KËNGA E LENORËS NË POEZINË POPULLORE SHQIPTARE

KËNGA E LENORËS NË POEZINË POPULLORE SHQIPTARE

Një variant i mbledhur në Pukë nga Prof, Eqrem Çabej.

Kënga popullore që rrëfen se i vdekuri, për të vënë në vend fjalën e dhënë për së gjalli, ngrihet nga varri e vete merr të gjallën, quhet në literaturën popullore Kë¬nga e Lenorës. Emrin kjo e ka marrë nga vjersha e famshme Lenorë e poetit gjerman Biirger (1747-1794). Mbi përhapjen e saj në këngët popullore të popujve të Ball¬kanit flet Karl Krumbacheri në Historinë e literaturës bizantine f. 831. Shiko edhe Talvjin, Këngë popullore të Serbvet I 295 (Jelica dhe të vëllezërit), Dozonin, Chan¬sons populaires bulgares 130, Leskienin dhe Brugmannin, Këngë popullore dhe pë¬rralla lituane 497, Psicharin La ballade de Lenore en Grece, Paris 1884, Fauriel¬Miiller, Këngë popullore greke II 65 dhe 96. Një studim të thellë e t'imtë mbi vari¬antet e kësaj kënge në poezitë popullore të Ballkanit e ka kryer dijetari bullgar Shish¬manov në revistën Indogermanische Forschungen 4, 412 - 48. Në këtë skicë të vogël të Normalistit do të merremi me këngën dhe variantet e ndryshme të saj në poezinë tonë popullore. Maximilian Lambertzi e ka trajtuar Këngën e Lenorës gjer'e gjatë në veprën e tij themelore "Përalla shqiptare" f. 70-73. Mbasi ky dijetar¬si ç'thotë vetë, nuk mundi e gjeti ndonjë variante të këngës në Shqipëri vetë, vrejtjet e tij pra i bazon në variantet e Kolonive shqiptare t'Italisë. Këto versione gjinden te Jeronim de Rada, Rapsodie d'un poema albanese 29 e te Dhimitër Kamarda, Appendice alia grammatologia camparata sulla lingua albanese 98 vv., me dy variante. Do shtojmë tani dhe një variante të re prej Piana dei Grecit në Siqeli, të botuar prej Zef Skiroit në veprën e tij monumentale "Canti tradizionali ed altri saggi delle colo¬nie albanesi di Sicilia", 1923, f. 44-50.

Variantet italoshqiptare që përmendëm rrëfejnë se një nënë pat nëndë djem. më i vogli u quante Kostandin, dhe një bijë me emër Garentinë, te Skiroi Doruntinë• Mbas dëshirës së Konstandinit Garentinën e martojnë larg e larg, e ai i zotohet s'ëmës se në çdo rast do ja sjellij Garentinën në shtëpi. Mirëpo në një luftë që bëhet i vdesin asaj nëne të nëndë bijtë, dhe ajo, e mbetur dhe pa bijë, shkon te varri i Konstandinit dhe i përflet këtij besën e dhënë. Natën çohet Konstandini nga gropa, vete merr të motrën dhe ja shpie s'ëmës. Ai futet prapë nën dhe. Nën e bijë piqen, e vdesin të dyja në një përqafim të fundit nga malli dhe nga helmi.

Emri i motrës, Garentina, është, sipas Lambertzit f. 71, një formë e ndryshuar e emrit të motrës në këngët greke të vëllait të vdekur, ku ajo quhet Areti (virtut), dhe Garentina është nominativi i shquar i trajtuar prej akusativit grek Aretin.
     Shton Lambertzi se në një version në prozë që ndodhet te Bleta Shqiptare e Fthimi Mitkos, f. 189, motra nuk ka emër, vëllai quhet Kostandin si ndër italoshqiptarët.

Lambertzi vren dhe disa karakteristika të përbashkëta që kanë variantet italoshqiptare me ato greke e bullgare: Numri i vëllezërvet është nëndë (te Skiroi dymbëdhjetë). Thotë dhe G. Ëeigandi (Aromunët II 130) se numri nëndë lot në besi¬met e popujvet të Ballkanit një rol aq të madh sa dhe te gjermanët. - Në variantet që njeh Lambertzi nuk është murtaja që rrëmben vëllezërit sikurse në viariantet grekethanatik6-ja, po lufta. E ëma nuk e mallëkon të birin, as e lë djerrë varrin e tij, sikurse në variantet greke e bullgare, po përkundrazi, në ditën e të vdekurvet ajo në varrin e gjithë bijve ndez nga një qiri dhe derdh nga një vajtim, te varri i Kostan¬dinit ndez dy qirinj e derdh dy vajtime. Në ndryshimin e gurit të varrit në një kalë dhe të hekuravet të varrit në një fre tekstet shqiptare bashkohen me shumicën e tek stevet të tjera të Ballkanit.

