Këto kangë folklorike të trevës së Pukës janë botuar në vëllimin "Nder Malet Tona-Folklorë II", Shkoder 1940. Kangët i ka mbledhur At G

Këto kangë folklorike të trevës së Pukës janë botuar në vëllimin "Nder Malet Tona-Folklorë II", Shkoder 1940. Kangët i ka mbledhur At G

GALAN KAPIDANI

Shka po thotë Galan Kapidani,
na kish hypë në beden te kulles,
mirë po i pijka kafet me sheqer,
mirë po pijkan duhan kadaif;
mirë po i merr sharkijat ne dore,
mirë po i bie, ma mirë tuj këndue.
E ka ndue atë kamben mbi kam bë,
kqyr sa fort mendja i u ka rritë,
kurrkund shoqin, tha, në dyrnja nuk e kam;
kulla e eme shoqen nuk e ka,
Gjokat të mij kund shokët nuk i kan,
nusja eme shoqe kund nuk ka,
shpata e eme shoqen nuk e ka.
Kqyr krajlica se shka i kish thanë:
Zoti të vraftë, qen e i biri i qenit,
kurrkund shoq i pashoq nuk a;
ti me pa Gjeto Bash e Mujen,
si magjyp vehtja ty të duket;
e me pa gjokun të mejdanit
magar druesh i yti qi po të duket;
e me pa nusen qysh e ka
hysmeçare e jotja qi po duket.
Kur ka dalë Galan Kapidani
i kd hypë gjokut ne shpinë,
paska marrë atë rrugen prej krajlije
fill tu kulla Mujos i ka shkue,
edhe gruen Mujos i a ka marrë,
rrash me tokë kullat i a ka ba.
Kur ka ndie Gjeto Bash e Muja,
sa keq Mujos, medet i ka ardhë'
Shokët e vet Mujos i kan thanë:
Edhe nusen ma të mirë qi t'a marrim,
edhe kullen ma të mirë t' a marojmë.
Shka u kish thanë Muja shokve të vet:
Zoti u vraftë, more shokë, qi u ka falë,
se edhe nusen ma të mirë qi m' a merrni,
edhe kullen ma të mirë m'a maroni,
po erzin tem, shokë, ku po e çoni?
Shka i ka thanë Muja këti Halilit:
çou, Halil, bre ty Zoti të vraftë'
trimnitë s' janë me grue e me çikë,
trimnitë s' janë me lopë e me kje;
trimnitë janë sot shkjetë per me i pre.
Kqyr shka bani Gjeto Bash e Muja,
turqe gjakut, medet, i ka folë:
Të koftë haram tagji qi të kam vue!
të koftë haram uji qi të kam dhanë!
në vet të drithit oriz qi të kam vue,
në vet të ujit venë qi të kam ngi !
M'a k vue, tha, turbln per sy,
edhe kullen, shkallët ia ka pa
e kd marrë atë rrugen per krajlije.
Por tu kulla shkallët i ka shkue
e i ka dalë turkija perpara.
Kqyr turkijd, tha, ça kish folë:
mirë se vjen, Gjeta Bash e Muja!
Tesh tri dit shkau qi më ka marrë
tri vjet, Muja, m' u kan ba!
Se në kullë Mujon e ka qitë,
e i ka qifë venë edhe raki,
i u kan dejë mizat në mustakë,
edhe më hekra meçka e ka vue,
edhe në burg Mujon e ka qitë:
Kqyr ça bani Gjeto Bash e Muja:
kësajë krajlicë, tha, ndore i kish ra.
Kqyr krajlica beli ça i kish thanë:
per Halilin çiken me m'a marrë
e per veti mue per me më marrë.
Besen e Zotit Muja i a ka dhanë,
Qi per veti, krajllcë, kam me të marrë.
Kur ka ardhë, tha, Galan Kapidani,
por nji fialë turkija ja ka thanë:
a m'a prune ndo ‘I gjae prej mali?
Hajt, turkl, he Zotynë te vraftë!
per gji ditë un gjae s'und xa.
Kqyr turkija ça i kish pa'thanë:
gjae të mirë un sot o qi kam ba;
u kam xanë Gjeto Bash e Mujon.
Hajt, krajlicë, he ty Zoti të vraftë!
se shtat krajlat janë mundue,
Mujon rob s und e kan xanë.
Shkon krajllca deren i a kd çilë.
Ka hipë Muja n'ato kulla të nalta,
se me shpatë Galanin e ka pre,
rrash me tokë atë kullë qi i a ka ba,
dy krajlicat i kishte marrë,
e ka marrë atë rrugen per krajlije.
Por në Jutbinë, qi ka shkue,
treqind krushq Muja qi ka ba,
treqind dit, tha, dazem qi ka ba,
 treqind shkje edhe Muja qi ka pre.
Si më kan thonë se atje s’jem kanë.
Kndue Prendush Gega i Kabashit • Pukë.
Mbledhur nga At Gjon Karma, në vitin 1932.



