Marjana Leka

Marjana Leka

Marjana Leka
Soprano e parė e Teatrit tė Operas dhe Baletit tė Tiranės.

Ka mbi 15 vjet qė interpreton si soliste nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė. Tashmė, falė punės, pėrkushtimit, seriozitetit dhe zėrit tė mrekullueshėm plot ngjyresa qė natyra ia ka falur me bujari, ajo ėshtė primadona e kėtij teatri. Mbi 17 apo 18 role tė para kanė frymuar bashkė me tė, kanė marrė jetė dhe zė nga melodia e zėrit dhe e shpirtit tė saj. Nė repertorin e saj bėjnė pjesė role tė rėndėsishme tė operistikės botėrore.


Ka jnterpretuar Violetėn tek "Traviata" e Verdit, Lejlėn tek "Peshkatarėt e perlave" tė Bizesė, Xhildėn tek "Rigoleto" e Xhuzepe Verdit,Zerlinėn tek "Don Gioyanni"  Moxartit, Sofian, te r Bruschino" i Rosinit, Michaelen tek "Carmeni" i Bizesė, Fiordiligin tek "Cosi fan Tutte" i Moxartit, Mimin tek "La Bohem" e Puccinit, Madam Baterfly e Puccinit, Normėn e Belinit, Adinen e Donixetit, Suzanen tek "Martesa e Figar" sė Moxartit dhe Clarisėn tek "III mondo dell luna" e Haydenit.

Nė operistikėn botėrore kushdo do t'ia kishte.zili kėtė repertor, por edhe inerpretimet e saj solistike nė koncertet ku ka interpretuar "Stabat Mater" tė Pergolezit, tė Rosinit , "Requieme" tė Moxartit, "The Messsiah" tė Handelit etj,


Disa nga ēmimet kombėtare dhe nderkombėtare, qė ka fituar sopranoja Marjana Leka:

  • Ēmimi I dytė ne Konkursin Kombėtar tė kėngėtarve lirikė Tefta Toshko, 1984.
  • Ēmimi Katia Riēēiareli, Itali 1992. Pas kėtij ēmimi specializohet nė Itali praėn Katia Riēēiarelit.
  • Ēmimi I parė nė konkursin nderkombėtar tė Operas Italiane zhvilluar nė Gjermani 19996.
  • Ēmimin e parė "Marije Kraja nė festivalin operistik nė Tiraanė 1999, Ēmimin "KULT" 2005 si kėngėtarja mė e mirė lirike pėr vitin 2005.

Artiste e madhe dhe nėnė e mirė
Me sopranon e parė tė Teatrit tė Operas dhe Baletit tė Tiranės, Marjana Leka

Intervistė e botuar nė revistėn "ALBANICA", Prishtinė, nr 63, 2006.


Albanica: Sapo je shkėputur nga "Amelia", roli juaj nė operėn "Ballo me maska"tė Giuzepe Verdit, njė rol mjaft i bukur, i realizuar mjaft mirė dhe, mbi tė gjitha, njė rol in¬terpretohet pėr herė tė parė nga ju. Kuptohet qė edhe impresionet tua¬ja do tė kenė qenė tejet tė veēanta.



M. LEKA: Po, ėshtė e vėrtetė, Amelia tek "Ballo me maska" ėshtė njė ndėr rolet mė tė bukura qė kam krijuar dhe interpretuar gjatė gjithė karrierės sime. Kuptohet, jam ende me emocione shumė pozitive, pas suksesit qė mora nga opera "Ballo me maska". Ishte njė rol qė, me gjithė vėshtirėsitė e mėdha vokale, teknike e skenike, mė dha shumė kėnaqėsi, por qė mė dha mė pas njė satisfak¬sion tė madh, jo vetėm mua, por edhe publikut. Ka qenė njė rol pėr tė cilin, pėr shkak tė notave dramatike qė kishte, nė fillim kam hezituar.Qė nė provat e para kur fillova ta studioj, kuptova qė ky rol mė rrinte shumė mirė edhe pėr vokalin tim edhe pėr anėn teknike tė interpretimit dhe gjithēka ljetėr.

