një komitet drejtues të cilit i prin Preng Marka Prenga, flamurtar i Oroshit. Mbrapa tij "fshihet" vetë abati i Abacisë së Shën Llezhdrit, Prengë Doçi, nacionalist në zë shqiptar.
Që nga Cetina avokati porosit dy vulat që do të shërbejnë për "Qeverinë e përkohshme të Shqipërisë", njëra në Milano tek avokatët G. Melone dhe A. Mandureri, tjetra në Trieste te G. C, Mazzinian.

Mbas kësaj, natën e 12 prillit nëpër një shi me skllotë, avokati depërton në Shqipëri, kapërcen Bjeshkët e Kelmendit mandej Shalën, kalon nëpër Berishë dhe Toplanë, duke çarë borën në lartësi 2000 m mbi nivelin e detit, kapton Drinin dimëror dhe, mbas peripecive të patregueshme, mbërrin në Orosh. Më saktësisht në Fand dm.th. në zemër të Mirditës, të cilën ai e përfill "zemër të Shqipërisë". E shoqërojnë njëri nga bijtë e flamurit të Shalës, flamurtari i Shoshit, Sadri Luka prej Thethi, Mirash Ndou prej Shale, Grims Ndou prej Shoshi dhe burra me ndikim prej Nikajt e Mërturit. Synimi është të kapet në Mirditë dita e kremtes së Shën Markut patron i famullisë, që është festë e madhe popullore. Gjatë gjithë udhëtimit avokati nuk e ka reshtur propogandën për një Shqipëri "të lirë" dhe "të pavarur". Ka premtuar armë, municion deri dhe ... bukë prej "miqve italianë".
Më 26 prill në Bisak (pranë Oroshit) organizohet kremtimi i Shën Markut. Më 1911 vit kremtimi merr përmasa të pazakonta dhe rëndësi më të madhe. Duke ndjekur traditën e themeluar prej Imzot Doçit për ri kthyer kremtimet e mëdha fetare në kuvende kombëtare, janë mbledhur aty flamurtarët dhe krerët më të rëndësishëm të Shalës, Shoshit, Mërturit Nikajt, Toplanës, Thaçit Berishës, Dukagjinit shumë "të jashtëzakonshëm" prej Shkodre, gjithë krerët e Mirditës, krerët muslimanë të Matit dhe të Dibrës. Është hapur fjala se kanë ardhur "gjind prej krajlish".

Mbas meshës së shenjtë, flamurtari Preng Marka Prenga urdhëron që ata që kanë ardhur për "çashtje politike" të mblidhen në një lëndinë. Mbahet një kuvend simbas procedurave të Maleve, i cili zgjat shumë. Ftohet ta drejtojë kuvendin, si "zot shtëpie, flamurtari i Oroshit Marka Prenga.

Mandej Zef Shantoja u paraqet të pranishmëve T. Tocci-n, duke hequr keq tu shpjegojë se ç'është një "arbëresh". Nga ana e tij, Tocci u shpjegon të pranishmëve se ndodhet midis tyre për të luftuar tok me ta. Ky, nga ana e tij, nuk e ka aspak të lehtë tu sqarojë malësorëve se ç'është një "revoluzione", me gjithë ndihmën e Shantojës me sinonimet, "rrokullim", "kryeqitje", "të çuem peshë", etj.     Ngulmon, gjithsesi, në faktin se mbas tij do të vijnë ndihmat që do tu japin "shqiptarët e Italisë dhe garibaldinët, por se ai vetë nuk është emisar i askujt dhe i shërben vetëm "atdheut të të parëve", Kuvendi i përgjigjet se nuk e mbajnë aspak për "të huaj", se e quajnë "vëlla të tyre" dhe se pranojnë që ai tu prijë në luftë. Në shënimet e veta avokati shkruan, se e ka pranuar këtë detyrë "për disa arsye që në kohën e duhur kam për ti bërë të njohura" dhe se kam bërë mend që, me të mbërritur në Shqipëri Garibaldi i ri, tia dorëzojë detyrën "ndonjërit prej shqiptarëve të Shqipërisë". Në të njëjtat shënime e pranon që vetë fakti i optimit jo për një "komitet revolucionar", por për një "qeveri të përkohshme". Ka të bëjë me llogarinë që kjo e fundit mund të shndërrohet lehtë në një qeveri përfundimtare.