IMERI I MUJOS PSHTON BAB E MIGJ PREJ BURGlT
 
Lum per ty, o Zot i lumi!
Çka kin ba Muji e Halili! .
Darzem të madhe janë tui ba,
 Muja, nusen a tui e marrë,
 njiqind krushq i kan bashkue.
Tridhetë Agë fjalë i kan çue
se qatë nuse e ki me fjalë.
Edhe Muja shka u. kd thanë:
Per ne daçin në mejdan po u dal.
Ore kr'ushq, te u paska thanë,
pini kafe, pini duhan,
Muhabet sd të mujmë po u bajmë,
me Halilin diku po shkojmë.
Grues së vet Muja •i ka thirrë,
Grues së –vet i u ka germue:
Bjermi teshat per m' u ndrrue.
Ka marrë teshat ei ka ndrrue,
ata gjoka i kan shilue,
Kan marrë armët e janë shterngue,
fill prej Bjeshke janë {iltue.
E ne Bjeshkë kur •na janë dalë
natë CbS dUë o -nuk ka-në (jetë.
Kur janë mbushë tri dit e net
Gjum i ra'ndë kd kapë Kreshnikët.
Çë paska ba Sejcbn Kapeda'ni:
Në lugina të verdha kanka dalë.
shum ushtri qi paska ba;
shumë shtri paska bashkue,
diku Mujin, e ka hetue.
Nji Shka m'ane a qillue,
sytë prej Bjeshke i kan shkue.
Po i shef lisat tuj u rrxue,
po i shef lisat tuj u çue,
Kapetanit i ka kallxue:
Se më qetë Bjeshkë dishka kam pa;
lisa të malit t'uj u rrxue,
lisa të malit tuj u çue,
aty asht ndonji Drangue.
Kapetan, nuk asht me shkue.
Shpejt ne kambë na kanka çue,
gjith ushtrin e ka bashk-ue
e prej Bjeshke i ka fillue.
E ne Bjeshkë kur kankan dalë,
Na i kan pa gjogat e bardhë,
kan qitë rrethin per me i xanë.
Rreth e më rreth i kan rrethue,
Gjoku i Mujës ne shpi ka. shkue,
e të Halilit e kan xanë.
Dy Kreshnikët tek i kan xanë,
ne konopë o qi i kan lidhë,
gur e drue në gjynah me i shti.
E në Kotorr i paskan çue,
para Krajlit i kan çue,
se këta janë Kreshnikët të Jutbinës,
po këta janë Mujë e Halili,
i kd xanë Seian Kapetani.
Këqyr shka Krajli ka mbarue,
edhe në burg i paska çue.
Ipaska, çue n' atë burg in të zi,
dritë as diell s' shofin me sy.
Paska mbushë burgin me ujë,
gjith ne kambë kenkan tui ndejtë,
kurr ma ngusht nuk kanka’n kanë.
Nji motmot e paskan ba,
Në krye të 'motmotit kd pa ‘i  ander'rë: 
I u ka diftue se i ka le nji djalë,
Edhe "i mend kështu kanka kanë.
Me nuse të mbrame djali i ka le,
I paska mbushë djali shtatëvIjet,
në dyrnja shoqi mos me i u gjetë.
Nanes së v'et i paska thanë:
A kam pasë babë kurrnji herë?
"More bir, nana ,i ka thanë,
kurrnji herë babë nuk ki pasë",
"Mori manë, djali i ka thanë,
gjith këta djelm pa babë nuk janë,
Un pa babë po kahë jam ardhë?
A thue ti kopil më ki marrë ?
Se nder shokë djali a dalë,
kan marrë llafet t'uj kuvendë,
kan marrë fjalët tuj kuvendue,
kan nisë djalin me e me e randue.
Zoti e vaftë Ali Bajraktrain !
Fjalë te randa , i paska thanë:
"Hajt, kopil, se s’vyen kurrgja,
t'ishe, i zoti xir baben tand."
"Po un baben ku e kam?
Nanen teme e kam pe'vetë,
më ka thanë, babë ti kurrs’ke pasë'"
"Hajt, kopil, i ka, thanë Alija,
