Kabashi - Puka që në lashtësi 2

Kabashi - Puka që në lashtësi 2

Kabashi - Puka që në lashtësi 2
Autori: Xhemal Meçi. çmimi: 1200 lekë

Studiuesi Xhemal Meçi del para lexuesve dhe studiuesve me një bot¬im të ri monografik, "Kabashi" (Puka që në lashtësi-2). Një vepër që ësh-të një burim i pasur njohurish jo vetëm për Kabashin, por edhe më gjerë. Kryesorja e kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fs¬hati si Kabashi, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjella të tij me krahina e qytete të rëndësishme të veriut të vendit tonë me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut deri në kufijtë e Kosovës Lindore. Në libër jepen të përmbledhura të dhëna të rëndë¬sishme onomastike, toponimike, arke¬ologjike, kostumologjike, mitoiogjike, demografike, folklorike si dhe të kujtesës historike. Për këtë libër, Meçi ka siguruar edhe mendi¬min e akademikëve e profesorëve E. Çabej, M. Domi, J. Kastrati, etj.
Pergatiti Blerina Goce, gazeta Metropol, dt. 2 mars 2009.





MONOGRAFIA KABASHI NJË SHËRBESË VLERASH KOMBËTARE


Studiuesi i shquar Xhemal Meçi del para lexuesve dhe studiuesve me një botim të ri monografi  "KABASHI" (puka që' në lashtësi-2). Një vepër e përmasave të tilla akademike është një burim i pasur njohurish jo vetëm për Kabashin, por edhe për një shkallë shumë më të gjerë, deri në përmasa Kombëtare. Për nga fusha e studimeve që përfshin është një arritje e mirëpritur nga etnologë, historianë, sociologë e gjuhëtarë për t'u njohur shumë më tepër se deri tani me misteret e rrethinave të maleve me ndikim dhe në zhvillimet tona kombëtare.



Në ditën e parë të daljes
nga shtypi të librit...

Kryesorja e kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fshati si Kabashi, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjellta të tij me krahina e qytete të rëndësishme të Veriut të vendit tonë me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut deri në kufijtë e Kosovës Lindore.

Xh.Meri, krahas eksplorimeve shumëvjeçare për hulumtime, studime dhe botime të së Drejtës Dokesore Shqiptare (KLD, Varianti i Pukës dhe Varianti i Mirditës); ka arritur si pakkush të mbledhë edhe të dhëna të rëndësishme onomastike, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitologjike, demografike, folklorike, si dhe të kujtesës historike që mund të gjenden dhe të vështrohen vetëm në një terren sa më të shtrirë hapësinor dhe kohor. Prandaj, për vite të tëra, kryesisht pushimeve verore do ta gjeje fshatrave, luginave të thella apo qafave të ngushta, maleve të larta, deri majë shkëmbinjsh me rrezik humbjeje ekuilibri. Kështu, në Shkallë' Meçe apo Mqjës së Çllumit të Mërturit të Gurit, rreth 1400 m. lartësi në kërkim te "Shkrojlat e Turkut". Me të njëjtin vullnet janë vizituar edhe qytete, si: Shkodra, Ulqini, Dubrovniku, Lezha, Rrësheni, Elbasani, Gramshi, Kukësi, Prizreni, Gjakova, Prishtina, Kaçaniku etj.


Në ditën e parë të daljes nga shtypi të librit.

Vetëm mbi bazën e eksplorimeve kësisoji në vazhdimësi mund të arrihen botime të tilla dinjitoze si Kabashi tash së fundi. Xh.Meçi: për të qenë sa më i përgatitur e sa më i sigurt në kërkimet e veta për Lashtësinë, Mesjetën dhe shtrirjen e Kabashit e të fisit" të tij ka arrtiur që para 30 vitesh të sigurojë edhe mendimin e akademikëve, profesorëve të nderuar E.Çabej, M.Domi, J.Kastrati etj. Gatishmëria e pakursyer e tyre në këtë drejtim, duke shkuar edhe si kumtues deri në Kabash, tregon vlerësimin e lartë e besimin e madh që kishin për Xh.Meçin, për seriozitetin e punës së tij shkencore, siç po e dëshmon aq suksesshëm me botime kohë pas kohe.

