Sulejman Tahir Bejtja

Sulejman Tahir Bejtja

Sulejman Tahir Bejtja
 Micoj, 1927 - Pukë, 1983
 
U lind në Micoj në një familje të madhe, e njohur për drejtim blegtoral, të dhënë pas punës e bujarisë, sofërshtruar. Sulejmani u rrit jetim nga e ëma, po nuk mungoi kujdesi për të. U mëkëmb me dashurinë për shkollën të cilës më pas do t'i kushtojë gjithë jetën.

LANÇL e gjeti të ri, vetëm 17 vjeç, megjithatë, rroku armën dhe u rreshtua në Batalion Partizan "Puka". Më 29 Nëntor 1944 u radhit në Brigadën XXVII në Shkodër, me qëndrim kryesisht në Peshkopi. Si përfundoi edhe shërbimin ushtarak, më 1949, emërohet mësues në fshatin Kokëdodë. Aty nuk kishte pasë kurrë shkollë, po komuniteti arsimdashës e shumë bujar. Prej atij fshati dolën mësues të talentuar, si: Zef Delia etj. Aty gjeti edhe gjurmët e fisit të tij: Kroni i Kabashit, ujëftohët e i shndetshëm.

Gjatë mësuesisë tregoi përkujdesje për fëmijët e varfer të atyre viteve të vështira të pasluftës. Përgatitjen mësimore¬ edukative e kushtëzoi me vetëkualifikimin e arsimimin e mesëm pedagogjik në Elbasan dhe Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, sado i martuar me fëmijë, për të cilët tregoi kujdes për arsimimin e tyre. Shërbeu në shkollën e Micojit, në K.ryezi e 10 vjet drejtor shkolle në Fushë - Arrëz.

Për punë pedagogjike të kualifikuar, përvojën e fituar, vullnetin e disiplinën në shkollë, u ngrit në detyra drejtuese në arsimin e rrethit: përgjegjës (shef) i seksionit të arsimit e të kulturës në lokalitetin e Fushë¬Arrëzit për zonën Breg, Bicaj deri në Dardhë); shef i seksionit të arsimit e të kulturës të kom. ekz. të k.p. të rrethit të Pukës; shef i kabinetit pedagogjik Pukë etj. Gjithmonë i gatshëm për të kontrolluar shkollat më të largëta të rrethit me qëllimin e mirë për t'u dhënë përvojën e tij të pasur për rritjen cilësore të proçesit mësimor - edukativ.

Gjatë përgatitjes së sesionit shkencor për toponomastikës në Kabash më 1977 u tregua shumë i përkushtuar dhe për disa ditë e vuri kabinetin pedagogjik të rrethit në shërbim të këtij sesioni shkencor, ku ishin ftuar për të kumtuar akademikë e profesorë të nderuar të albanologjisë. Gjithherë mes kolegësh, i dashur e buzagaz deri sa u largua nga kjo jetë.
           
Përgatiti: Xh. Meçi.