ku ke pa ti djalë të pa bab
 Pëveti shokët, kan me të kallxue,
dy Kreshnikë veç kan qillue,
dy Kreshnikë vetem janë kanë
Mujë e Halili qi u kan thamë."
E në kambë djali kanka çue,
Shpejt te shp'ija kanka shkue
 E nanës së vet I u ka germu:
"Pse, moj 'nanë, mos me më kallxue ?
sot nmledh më kan randue,
sot 'ne mledhe jam kanë xanë
•me shokë të mi, gadi m'u vra!
Ti më ki thanë: babë nuk ki pasë,
babë as migj ti nukë ke pas.
Unë te dy i kishna pasë,
edhe ftyren ma ke marrë.
Pdsh at Zot, oonë, qi të ka falë,
A m'a kallxon drejtë nji fjalë,
të tana të drejtat me më kallxue,
ndo kam kryet me t'a shkrtue."
"More bir, i paskef, thanë,
shokët inati ty qi të kan,
Po donë kryet ty me t' a hupë!
Nnk kam, dashtë, djalë, me të knllxue,
të ka falë Zoti bukuri,      
nuk donë shokët me të pa, me sy:
 po donë kryetë o me t'a hupë!
Babë e migjë i ki n’burg,
edhe Krajli i ka xanë,
per dyrnje nuk kan me dalë,
"se me krajli kan luftue."
"Mori nanë, i paska thanë,
po qatë gjog kush m'a ka lan ?
 "More bir, i ka thanë nana,
 nji babë të mirë qi e ki pasë
 po due teshat me të kallxue."
Edhe teshat i ka marrë.
Ka marrë teshat e i ka veshë,
e i ka këcye gjogit ne shpinë.
"Armët e babës shpejt me m'i gjetë."
Ka. marrë shpatë, kd marrë masdrapë,
e në Jutbinë fill paska ,shkue.
E në Jutbinë kur kanka dalë,
paskan thanë se Mujë ka ardhë; .
Edhe djalin i a kanë pa.
"More djalë, i paskan thanë,
kaq i zoti q'i kanke ba,
pse s'e xir ti baben tand?"
"Pasha ’i Zot, djali u ka thanë,
kur të mbushen shtat ditt e javes
baben tem keni me e pa"
Prej Kotorri kanka filue
se në gjysë të rruges kenka da-lë;
Gjyherdaren e ka shprazë Gjyherdarja larg a ndie,
Edhe në burg kanka ndigjue.
"O Sokol, Muja i ka thanë,
Pasha 'i Zot q'i na ka dhanë,
pushka e jeme tuk  a shprazë,
e prej burgi kim me dalë. "
"Baca Mujë, Sokoli i ka thanë,
un po të shof ty krejt budallë;
pushken tande kush e shprazë?
djalë as çikë nuk kena lanë,
sa per shokë këtu kem me mbetë,
nuk janë të zott per me na xjerrë."
Imer Muja, djalit i kan thanë,
e në Kotorr kur kenk shkue,
se ne sheher paska hie,
se në sokak kur paska dalë,
të tanë sokakun ka ndezë flakë.
e ne patkoj po qet fort zjarm.
Mbarë pazar-i duel me e pa.
 E tu Krajli paska hie.
"Aman Zot Krajli ka thanë,
kësi Kreshniki kurr .s’kam pa !"
Muhabet Krajli po i ban;
"More djalë, e paske pëvetë,
more djalë, i paska thanë,
a të vjen keq dishka me të thanë?:
Po kam qef me dijtë kahë të kam." 
"Jam Maxharr un prej Kraahine,
Po kam ndie un nam per ty,
si ke xanë Mujnë e Halilin;
un kam ardhë vesht per me marrë"
"Edhe nestra ki me i pa,
shokët e tyne s' kan me kanë.
Une ty kur te kam pa,
kam kujtue se Mujë më ka dalë.
Me më pasë thanë kush qi ka djalë,
un per ty kisha me thanë,