Albanica: Amelia ėshtė sa lirike aq edhe dramatike. E kishe tė vėshtirė tė kaloje herė tek njėra e herė tek tjetra?
 
M. LEKA: Po. Nė fakt, ėshtė mė shumė dramatike se lirike. Pavarė¬sisht se ka tė dyja anėt, si lirizmi, ash¬tu edhe drama, janė tė paraqitura nė artikulimet vokale tė Amelias. Unė punova shumė pėr t' i dhėnė tė gjitha ngjyrat e kėtij roli nė skenė, qoftė no¬tat 1irike, qoftė edhe ato dramatike. Amelia ėshtė mes dy dashurive. E ka tė vėshtirė tė zgjedhė, por gjith¬sesi mund tė them qė pėr ta krijuar si personazh, si karakter, e pata paksa tė vėshtirė. Nuk ėshtė e lehtė tė kalosh nga njėra tek ljetra, natyra e rolit ėshtė komplekse dhe kėrkon plot kthesa, detaje, hezitime, pa-mundėsi, potencė, gjithēka. Nė fakt "Arnelia" ka shumė nė Shqipėri, gra qė janė mes dy dashurive dhe kjo mė ka ndihmuar disi ta kuptoj mė mirė natyrėn e saj, dramėn e saj. Gjith¬sesi ishte njė rol i bukur qė do tė mė mbetet nė kujtesė.



Albanica: Tashmė prej disa vi¬tesh ju jeni solistja e parė e TOB dhe kuptohet qė nuk ėshtė e lehtė pėr t'u pozicionuar si Zonja e parė e Operas Shqiptare. Nė tė vėrtetė si e keni nisur karrierėn tuaj?

M. LEKA: Nuk kam kėnduar qė e vogėl. Kuptova vetėm nė shkollėn e mesme, duke imituar Marie Krajėn, se kisha njė zė natyra! tė irnpostuar. Nuk kam mbaruar Liceun Artistik si tė gjithė tė ~erėt. Mė dėgjoi pėr herė tė parė sopranoja Myzejen Mullai, e cila e pėlqeu shumė zėrin. Mė pas, Xhoni Athanas mė pėrgatiti nė njė

kohė tė shkurtėr pėr nė konkursin e Akademisė. Kur shkova nė Akade¬minė e Arteve tė Bukura, kuptohet qė mė mungonte eksperienca, njohja me skenėn, tė cilat nuk janė pak pėr njė kėngėtar tė mėsuar qė nė moshė tė vogėl me kėto. I jam mirėnjohėse sopranos Edit Mihali, njė nga so¬pranot mė tė mira tė Shqipėrisė, qė ka qenė pedagogia ime gjatė viteve tė Akademisė. Pas Fakultetit fillo¬va nė korin e Teatrit tė Operas. Ka qenė njė periudhė shumė e bukur pėr mua, e cila mė ka shėrbyer pėr tė kuptuar vetveten. Dalja nė skenė mė dha mundėsi tė mėdha pėr tu pėrgatitur e pėr tė studiuar mjaft role. Dirigjenlja e atėher¬shme e korit, Zana Turku, mė inkurajonte duke mė aktivizuar si soliste nė koncertet me korin. Mė pas, mė ėshtė dhėnė mundė¬sia pėr tu bėrė soliste.

Albanica: E kujtoni rolin tuaj tė parė?

M. LEKA: Kam filluar me rolin e Violetės tek opera "Tra¬viata", qė normalisht ishte njė rol shumė i vėshtirė pėr stadin ku unė isha. Mė ofruan njė rol. Nuk mund tė thosha jo.



Albanica: E pėrjetove si ankth apo si njė mundėsi mė shumė pėr sukses faktin qė Violetėn e kishin interpre¬tuar aso kohe edhe soliste tė tjera tė TOB-it? Ēfarė mundėt t'i jepni kėtij roli pėr ta indi¬vidualizuar njėherazi edhe si Violetėn tuaj?