Në pjesën e parë të librit "Kabashi në Etnogjenezë", autori ka arritur të sjellë mendime me mjaft interes për emrin Pukë' të Kabashit antik, siç do të ketë Shën Pal në Mesjetë. Me të dhëna me shumë interes na jepet një profil i familjes fisnike Ziu Zeza në vazhdimësi më se njëmijëvjeçare, me shtrirje në viset e Pukës, në Zadrimë deri tek arbëreshët e Italisë (Negri). Njëkohësisht, sjell argumente të pranueshme për derën princërore Blinishtt~ dege- e fami!Jes fisnike Ziu/ Zeza.
Lëkundjeve lidhur me prejardhjen e Gazullorëve u jep fund, duke dëshmuar me fakte se kanë origjinë prej Kabashi (Shënpali),të cilët në Mesjetën e Mesme emigruan drejt Zadrimës deri në Raguzë (Dubrovnik) etj.

Kultet e besimet në Kabash e Pukë pasqyrohen me të veçantat e tyre, të përmbledhura në përmasat e një historiku, të lidhur me vetë historinë e Kabashit dhe të viseve të Pukës.

Brenda pjesës së parë, një vend me rëndësi arrijnë përpjekjet e autorit për të shpjeguar me argumente sa më të plota Kabashin qytet e vise me një zhvillim të gjithanshëm ekonomik e shoqëror, kulturor e politik. Për mbështetje të këtyre shpjegimeve Xh.Meçi fut në përdorim arkeologjinë, toponiminë historike e topogërmadhat, si dhe burime arkivore bashkë me botime në qarkullim. Është ky zhvillim i tërësishëm i Kabashit që solli vazhdimësinë e pakëputur të familjeve fisnike me Dizdarin, Zotnitë, Furrikët (Ferrikët), Kryeziu,që dhanë personalitete politike, të kulturës, shkencës dhe të biznesit.
Një rëndësi të veçantë në këtë vepër zë edhe mendimi i faktuar se në çdo kohë përcaktuese për çdo fshat, për çdo rrethinë, vise dhe krahinën mbarë, kanë qenë lidhjet vendore dhe asnjëherë lidhjet fisnore. Autori këto lidhje përcaktuese vendore, fqinjësore i ka parë me përparësi, jo se ka dashur t'i minimizojë, t'i zvogëlojë lidhjet ''fisnore'', lidhjet "e gjakut", por sepse lidhjet fisnore nuk kanë luajtur rol kryesor në marrëdhëniet fqinjësore ekonomike, shoqërore, juridike, politike as në katund as në rrethinë dhe aq më pak në vise e krahina.

Dëshmia më e plotë për këtë është E Drejta Dokesore e Maleve (Kanuni), i cili viset i jep të grupuara në bazë të organizimit të Dheut gjatë periudhës paraosmane dhe në bazë Bajraku gjatë sundimit osman. Në të dy rastet, as njëra, as tjetra, nuk funksionuan nëpërmjet lidhjeve fisnore, por nëpërmjet lidhjeve vendore tradicionale shqiptare. Rigjallërimi i lidhjeve fisnore gjatë vendosjes së sundimit osman, qe një periudhë e përkohshme historike, derisa u arrit të vendosej organizimi autonom i maleve. Megjithatë, kalimtarë e udhëtarë të huaj, qofshin edhe studiues, i frynë në atë masë lidhjet fisnore, sa e paraqitën shoqërinë shqiptare si shoqëri fisnore, ku rolin kryesor e luanin lidhjet fisnore si në shoqëritë primitive prehistorike. Prandaj, rrahja e këtij problemi me seriozitet shkencor te "fis" ii Kabashit,është një shërbesë e çmueshme e studiuesit Xh.Meçi në shkencat tona albanologjike.