djali i Mujos ke me kanë.
Por u e dij se djalë nuk ka" 
"More Krajl, i paska thanë,
un kam ndie se e ke nji çikë
e të kam sye per me m'a falë;
per mik të fort un po t'a lypi.
Mik i fort ti je per të kanë,
dy Kreshnikët qi i ki xanë,
namë te madh o kam pasë ndie,
un kmn qif me kanë me kanë me i pa."
¬Edhe neser kur duel drita,
e ne burg e paska çue,
e ne burg paskan  hie.
Na i ka pri n'atë burg te zi,
edhe Muja çë paska ba•,
edhe ai nieri kur ka pa,
buzët në gaz o te i kan ba.
"More turq, u paska thanë,
a, jeni kanë kurr ma në zejdan?
O Kreshnikë, bani gajret,
e mirë Zoti ka me e ba.
More Krajl, i peska thanë,
sh'um 'në zejdan qi kankan kanë."
Muhabet q'i i paskan ba,
kan marrë llafe tuj kuvendue,
gjashtë sahati kur a shkue,
merr binakët e del me gjue.
N'ato male kur kan dalë;
gjatë e egra per me gjue,
kankan dalun per me i ruejtë.
Po këqyr, djali shka a kujtue,
fort kopil qi kanka kanë;
dy zagarët1 i a paska marrë,
e në Jutbinë i paska çue,
dazem të madhe kd fillue.
Fjalen Krajli i a ka çue:
Fort asllan Zoti të ka falë
po qashtu ka je kujtue,
edhe ti per me më rre mue?
"More Krajl, k çue e i ka thanë,
babë e migjë ti m'i ke xanë" -
"More djalë, Krajli i ka, thanë,
taman Muja, djalë ka pasë."
¬Prandej Krajli shka k ba?
Babë e migjë I a paska lëshue,
"i mushk me pare u ka ngarkue,
e prej shpije i ka fillue.
Hajt, bre Mujë, e udha e mabarë. 
E në Jutbinë ku'r paskan shkue,
dazem të madhe kan fillue. 
Shtatë Krajlit paskan ndigjue.:,
"Asajë punë s’i u kem kujtue !"
"More Krajl, i paskan thanë,
nji kopil per me të mashtrue? 
Dy kreshnikët ti te i ke lëshue;
prej kanunit pra, je rrxue" -
Po këqyr, Muja shka, u kujt'ue:
Mendja keq i pask shkue,
e grues së vet i u a germue:
"Un due kryet me ta shkurtue;
ti ket djalë se ke me mue,
Po kopil e ki fitue !" –
 Këqyr shk i thotë Sokol-e Halili:
"Baca Mujë, Zotynë te'vraftë !
Pa e din, anderr t'u ka diftue;
 tjeter mende tesh të ka ndërrue?
Po këqyr, Bacë,  mos  je trenue?l"
"O Sokoi, i paska, thanë,
pasha ‘i Zot qi na ka dhanë,
qesajë pune s’I u kam kujtue,
me tamn kankna, trenue !"
Po këqyr, grueja shka i ka thanë:
"Në krye të motmotit Zti e ka falë,
edhe ty, thotë,si të ka ga
e me të shkurtë edhe me të gjanë." 
Taman menden i a kan mbushë.
"Ore djalë, i paska, thanë,
pash at Zot qi te ka dhanë,
a më ndigjon, biro, nji fjalë?
Ti per ne, o qi je mundue,
se prej burgi na, ki lëshue,
mos i a nis per m’u madhnue,
edhe veten me e poshtnue,"
Të tanë Krajlija në kambë janë çue,
Gjit ushtrin e kan bashkue.
e Kotorrin me e rrethue,
per Kreshnikë qi i paska, lëshue,
të tanë me i gëri, të tanë, me i coptue
me I coptue e të tanë me i vra
Të drejtit Zoti i thashtë pa da.
---- - -  ---
1). Zagarët – Këtu mendojmë se ka një gabim kopjimi ose nga shtypshkronj.