M. LEKA: Sigurisht Violetėn e kanė kėnduar artiste tė mėdha tė TOB-it, qė nga Marie Kraja, Edit Mihali, Inva Mula elj. Kuptohet qė ėshtė mė e vėshtirė tė interpretosh njė rol, pėr tė cilėn publiku ka njohje, di tė bėjė diferencime. Gjithmonė e pėrjetoja me ankth faktin qė duhet tė jepja diēka tė re tek ky rol. Mua mė ėshtė dashur tė japė Violetėn time, tė jem vetvelja, dhe, kuptohet, nuk ėshtė e lehtė kur ke parė si e interpretojnė tė ljerat. Mė ėshtė dashur ta pėrjetoj atė rol sikur tė isha unė dhe vetėm kėshtu munda tė pėrcjellė emocione nė publik. Kujtoj qė ishte pak ndry¬she nga realizimet e ljera. Ishte ky rol qė mė dha shtyljen pėr t'u bėrė soliste e teatrit. Nė fakt, paraqita dy role tė plota pėrpara kėshillit artistik tė TOB-it. Ka qenė roli i Mirnisė nė operėn" Bohemė" dhe "Mrika" nga opera me tė njėjtin titull e Prenk Ja¬kovės. Pas kėtyre roleve automatiki¬sht kalova soliste.

Nė prova e kisha tė vėshtirė tė pėrballoja dramėn e personazhit dhe shpesh e kapja veten duke qarė pėr personazhin
Albanica: Ndėrkohė keni interpretuar dhe keni lėnė tė

pashlyeshme me Baterflain, madje¬madje mund tė them qė figura, ima¬zhi juaj nė atė rol dukej sikur ka pasur njė akordim perfekt. E quani Baterfllain kryerolin tuaj apo njė ndėr rolet tuaja tė mira?

M. LEKA: Ndoshta kryeroli, sepse ka qenė njė rol shumė i fortė, njė rol qė mė ka bėrė tė vuajė shumė emocionalisht, qė nė prova e kisha tė vėshtirė tė pėrballoj a dramėn e per¬sonazhit dhe shpesh e kapja veten duke qarė pėr tė. E kam pėrjetuar nė tė gjithė dimensionin dramėn e saj dhe tė fėmijės sė saj .Ndaj mendoj se ėshtė Kryeroli ose roli mė i fortė qė mė ka tundur emocionalisht.

Albanica: Jeni natyrė emocio¬nale?

M. LEKA: Jo, jam shumė e qetė, vetėm nė skenė arrij tė pėrjetoj emo¬cionin e asaj ēka interpretoj. Harroj ku jam. Jam vetėm unė Marjana nė karakterin dhe personazhin qė inter¬pretoj. Jam e pėrkushtuar e tėra nė rol, nė skenė.
Albanica: Si kanė qenė raportet tuaja me regjisorėt?

M. LEKA: Nė fakt, njė pjesė tė mirė tė kėtyre roleve i kam punuar me regjisor Nikolin Gurakuqin. Kam pasur bash¬kėpunime edhe me regjisorė tė tjerė qė mė kanė vlerėsuar dhe i kam vlerėsuar shumė. Por pėr Nikolin Gurakuqin ruaj kujti¬met e hapave tė mi tė parė nė skenė. Ai mė ka ndihmuar. Qė atėherė, ka pasur besim dhe mė ka ndihmuar shumė nga vepra nė vepėr. Pėr mua puna me Gu¬rakuqin ka qenė gati-gati si njė shkollė aktrimi.

Albanica: Po bashkėpuni¬met tuaja me dirigjentėt?

M. LEKA: Opera ėshtė ko¬mplekse dhe muzika ėshtė pa¬rėsore. Pėr fatin tim tė mirė, kam pasur nė ēdo kohė raporte shume tė mira si me dirigjen¬tėt shqiptarė ashtu edhe me tė huajt. Vitet e fundit kam punu¬ar shumė me dirigjentė tė huaj dhe nga vepra nė vepėr po e em, pa modesti, kam qenė e ėrzgjedhura e tyre absolute pėr tė gjitha veprat e vėna nė skenėn eOperas.



