FSHF-ja fshin për dy vjet Tërbunin dhe Butrintin

FSHF-ja fshin për dy vjet Tërbunin dhe Butrintin

Ne oret e vona te mbremjes se djeshme eshte mbledhur komisioni i disiplines prane FSHF-se, qe ka marre vendimet perkatese per dhunen e ushtruar javen e fundit. Vendimet e saj kane qene ekstreme dhe te patolerueshme karshi dhunes. Keshtu, Terbuni i Pukes dhe Butrinti i Sarandes jane "fshire" nga harta futbollistike per dy vjet, plus jane denuar me nga 500 mije leke gjobe. Madje, pas shlyerjes se denimit do ta nisin aktivitetin sportiv nje kategori me poshte. Denime te renda kane marre edhe pese lojare te Butrintit, qe jane perjashtuar per gjashte vjet. Me poshte jane renditur te gjitha vendimet e displinorit, i mbledhur mbreme vone:



-------------------------

12. KF "Butrinti" e KF "Terbuni" per trazirat e ndodhura per ndeshjet respktive, si rezultat I mosmarrjes se masave te mjaftueshme organizative e te sigurise qe kane sjelle invadimin e fushave dhe me ushtrim dhune ndaj arbitrave me pasoja ndaj shendetit te tyre ne baze te neneve 4/6/8, 13/2, 22/3/4/13, 24/1.d/2/21/22/23 te KDS denohen respektivisht:
a) perjashtim nga aktiviteti futbollistik.

b) pezullohen nga pjesmarrja nga te gjitha aktivitetet futbollistike per 2 (dy) vjet, per dy sezonet futbollistike pasardhese.

c) me ulje nje kategori me poshte.

d) me gjobe 500.000 leke secili klub.

13. Ne zbatim te denimit te dhene per KF "Butrinti" e KF "Terbuni" ne baze te parashikimeve te nenit 24/4 te KDS, meqenese keto skuadra kane zhvilluar ne me shume se 50% te ndeshjeve piket e ndeshjeve te zhvilluara mbeten sic kane qene ndersa per ndeshjet ne vazhdim sipas kalendarit piket do tju jepen skuadrave qe kane ndeshjet sipas kalendarit me rezultatin 2:0.
Ben perjashtim ndeshja midis KF "Butrinti" me KF "Memaliaj" e cila, meqenese me invadimin dhe dhunen e ushtruar eshte nderprere perpara kohe dhe ne baze te nenit 24/21 te KDS I jepet K