Në pjesën e dytë, në vazhdim të kësaj monografie, një vend të rëndësishëm zënë edhe portrete e profile personash të ndryshëm që kanë bërë emër në një drejtim të caktuar. Disa prej tyre janë njerëz,në dukje,të zakonshëm, të thjeshtë, që të lënë një kujtim të dukshëm, kanë lënë një mesazh për brezat e së ardhmes. Me këtë punë autori ka treguar se krahas personaliteteve të shquara deri me përmasa kombëtare, janë edhe "të vegjlitt", në dukje, të cilët shumë të rëndësishëm për shoqërinë,për komunitetin ku jetojnë, Në disa prej tyre, përmes jetës dhe aktivitetit ka ndërhyrë duke treguar, se në ç'rrethana është njohur me ta, duke i bërë më të kuptueshëm e më intim për lexuesit,

Shkolla e Kabashit përbën një prej kapitujve më interesantë të këtij libri, ku jepet përmbledhtas vazhdimësia e saj, e cila pikën më kulminante e arriti në fund të viteve '70 dhe fillimvitet '80 të shekullit që shkoi, Në këto vite shkolla 8-vjeçare e Kabashit u bë njëfarë "Universiteti popullor': siç filluan ta quanin aso kohe studiues e media të shkruara. Disa hollësi të dhëna për përgatitjen e sesioneve shkencore, pengesat e nxjerra prej partiakëve maniakë, që nuk ishin të pakët jo vetëm në Pukë, plotësojnë më mirë kuadrin e punës plot përkushtim të Xh.Meçit, i cili hulumtimet dhe përgjithësimet shkencore në atë mjedis të asaj shkolle fshati nuk i mbajti ''pronë'" të vetat, por ndihmoi që të përfshiheshin në to sa më shumë mësues.

Tërheqja e akademikëve, si dhe të mjaft personaliteteve të tjera shkencore për të marrë pjesë edhe me kumtesa së bashku me mësuesit e Kabashit, ishte një sukses më vete i Xh.Meçit, që diti t'i bindte të shkonin në Pukë dhe mandej të zbrisnin në Kabashin e një lugine të thellë malore. Njëkohësisht, diti të fitojë edhe përkrahjen e kolegëve dhe kuadrove të Kabashit, të cilët ndihmuan për të krijuar kushtet për pritjen e ngrohtë që iu bë të gjithë të ftuarve. Marrë në tërësi, sesionet shkencore të Kabashit shërbyen si model-ide për mbarë shkollat parauniversitare të vendit tonë, aq sa tërhoqi edhe vëmendjen e Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës, e cila e përshëndeti nëpërmjet zëvendësministrit të saj A. Kondo me vlerësimin e veçantë:

"Ky sesion shkencor ishte një kontribut i nedjeshëm në' shkencën tonë; po sidomos në' aëj mendim, siç tha këtu prof. E. Çabej, që' ishte surprizë për netë gjithë; në' këtë  aspekt se ishte sesioni i parë' shkencor i kësaj dege të shkencës albanologjike, tëj toponimisë  shqiptare, në' këtë fushë  kaq të rëndësishme të mendimit të ditës".

Që në atë sesion shkencor, Xh.Meçi hodhi bazat për një studim të gjerë monografik për Kabashin, që vjen e konkretizohet më së fundi pas 30 vitesh eksplorimesh, hulumtimesh, përgjithësimesh dhe studimesh të mirëfillta shkencore universitare dhe institucionesh qendrore albanologjike dhe akademike.


Autori me mikun e tij Prof. Dr. Shefqet  Hoxha.

Megjithë luftën e errtë politike që shoqëronte portretin e Xh.Meçit, duke e lënë për afro 30 vjet "mësues fshati': ai arriti të krijojë integritetin e një studiuesi të tillë sa që profesorët E. Çabej, M.Domi, A. Buda, J. Kastrati që përbënin Olimpin e shkencës shqiptare, t'i drejtoheshin si koleg, deri me titullin "profesor", aq të merituar sot, që ende nuk i jepet për "arsye institucionale ".

Prof.as.dr. Bajram Xhafa Departamenti i Historisë Universiteti i Shkodrës, "L.Gurakuqi".