Lambertzi përsërit në veprën e shënuar porosinë e Shishmanovit që duhet kër¬kuar përhapja e gojëdhënës në Shqipëri e sidomos në krahinat që piqen me viset sllave e greke. Me të vërtetë, balada jonë këndohet edhe sot në shumë anë të Shqi-përisë. Në gazetën Ora e Maleve (1924) gjindet një variante nga Zagorjeja e Për-metit, në Hyllin e Dritës, në një numër që dorajdorës nuk mund ta përcaktoj, është një variante prej Veriut, si dhe në Lekën Prill 1933 me emrin Alija i Vogël. Pothuaj gjithë krahinat shqiptare e mbajnë të gjallë këtë këngë. Mbi një anketë që bëra ndër nxënësit e klasave t'epërme të Normales s'Elbasanit nxënësi Z. Dhimitri Grillo pati mirësinë e më dha një variante të këngës si këndohet në katundi n e tij Vuna të Himarës:

"Qe një mëmë,
Kish nëndë djem,
 Mori nëndë nuse,
E vdiqnë të nëndë diemtë
 E iknë të nëndë nuset
Qaj! mëma djemtë:
"Ikë bush trë e murtajë
Që më përmise nëndë djepe
E më humbe nëndë dyfeqe
E më kërreve nëndë nuse.
Mos u treç o Koço,
Martove Dhoqinënë
Lart e lart e në Misir,
Dëshëroj ta sho me sy."
 Pshoj Kost i vogëlë,
Një shqelm i dha dërrasësë
E vate lart e në Misir,
Tek luan Dhoqina valle.
 "Miserdhe o im vëlla".
 "Mirsetëgjeç o ime motrë."
 "Në më erdhe për të mire
 Të nisem si arçë nuse.
Në më erdhe për të keqe
Të nisem si kal/ogrinjë."
 "Nisu motrë si zu hera ,"
E mos ajde të kërkosh të tjera."
Shkoj Kosta përpara,
Erdh' e erdhë përmes udhe:
"Shko motro përpara."
Këndon një zog xulluverdhë2,
"Ecën gjalli me të vdeknë".
Vate bija në shtëpi:
"Ape nëno derënë,
Se jam Dhoqina e vetëmë."
 "Ik o bush trë e murtajë
Që më shove nëndë dufeqe,
 Më përmise nëndë djepe
E më kërreve nëndë nuse."
 E tëk e me të hapurë
E tëk e me të puthurë
E tëk e me të plasurë.

Në këtë variante duhen bërë këto vrejtje: Rrëfimi e përshkrimet janë mjaft lakonike, kënga duket të jetë e shkurtuar. Numri i djemvet është nëndë, dhe këta vdesin nga murtaja si në variantet greke dhe në një variante aromune prej Krushevo botuar te Ëeigandi Aromunët II 158-162. Djali quhet Koço, Kostë, emër i shkurtuar, hypokoristik i Konstandinit, Emri i vajzës është Dhoqinë, e ky emër është femërorja e adjektivit grek dh6kimos "i zoti, i aftë, i shquar," sikurse Garentina vjen prej greq. Areti "virtut". Dhoqina martohet "Iart e lart e në Misir". Vrejmë edhe këtë se, si në variantet bullgare e greke, nëna e mallëkon te varri të birin ("mos u treç o Koço"), të mos tretet në dhe. - Dialogu i shkurtër midis motr' - e vëllait është si në va¬riantet italoshqiptare e greke. Në dialogun midis nën' e bijë, në besimin e nënës që s'është e bija që trokëllet te dera, po vdekja, në përqafimin e përmallshëm nën' e bijë, variant ja jonë e Himarës afrohet me ato të De Radës, Kamardës e Skiroit prej Italie. Shpjegimi qëndron në afrimet që ka Himara me Shqiptarët e Italisë në pikë¬pamje folklori dhe dialektore. Sëfundi është për të vrejtur te kjo variante e Himarës dhe afërsia me sferën e poezisë fqinje të grekëvet. Për këtë flasin murtaja e jo lufta si shkaku i vdekjes së vëllezërvet, flasin emrat Konstandin e Dhoqinë, mallëkimi i Kostës së vdekur nga e ëma, dhe motivi i zogjvet që këndojnë rrugës.

Variant ja e dytë që paraqesim më poshtë m'u këndua nga bariu Vad Marashi prej Berishe në Pukë:

