Guri i Ndrikullës Kryezi

Guri i Ndrikullës Kryezi

Në çuk  të rrugës, qi perpjekë Kryezun me Flet, pak permbi lagjen e "Zotnivet", gjindet nji gur, 'jo fort i madh, me njyre të zezë, qi ka më njanen faqe shejin, ase gjurmen e dorës me pesë gishta. Si mbas gojëdhane, motit, paskan pasë shtekue atypari Kumarë e Ndrikull. Kumarës plasë sytë e dashtë me koritë Ndri¬kullen. Ajo, per me i pështue dhunës, e me mbajtë besen e Kumaris, kenka kenë kapë per atë gur me kaq fuqi, sa gishtat e dorës i ken kenë ngulë në te.

Gjithkahë neper Male të Gegënis, Kumarija mbahet punë e madhe, por sidomos në këto ana të Shtatë Bajrakvet. Ket Kumari me shoqishojnë e xanë tuj i marrë flokët fëmijvet, ase, si thonë këndej " tuj rrue fëmijt per të paren herë".

Kumarin e thrrasin "Shen Gjon", ase Rregulli, e i apin randsi të madhe, madje pak si të teprueme. Me gabue kush e me thirrë kend gand "Kumarë" ase "Ndrikull ", pa e pasë, do t' a mbajë per Kumarë ase Ndrikull të vertetë 30 dit rresht.
Me ba me i pështue goja burrit e me i Ishue be grues pa dash¬të "Pash Shejtin Sh' Gjon" do të shkojnë e do të jetojnë bashkë si moter e vëlla per 30 dit rresht.

Pos Kumaris së flokëvet kan edhe "Probatinin", ase vëllazni¬min me shoqishojnë, pa ndryshim besimi.

Shoka e KUMBARËS
(Kallxlm populluer)

Kumara shkoj te Kumara me fjetë. Kahë duel në nadje i vodh Kumarës shoken (brezin). Zotit i u neverit kjo hajni e e qiti në Qiellt m'e pa bota marë besen e thyeme.

"Shoka e Kumarës" thirret në këto ana ylberi (vojuflla), qi del në Qiell mbas shiu.

Sipas Revistës "LEKA, Shkoder, 1932.