Probatinia.

Probatinia.

Kan zakon m' u ba Probatina tuj i pi gjakun shoqishojt. Mbasi tëcken krye ket cermoni me lulzim të madh familjar njehen si vëllazen prei njaj babe e nane. KëtQ e para, me i pasë vra kuej Probatinin, ka këqyrë, në pastë kenë i zoti, me i marrë gjakun si njaj vëllaut të vertetë.

Dy Ma\corë në katundin N. N. ishin kenë probatinue ka herë nder veti. Njanit i paten vjedhë, tesh do vj~t, 40 okë raki. U cue e e kapi Probatinin per hajni, i cilli pa tjeter ju la me be, se s' ja kishte vjedhë. Por i vjedhuni s' u kondendue me kaq, edhe e paŽditi e e shtini në burg. Gjithkush ndjeu u bind!

Mbasi duel prej burgu Probatin-zeza, kaq ishte kenë idhnue e prishë per padi, sa desht m' u shprobatinue faqe popullit, e mos me e njoHë ma per vila atye mbrapa Pr.obatinin paditës. BaŽni pershtypje të këthellë e shkojshin tuj thanë me habi: "Po qysh shprobatinohet vëllau prej vëllaut! Qysh i vehet kamba gjakut të ndrruem! KQ kemi mrrijtë!".
Si kumarët e Ndrikullat, si Probatinat e Probateshat, njehen si të njaj gjaku, kështu qi as nuk marrin as nuk apin me shoqi Žshojën (nuk martohen).

Nuk ka shum kohë, qi ndo 'i Kumarë i lergët ka marrë per grue Ndrikullen. Me gjithse nji e tillë kumari nuk e pengon marŽtesen as kishtarisht, as shtetnisht, Shtatë Bajrakët u bane me pi mizen (helmin) e gjithkujë i ra hije e zezë, pse e para herë qi ndodŽte nji rasë këso dore pa i hi kuej ferrë në kambë.

Në kohna të perparshme, kush guxote me marrë per grue ndriŽkullen, mbas zakonit, u dëbote pa tjeter e u qitte jashtë Fisit e Bajrakut, me faqe të zezë.

U njehte marre e madhe e faqe e zezë brez mbas brezi, me ba me pasë guxue kush me pre Kumaren e, në mëndyrë të veçantë, Probatinit i qitshin kangen mejherë e zani i zi merrte dhen, sikurŽse mund të kuptohet prej kësajë Rapsodi, qi këndoj Luc Kola i Poravit me 18 Dhetuer 1932.


PROBATINI PRE NË BESË

Haxhi Mahmuzi hypë në kale,
Thrret meshlizin  po bajnë shure,
Bajnë shure me Haxhi Mahmuzin,
Kush të ma xei Cen Magju
Kush të mujsh Cenen me më mashtrue,
T' ap duket sa të mujsh me çue.
Thotë Hagjija: Bjermi mue,
Probatin qi më ka qillue,
Ne derë Cenos due me i shkue ".
Po i cokatë Cenes ne derë:
 A je këtu, o i lumi Cenë
"Qitu jam, more Haxhi,
Tuj ba dert me vllazen të mi,
Me këta vllazen tuj dertue,
Qe tri faqe në kullë ngujue,
Kan dalë paret pa peshue,
Kush ti marrin me më pre mue ".
Del, bre Cenë, me folë me mue".
s' muej, Haxhi, per me të besue ".
Pasha mjekrren qi e kam lëshue
Pasha Qaben, qi më ta jam shkue!
Pasha gjakun qi e kemi ndrrue,
Nuk kam ardhë per me të mashtrue,
Vetë Mishiri me ka çue,
Bylykbash Pasha të ka shkrue,
Tri nahije me i sundue".
S’muej, Haxhi per me të besue ".
Drodh Haxhija në shpi me shkue,
Me tertip, kesh jam idhnue.
Nana Cenës ju ka germue
ti Qysh Haxhis mos me i besue?
A e din gjakun, qi e ke ndrrue?"
Qatë herë Cena kanka idhnue.
Qitmi teshat mori grue,
Qeky sJitek ka me mi sharrue!
Besa, nanë, s' po më shef ma mue"
Krah ne krah në Prishtinë janë shkue.
Krejt Prishtina bani seri,
Qysh me e rrejtë Cenen nji nieri,
Kem kujtue qi s'e rrenë asqeri
Na i vot fjala Rushid Begut,
Na i ka votë fjala në shpi,
Qitma ’i herë qatë pushkë shahi.
Pup po e nget vraçin e zi,
Pup po e nget prej njanes anë.
Krisi rea nder nizamë,
Nder nizamë nder suhari
Cen Magjun të tanë po i grI.
Ça ka shehri, qi po dridhet?
Cen Magjuni per të gjallë s' lidhet.
Shpata e Cenes lara lara.
Shtatë nizamë po i vëndon perpara;
Ça ka thanë qaj Cen Magjuni:
"Ndal, kadalë, Haxhi Mahmuzi,
Se qyky asht Cen Magjun."
         