KANGA E RRETHIMIT T’SHKODRES
qite prei Prendush Gegs

Foli 'i fjalë Shqypnija e shkretë,
 Në hyqmi të Mbretit tesh sa vjet,
 Nuk ndigion me u ba terbjet!
Se në ket ditë na mbloj gazepi,
 Çartë na u kan Sulltanat nder veti,
Hjekë Hamidi e dalë Mehmeti;
Shum pidatet po na i qesin.
Shum pidatet na i kan çue,
Qind toborre me i bashkue,
Në Shqypnl të shkretë po donë me içue,
Krejt Shqypnln me e kerkue.
U kan lypë armët e i a u kan çue;
Tanë Shqynija asht pendue,
Janë pendue, po bajnë medet!
Kem kujtue kesh a Baba Mret,
s' e kem dijtë se a Xhemjet.
Krojl Nikolla rrln pështetë,
Thuej Shqypnls mos kini dert,
Se të nap armë e të nap fishekë,
Vetë baj ilamill me Daulet.
Me Daulet do të bajjmë ilam
Se dom me e pre Turkun të tanë;
Dom me e hjekë e me e çue në Shamë.
 Krisi lufta ane m' anë,
Krisi lufta e u ba gjak,
Hini Serb e Karadak,
U shkel Shqypnija të tanë rahat.
Shkodra e vogel u ba marak;
Thotë: s' e lëshoj vendin pa gjak;
Thotë s' e la në Shkoder me hi.
 Isat Pasha 'i mustakzl,
Po ban fjalë me Mal të Zi,
Hiq ket punë s’ta xa trimnl;
Si më rrethove me Serbi?!
Hiq me gjak s’ke mujtë me ht,
Se shtatë muej kem ndej kojshi;
Se më merr me të keq e më merr me zi.
 Kullotë robi si baktl,
Si baktl qi kullotë barin,
 Hajmedet! si i bahet hallit,
Qi na u ka sosun mishi i kalit?!
Na u ka sosun, o hajmedet!
Gjashtëqind grosh s'i gjindet oka!
 Krajl Nikolla kryelopa,
Nuk po e din ça i ban Europa,
Veç po e ndezë Shkodren me topa;
Veç po e ndezë e te e ka shkri,
Ka nji gjyle i a u lëshon per shpi!
Ka vra grue e ka vra fëmi!
Ka çartë Kishë, ka çartë Xhami!
Isat Pasha e foli 'i fjalë:
Nuk rri ma shpirti pa dalë!
Hajde, Krajl, kur të duesh me ardhë,
Se un teslim ta blij kalan.
Lëshoma rrugen, se due me dalë,
Se un armët s' i lshoj per të gjallë,
Se më thonë Pashë, un jam Shqyptar.
Se të ka rrejtë mendja ty,
Kësajë i thonë nji Shqy i,
S' jet per mue, as s'jet per ty,
 Por do me lypë nji Babë të ri,
Per me i mbetë emni Shqypni!



KANGA E NIKOLL CURRIT

Qit prej Prendush Gelgs.

