Komuna Qaf Malit

Komuna Qaf Malit

Komuna Qaf -Mali perfshi 9 fshatra: Qaf-Mali, Armiraj, Srriqe, Mollkuqe, Lajthizë, Lumbardhë, Tuç, Kryezi, Orosh.
Numri popullsisë: 3435.
Siperfaqja 1555.8 km2.







Emblema heraldike e Komunës Qaf-Mali, Pukë

Emblema heraldike ka simbol perfaqësues të pasurisë shpirtërore të stergjyshërve tanë ilir, banorë të kësaj zone; Aferditën-Zojen e Prende, hyjni e paganizmit, që u trashëgua në zonën tonë me epokën e kristianizmit me Shna Prendan, objekt kulti i një vazhdimsie mijëravjeçar.



Konsolidimi dhe afirmimi i trevës; ku perfshihet edhe Komuna Qaf-Mali e njohim në dritën e historisë në periudhën e mesjetës, që perfshiheshihej në formacionin politik të Principatës së Dukagjinëve dhe qeverisej sipas një kanuni të trashëguar nga lashtësia, që në mesjetë duke u pershtatur sipas kushteve ekonomiko-shoqërore në bazë të kuvendeve tradicionale u bë legjislacioni popullor më i persosur i njohur dhe vlerësuar nga shkenca europiane e botërore dhe ishte faktor kryesor për qendresën dhe mos asimilimin në periudhen e pushtimit dhe të tallazevetë historisë.



 Në mesjete dhe më vonë formaciorni politiko-shoqër i principatës së Dukagjinëve ishte pikë referimi për popullsinë e kësaj zone për ruajtjen e dokeve, zakoneve dhe unitetit shpirtëror kombëtar.



Ky aspekt është perfaqësuar në emblemë me kutlën e emblemës së Lek Dukagjinit. Dihet se Dukagjinët në ftntm kishin simbol të emblemës shqiponjën e trashfguar nga Shteti i Arbërit i shekullit XV, por më vonë kur Dukagjinët u ndanë në tre degë, Lekë Dukagjini dhe pasuesit e tij kishin simbol të emblems, një kullë me një shqiponjë dykrenare të kurorzuar përsiper.



Me Simbolin e Lek Dukagjinit pIolotësojm lashtësinë dhe traditën e afertë prej nga traslhëguam pasuritë shpirtërore dhe kulturore materiale.



Hartimi emblemës sipas: rregullave të disiplinës heraldike:



Së pari shqyti duhej të jetë i llojit të shqytit kombëtar, (si emblemë shtërore),
ky është i variantit që në hetaldikë quhet "varias".



Së dyti• sipas rregullave tëë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Minlstrisë së  Drejtësise, emblema sipër (lartë) duhet të ketë kuroren që është percaktuar standarte për emblemat e komunave.


     
Në krahun e,djathtë  është vendosur vizatimi grafik i hyjneshës Aferdita-Zoja Shna Prende, mbi fushen ngjyrë floriri (të verdhë), dhe në krahun e majtë simboli  I emblemës së Lek Dukagjinit: kulla me shqiponjën dykrenare në fushë të ……
Sipas disiplinës heraldike përshkrimi i emblemës heraldike të Komunës Qaf-Mali është: Fushë e ndarë pingultas (partito).



 Në të djathtë fushë ngjrë floriri, kun ë mes është vendosur e vizatuar me ngjyrë të zezë  Zoja Shna Prende. Majtas: Fushë ngj. Jeshile, në mes vizatuar me ngjyrë të zezë simboli I emblemës së Lek Dukagjinit;Një kullë e siper një shqiponjë dykrenare e kurorzuar. Siper shqytit është vendosur kurora "tip komunë"