Shkodranet, verimi ne fillim te viteve 30-te nga Kolldashi i Malit te Zi, deri ne Puke

24 korrik 2006
Nga: VIRTYT ABDYLI

Tradite e hershme e pushimeve verore

Pushimet verore aq te deshirueshme per njerezit dhe sidomos per shkodranet, duket se jane nje tradite e hershme per Shkodren. Kjo, vertetohet jo vetem nga pohimet e te moshuarve, por edhe nga kujtimet e shkruara te studiuesit Ahmet Bushati, ne te cilat sqarohet se ku veronte Shkodra, gjate viteve _30-te.

Sipas Bushatit, Shkodra qysh ne fillim te viteve _30-te, kishte nisur te dilte per verim kryesisht ne Boge e Razem, me pak ne
Thethin disi te larget, ne Kollashin te Malit te Zi, dhe se fundi edhe ne Puke.
Verimi ne Shkoder.

Ne Boge dhe sidomos ne Razem, shume prej frekuentuesve te rregullt te ketyre pikave, te cilet ishin kryesisht familje tregtaresh, pasi kishin vleresuar vlerat natyrore te ketyre zonave, kishin ndertuar perfundimisht edhe shtepite e tyre te perhershme, te cilat i perdornin per pushime familjare. Duke perjashtuar familje qytetaresh te ndryshem, qe ne Boge e Razem kishin dale gjate nje apo dy verave si abonente _ te perhershem te pikes se mrekullueshme te Boges, mund te rendisim familje te tjera, si ajo e Zef Muzhanit, Brahim Hoxhes, Nush Topallit, Gjon Bum çit, Dan Dibres, Jak e Pjeter Sara çit, Shuqo Lumanit, Hamdi e Metush Haxhit, Hasan Kastratit, Fabianit, dhe te ndonje familje tjeter.

Kurse ne Razem, dilnin per pushime familjet e Pjeter e Zef Çur çise, Loro Shkrelit, Tef e Zef Pogut, Zef e Salvator Kurtit, Lec
Çobes, Zef Kokes, Zef Çarkut, Zef e Ndoc K çires, Age Ka çulini, Loro Pistullit, si dhe ndonje familje tjeter qe shkonte me rralle.
Si familje qe kane dale rregullisht ne Thethin piktoresk, me uje e klime me te mire se te zonave qe permendem, kane qene ato te Tafilices e Kadukut. Ndersa, per pushime te shkurtera dhe te herepashershme shkonin vazhdimisht grupe te rinjsh, apo dhe individe.

Ne Kolashin te Malit te Zi, per disa vite me rradhe dilnin per verim familjet e Rexhep Vjerdhes, Musa Krajes, Elez Tahirit, Tahir Ymerit, Haxhi Muhamet Bekteshit, Dan Hasanit, Fadil Rrojit, pa perfshire ketu grupe prej dy-tre te rinjsh ose familje qe veronin me rralle ne
kete zone.

Verimi ne Puke

Ne kujtimet e studiuesit Bushati, mesohet se Shkodra gjate fillimeve te viteve 30-te, veronte edhe ne Puke. Ne lulishten e bukur tenderteses se nenprefektures se Pukes, çdo mbasdreke e deri ne oret e vona te nates, qendronin nder tavolina nepunes e ushtarake,shume prej te cileve nga jugu, por dhe shume pushues te ndryshem nga Shkodra.

Puka, nje qyteze e vogel simpatike, me rreshtin e dyqaneve poshte rruges dhe ne vazhdim me disa shtepi te uleta te shperndara aty-ketu, me çezmen e re ne qendeer te qytetit dhe pak me siper, ne te perpjeten e qytezes rreshti i barakave verore, ndertuar me derrasa te reja qe kundermonin arome te kendshme pishe, me hotelin e ri dykatesh te Abdullah Salihit ndertuar me gure te gdhendur mali, si dhe nje tjeter perdhese te vogel qe quhej . Hoteli i grave kishte filluar te terhiqte gjithnje e me teper pushues nga Shkodra.

Binin ne sy mjaft te rinj shkodrane te asaj kohe qe pasditeve luanin futboll ne fushen e shkolles se Pukes, ku jepte mesim edhe Migjeni.

Ne Puke, shkonte per te veruar nga Shkodra se bashku me familjen e saj, edhe vajza e dyte e Bajram Currit.
Ne kujtimet e Bushatit perfshihen dhe pikniket e gezueshem qe beheshin ne Pyll te Hoxhes nga grate shkodrane.
Ndryshe nga zonat e tjera piktoreske klimaterike te Shkodres, Puka nga ana e saj, si qender administrative kishte banoret e saj vendas, por pushimet e shkodraneve ne ate zone, u bene si shkak qe disa familje shkodrane te shperngulen atje me tregti. Nder keto familje, permenden si, familjet Hafizi, Kraja, si dhe ato te disa nepunesve te ndryshem.

Familjet e dala nga Shkodra per verim ne Puke kane qene me dhjetra, por ne kujtimet e Ahmet Bushatit, permenden familjet e
vellezerve, Ymer e Abaz Dervishit, Fetah Metes, te se vejes se Bajram Currit, Elez Mukes, familjet e Hamza e Man Jukes, e te Asllan Bekteshit.