Albanica: Gjatė kėtyre viteve keni interpretuar nė krah tė part¬nerėve tė huaj, si ka qenė kjo eks¬periencė pėr ju?

M. LEKA: Po. Vitet e fundit, pėr shkak tė mungesave tė mėdha tė zėrave, tė tenorėve e baritonėve, kanė ardhur shumė tė huaj tė in¬terpretojnė role. Kam pasur fatin tė interpretoj nė krah tė kėngėtarėve tė mirė. Pėr ne tė gjithė ka qenė njė eks-periencė pozitive. Unė personalisht jam ndjerė mjaft mirė nė skenė.

Albanica: Me cilin prej tyre ke kuptuar se ke arritur tė shfaqėsh gjithė potencėn, ngjyresat dhe di¬mensionin e vokalit tuaj?
M. LEKA: Kanė qenė disa, por po pėrmend kėtu Alberto Jelmonin, Saimir Pirgun, Pjerro Terranovėn, etj. E thashė paksa edhe mė lart, kur ke njė partner tė mirė nė ske¬nė, jo vetėm muzikalisht, por edhe emocionalisht tė bėn mirė pėr pėr¬shta*n me skenėn, tė ndihmon pėr tė dhėnė maksimumin tėnd.

Albanica: Me sa di, ju jeni aktual¬isht edhe pedagoge e jashtme e Aka¬demisė sė Arteve dhe keni studentėt tuaj tė kantos. Si bashkėjetojnė tek ju sopranoja me pedagogen?

M. LEKA: Ėshtė e vėrtetė. Kam pak vite qė e kam filluar dhe kėtė eksperiencė. Pėr mua ėshtė e bukur tė mėsosh tė *rėt sesi duhet tė kėn¬dojnė, sesi duhet tė njohin mundėsitė e vokalit tė tyre. Kam kėnaqėsi kur i shikoj qė kanė rezultate. Duke i dėgjuar dhe korrigjuar ata, pėrfitoj shumė gjėra dhe gjej shumė gjėra edhe tek ve~a ime. I trajtoj si shoqe tė miat. Punojmė lirshėm dhe me sin¬qeritet dhe kam zbuluar se mėsimd¬hėma tė sjell shumė kėnaqėsi.

Albanica: Nė art ka shumė xhe¬lozi. E keni pėrjetuar ndonjėherė xhelozinė e kolegeve tuaj pėr ndo¬njė sukses tuajin ose edhe ju vetė a jeni bėrė ndonjėherė paksa xheloze pėr ndonjė rol tė interpretuar mjaft mirė nga ndonjė soprano tjetėr?
M. LEKA: Dihet qė nė art ka xhelozira, kurse unė, pėr pozicio¬nin ku jam, tė them tė drejtėn, nuk kam provuar xhelozi pėr ndonjė tjetėr. Ndofta dy- tre kolege tė miat janė xhelozuar. U jam shman¬gur disa gjėrave, qė pėrpara vlerės qė ke rritur nuk kanė asnjė vlerė. Pėrgjithėsisht, ruaj raporte shumė tė mira me to. Ėshtė e vėrtetė qė kam provuar xhelozinė e tyre, madje edhe ndonjė prapaskenė, qė nuk e kam merituar, por koha gjithēka e ēon ne vendin e vet.

Albanica: Ne kemi folur pėr operėn dhe aktivitetin tuaj si so¬prano e saj, por ju keni edhe njė aktivitet tė pasur koncertor. Cili prej tyre ka mbetur i pashlyer nė memorien tuaj?