Në kuvend vendoset një program i përbashkët veprimi, të cilit duhet fi binden të gjithë pjesëmarrësit në "lidhje". Për të lidhur "besën" dhe për ta shenjtëruar atë, në mes të kuvendit është vendosur një kryq i madh. Të gjithë flamutarë dhe krerë, njëri mbas tjetrit mbas tij, heqin plisat, i afrohen kryqit e puthin, bëjnë kryq dhe betohen "për qiell e dhe" se do ti qëndrojnë besnikë deri në vdekje marrëveshjes për të luftuar për "liri njisin dhe pavarësinë e Shqynisë". Të pranishëm aty, muslimanët e Matit dhe të Dibrës e pranojnë lidhjen me të krishterët kundër "Hyretit dhe betohen mbi Kuran, se do të luftojnë gjithashtu për të njëjtat qëllime. Të pranishmit trimërohen me lajmin, se krerët e Kosovës, si Bajram Curri, Isa Boletini, Sulejman Agë Batusha, Jakup Ferri, etj, janë tanimë pjesëmarrës në "lidhje". Një lidhje e këtillë merr rëndësi të jashtëzakonshme në rrethanat konkrete, kur autoritetet turke përpiqen ta paraqesin kryengritjen e malësorëve, si një lëvizje të "kaurrëve" dhe ia kanë dalë të mobilizojnë kundër saj nmuhamedanë shqiptarë.

"Lidhja" përshëndetet me batare pushkësh. Mbas kësaj, ngrihet flamuri shqiptar. Ndodhemi këtu, në një mement me rëndësi për historinë e shtetit shqiptar. Dëshminë për ngritjen e këtij flamuri e kemi së paku, prej dy burimesh të denja për besimin, Prej vetë T. Tocci-it në botimin e fashikullit të shënimeve "Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë", Kozencë, 1911,dhe botimi nga famullitari i Dukagjinit At C. Libardi, në vëllimin II të veprës "Lëvizjet e para patriotike shqiptare, 1910-1911-1912" Trento 1935).

Çështë e vërteta, përdorimi i flamurit shqiptar është vërtetuar edhe për sulmet e marsit të Dedë Gjo Lulit, p.sh. prej gazetës "Liri e Shqipërisë. "Kta fatosa luftojnë me flamur të kuq me shqiponjën e zezë me dy krena, d.m.th me Bajrakun e Skanderbegut". Është hera e parë që, mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ngrihet ky flamur në trojet shqiptare, si dhe në përgjithësi, që shqiptarët bashkohen ne një lidhje kundër pushtuesit turk. Në të njëjtën ceremoni shpallet, se shqiptarët nuk i binden më qeverisë Otomane të Turqve të rinj dhe njoftohet, se është krijuar "Qeverja e Pertesheme e Shkjpeniis" nën moton "Shkipenia e Shkipetarvet".

Ditën e dytë, më 27 prill kalohet në Gims (Kimëz), po të Mirditës. Aty hartohet akti konstitutiv i Qeverisë së Përkohshme, i shkruar me dorë të Z. Shantojës, që bën detyrën e sekretarit. Nënshkruajnë 29 burra, flamurtarë dhe krerë, mes tyre edhe Tocci. Thënë më saktë, përveç Tocc-it që nënshkruan mirëfilli, të tjerët venë vulat dhe, kur nuk i kanë, vendosin gishtin simbas teorisë së policisë shkencore. Eshtë fjala për një dokument të cilin historia e ka të ruajtur në facsimile.