Shtatë Krajlat bajnë pleqnf,
A ka djalë në ket Shqypni?
Nikollë Curei ish klinë dal,
 Nuk po gjindet shoqi i tij,
 As ne Rekë as ne Malcl,
Te i ka ra Krajlit hasi.
Kush po i vret mashkujt e tij,
Per nji gjak po ban.ka dy,
Si nder shokë si në jabanxhl. 
I ka ba nji punë vaki
Kan"çartë kullë e djegë shpi,
 Kan qitë token per miri."
I ka hypë Currit merzi,
Ka nisë luftë me Nemceli
Shum askerin po ja gri!
la ka grt ja ka farue,
Hilë Nikolla në kamë a çue,
M’at breg deti paska shkue,
Ata haps i ka ndalue.
Nikoll Curri në kambë a çue,
 Krajlit të Nemces i ka kallxue,
Ça të kam ba qi më ke tan due ?
 Robt e mij kO. don me i çue?
S' ka hapsane qi më ndalë mue.
 Se më ka ba nana drangue,
Të tanë Komandët ti kam rrethue,
Nuk ti [Q per rrugë me shkue.
 Krajli i Nemces a ngushtue,
Besë me Currin ka vëndue,
Njani shajnë mos me e tandue,
Njeri) qi të vtnë koha m' u çue.
 Kur erdh koha per me ikë,
Duel Nikolla me komitë,
Të tanë i zhgeshi') Nemcelitë,
l lshoj rob pa pushkë pa thikë,
Lanë sarajin pa mbushë pa qitë.



   
KANGA E FRATIT TË DARDHËS

    (Lufta kundra Esad Pashes Shtatuer•Tetuer 1915)
Kjene mledhë Pukë e Mirëditë,
 kan lidhë besen me dalë kom itë,
Esad Pashen duen me e pri/iJ.
S' und e ndalen kurm;i ditë,
kurmji ditë, kurmii sahat,
veç ne Lelë kje derdhë do gjak.
Komandarët po han rushat,
han rushat kjoshin me marre,
Qysh me shi/ë vendin per pare /
Si Komandarë po kush na u prini
P Zef Nikolli e Gjela din i,
Njaj Hil Caka e Nikoll Gjini,
të tanë asqerin mbrendë na e shtini,
 i a pau sherrin Du h agjin i,
 Dukagjini anë e m' anë,
na koriten turk e Ftmdë,
turk e Fandë dymdhet Bajrakë,
s' und e btinë trimnin ispat.
Sali ne Dardhë qillon nji Frat,
ka qillue nji Frat i ri,
s' e ka Roma shojnë e ti,
kan ba qanderr robt e U,
n;ani vëlla, tjetri kushrl.
Nja; Mhlll Deda djalë i ri,
Kambë e duer lidhë me sergjl,
me shergjl tuj na shterngue,
natë e ditë n' atë qelë gu;ue.
Po këqyrë Frati per pegjere,
na shef Mhillin muhasere,
shpe;t e shpejt tuj qi/ë mauzerre.
Qet mauzerre bash n' oborr,
Këta manova na btinë horrë.
    Kur ka ra asqeri në Dardhë,
mledh katundin te tanë marë,
lidhi Krenët e Meshtarë;
tuj i lidhë e tuj i shterngue,
Famullija na u idhnue,
bukur fort edhe u pendue,
pse s' i a nisi me qindrue.
Pater Marku na u fillue; Çou,
ti Mhill, hajde me mue,
per hapsane jim emnue,
dy zaptl na i kan shenJue,
me na çue me na burgue,
s' ka mbetë turkut me i besue,
qi s' duel kush o me na pështue!
Buken t' onë si me e harrue!
Qysh harrohet buka e ti?!
Pater Marku ish kanë dal,
i shko; zani në Shtatë KrojIn l,
 kish vra Zefi dy topçi.

Kanga xjerr prej njaje shkrese te D. Mark Temallt ne Kryezl. Luftimi ba ni! Shtatuer- Tetuer 1915.
Qitë Prendush Gega i Kabashit