M. LEKA: Janė shumė, nuk zgjedh dot. Por mund tė them qė koncerti mė i fundit ka qenė ai me muzikė nga Rikard Vagner, i bėrė
njė vit mė pare, pėr mua ka qenė njė koncert i rrallė edhe pėr arsyen qė ishte njė koncert qė pėr herė tė parė bėhej nė Shqipėri me muzikė nga Vagneri. Kam kėnduar njė pjesė gjermanisht, qė mė ka dhėnė njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme.
Albanica: Po nga repertori i ko¬mpozitorėve shqiptarė cilin pjesė ke pėr zemėr?
M. LEKA: Pėr mua ka qenė Prenk Jakova, ai ka shkruar operėn "Skėn¬derbeu" dhe "Mrika". Aria e Doni¬kės nga opera "Skėnderbeu "ėshtė nga pjesėt shqiptare qė mė ka pėlqy¬er dhe mė pėlqen gjithmonė. Nė rast se mė duhet tė bėj njė koncert dhe tė zgjedh repertor shqiptar, menjėherė mė shkon mendja tek aria e Donikės nga opera" Skėnderbeu".

Albanica: Si janė raportet qė ke krijuar me publikun, e ndjeni diferencimin mes publikut shqip¬tar dhe atij tė huaj?

M. LEKA: Mbas ēdo shfaqjeje, ndihem e vlerėsuar. Kudo, edhe nė rrugė mė urojnė. Kjo gjė mė jep kėnaqėsi. Megjithatė, mendoj qė publiku nė Gjermani, Itali, Austri, Holandė etj. e ka shijen pėr gjininė operistike mė tė avancuar. Mė ka be¬fasuar pritja e publikut atje. Mė duket se ne duhet tė punojmė shumė, qė tė afrojmė nė opera njė brez mė tė ri. Shijet edukohen dhe nė kėtė sens na duhet tė bėjmė mė shumė.

Pėrpiqem tė jem nėnė e mirė dhe t'i pėrkushtohem artit

Albanica: Po nė familje, cila ėshtė pjesa juaj e pėrkushtimit?

M. LEKA: Unė kam bash¬kėshortin dhe njė djalė. Jetoj me prindėrit e bashkėshortit dhe falė tyre kam kohė t'i pėr kushtohem artit dhe karrierės sime. Pėrpiqem tė jem njė nėnė e mirė, por kupto-
het pėrpiqem shumė t' i balancoj tė dyja. Kam arritur diēka. E them kėtė, pasi profesioni ynė ėshtė disi i vėshtirė, do pėrkushtim tė madh dhe orė tė gjata provash.

Albanica: Keni marrė shumė ēmime Brenda dhe jasht vendit. Perveēse satifaksionit, ēfarė domethanie tjetėr kanė kėto ēmime pėr karrieren tuaj?

M. Leka: Tė vlerėsohesh me disa ēime kombėtare e nderkombėtare sigurisht nuk ėshtė pak, dhe ndihem disi e mikluar. Pėr mua janė shtysa tė mėdha pėr tė kėrkuar mė shumė tek vetja

Albanica: A keni ndinjė rol nga repertori i muzikės operistike

botėrore qė keni dashur ta inter¬pretoni, por nuk keni pasur kurrė fatin t'i qaseni?

M. LEKA: Hėm ... Nė vetvete kam dėshira.

Albanica: Rozinėn e keni inter¬pretuar ndonjėherė?

M. LEKA: Jo, asnjėherė, do e ki¬sha kėnaqėsi. Luēia e Lamermurit do mė pėlqente shumė ..... (qesh) ... Pėr momentin nuk ėshtė nė reper¬torin tonė.

Albanica: Ēfarė projektesh ke¬ni tash sė afėrmi?

M. LEKA: Pėr momentin po pėr¬gatitet" Cozi fan Tutte", por unė e kam interpretuar disa herė, kėshtu qė ua lashė radhėn mė tė rejave. Mė vonė do tė shoh planin e teatrit. Pa ardhur janari asgjė nuk dihet ende. Gjithsesi shpresoj qė repertori qė do tė pėrzgjidhet pėr skenė do tė jetė mjaft i bukur si pėr ne qė kemi lidhur jetėn me operėn, ashtu edhe pėr publikun qė e mirėpret.


Intervistoi: Ela Baēi