ZAKON

Naten e të Shumave bijnë (sjellin) nder vorre (tu kisha): buk, kuleç kështeja, molla, pare (mbi vorre të veta) per të vorfen. U siellen vorreve tri herë rreth e rreth tuj thanë Uratë e u ndezin qira tu kryet derisa të sosen: sa të dekun, aq qira të ndezun. Thonë se të dekunit e Kishës së Qebikut, kushtue Sh' Mhillit, kan kuvend ë per kundruell me ata të Kishës së Shen Kollit. I kan ndi por s ka mujtë kush me marrë vesh shka thonë. Te Shkambi i Keq janë ndi Orët tuj ba "gjamë burrash" do tjera "gjamë grassh".  Marrw nga Revista "LEKA" e vitit, 1932.
             



NATA E SHEN NKOLLIT

Ndodhme në shpi të Nik Çunit, kryeplak, shpi e mirë e bujare.

T' u mledhmen robt të gjithë, i zoti i shpis u çue . në karnbë e u dau ka 'i qiri të vogel e të hollë sa gishti i vogel i dorës, dylli së bletës. Ka 'i qiri na dha edhe ne qi ishim miq.

Kan zakon në këto ana me da edhe numrin e të dekunvet, kur dahet njani prei tjetri me pasuni e shpi. Mandej seicilli ka kujdes me kujtue të dekunt, qi i kan ra në hise, e m' u ndezë qirin nder . net tl! mdha e në shej.

U ndez qiri i madh l), u ndezen qirat e vogjel, u çilen dyr~t e shpis, per me muejt me hi mbrendë lirisht edhe sl1pirtent e të, parŽvet të tyne e me marre pjesë n' atë natë të madhe; mandej filluene me thanë uratë të gjith së bashku me za H! naltë, me urti e divoŽcjon të madh sa m' u bindë, ndejë në kambë të tanë me qira ndezë në dorë. Të kryemen uratët, vuene (pikne) qirat në rreth të truezes, kur nisi rakija, e i Jane ndezë dersa u shkrine të gjithë. Mori i zoti i shpis ferlikun, e bani copë copë, e u dau të gjithvet, tuj fillue ma së pari tu miqt. Djathin para se m' e hanger e vCien mhi qiri të madh të Shen Nkollit per me pasë Bekimin e Shej tit në bylmet e në gji! të gjallë.

FERLlKU I SHEN NKOLLlT.

Tre kater muej perpara feste i zoti i shpis bashkë me bari i ven shej ndoj berri per me e ba fer/ik. Këti berr i a mbajnë doŽren të gjithë robt e shpis, sidomos bariu; i qesin me hanger ma teper, i apill drithë, copa buke etj. per me e majë mirë per natë të Shejtit. T' ardhmen koha e presin, e repin dalë kadalë Imuetas pa e çartë mishin, e venë më nji hell dullije ase pishe, e sjellin mbi prfish pa flakë per 5, 6 orë rresht deri të piqet e të rreshket mirë. Mbrendë në bark i shtijnë pshesh buke perzi me rrush të thatë. Robt e shpis, e veçanerisht fmitë, kënaqen kahë e sHatin tuj u pjekë, e u Ishon goja lang kahë presin hese kur po erret e po vjen koha m' e hanger.

Shejtja Sh' Barbara (Barbulla, Barbullesha) thirret në këto ana "Motra e Shen Nkollit." Edhe kësaj ë Shejtneshë i ndtzin girin.
 Nik Çuni, ndiëprej babgjyshi, se motit kin pasë zakon ~e i pre kurban Shen Nkollit e Sh' Mhillit e me djegë mishin e berrit krejtiskrejt mbi Lter të Kishës së Shen Gjonit.