Nan vllazën in pa kan
E kin pas ni motr pr mall,
Vllau i mall ç'ja paska than
Nan dit larg motrën m'e dhanë
 Ç'ka ka than Halili i nrmjemi:
"Hajt moj motr e mos ki dert:
Kur t'i mushish i muëj8 dit e net
Vjen Halili e m't'parn ty t'merr".
Kur jan mush i muëj dit e net
 Shikjon motra prej vilati4 s'vet,
Besa besë kurrkush s'i erdh.
Po del motra po bërtet,
Po del motra fort po kqyr,
Tek p' e shen5 ni zog pr' qiell:
"Amanet mori korbi i zi,
Kur të shkojsh në vilatin tem,
 Thuëj Halilit hajde me m 'marr.
Thuëj Halilit hajde me m'marr,
Ku kie6 besën si? ma kie dhan?"
Ç'at-here zogu a fillue,
Non cop bjeshk i ka kalue,
M'gur tuk vorri i paska çue:
Motra jote fjal t'ka çue,
Motra jote ça ka than:
«"Ku e kie besën si ma kie pa dhan?"»
Iz tu zoti te ka marr,
 izen Zoti se i ka dhan
Besn e Zotit mos me e lan,
Besn e Zotit mos m'e harrue,
Shpejt e shpejt e m'kam a çue.
Shtrëngoj gjokun, asht fillue,
Nan cop bjeshk i ka kalue,
 Bash tuk miku paska shkue:
"Çou moj motr me u shtrëngue".
 "Prit bre vila i kafe me e 'rdhnue".
"Jam pagreshim e kafe s'due".
Kan marr rrugën e jan fillue.

"Hajt Halil ni her me knue."
 "Shuj moj motr zoti t'vraft,
 Se muë zani m'u ka çart."
"Çka kan zojt Halil si po fjasin9,
Thon: "Qysh hec i vdekni me t'gjallin?
 Shuj moj motr Zotyn të vraft,
Nuk kan zojt tjeter zanai."
 "Shka kan kullat Halil si jan vrugnue?"10
 "Shuj moj motr Zoti të vraft,
Se nan vllazën si jena kan
Nan pal dazëm n'te kem ba,
Se nan nuse i kena marr,
 Treqint krushq mikul11 na i pruni,
T'bardhen li me ta e pruni,
E bardha li kan ka kan,
Kem12 nan vllazën, na ka myt te tan.
Besn e Zotit s'e kiesh lan,
Besn e Zotit s'e kiesh harrue.
Fillo motr n'shpi me shkue,
N'baçe gjokun duë m'e çue."
Kur dul motra (tha) n'shtek t'oborrit
Na i duël nana në shkall të kullës:
"Ti bij qyqe me ka ke ardh?"
"Shuj moj nan, u qyqja mos kosha,
S'un kam ardh me Halilin tem."
"Aj Halil bij qyqja ka dek,
Sojd i mushi pjot tet vjet".
Ken marr shkallën tu u gjit prpjet,
Ngryka ngryka nan e bij kan dek. I

V ë r e j t j e: Emri i vëllait është Halil, ky emër është marrë sigurisht hua nga cikli i Mujit e i Halilit. Ai nuk është vëllai më i vogël, po i mesmi, "i nrmjemi."

Numri i vëllezërvet është nëndë, nëndë palë dasmë bëhen dhe nëndë nuse me¬rren. Numri nëndë përshkon gjithë këngën, nëndë dit larg martohet motra, zogu lajmëtar kalon nëndë copë bjeshkë sa arrin te varri i Halilit, nëndë copë bjeshkë kalon dhe Halili kur vete e merr të motrën.

Vdekja e të nëndë vëllezërvet shkaktohet jo nga lufta si në variantet italoshqip¬tare, po nga e bardha li që e prunë të treqind krushqit e dasmës.

Një ndryshim i rëndësishëm i kësaj variante nga të tjerat shqiptare, është ky, që roli nenë këtu humbet krejt Jo kjo e  zgjon nga gjumi i rëndë i vdekjes, Po motra është ajo që i dërgon lajm të vëllait të vijë ta marrë. E lajnietari eshtë korbi i zi; ky merr rolin e mëmës e vete e çon Halilin nga'varri.

Dialogu midis motr' e vëlla është i gjatë. Ajo i ofron këtij kafe pas zakonit, e rrugës e lut "ni her me knue", si ç'është zakon që këndojnë malsorët kur udhëtojnë këmbë a mbi kalë. Po ai refuzon e i përgjigjet se iu ka "çart zani". Këtu përsëritet motivi i zogjvet që këndojnë rrugës, ashtu si në variantet e Vunoit, të Mitkos dhe te grekët. Sëfundi motra e pyet Halilin pse muret janë "vrugnue", janë mykur e pluhu¬rosur, ashtu si e pyet motra Koostandinin në Rapsoditë e de Radës. Atëhere Halili i rrëfen gjithë të vërtetën e vdekjes të vëllezërvet.

Nuk kam në dorë ndonjë këngë serbe të Lenorës, prandaj nuk mund të them se a ka ndonjë lidhje kënga jonë e Pukës me këngët sllave. Në një kohë të afër rezervoj ta studjoj edhe një herë e më imtas Këngën e Lenorës, këtë pjesë interesante të poe- zisë sonë popullore.

---------

    * Marrë nga "Normalisti" Nr. 6/1934 - Elbasan.

1. Qaj =qante, thuhet në Piano dei Greqi në Siqeli.
2 xu/luverdhë=xullufe - verdhë. xullufe: Një koco flokë në tëmblat, xhufkat e kallinjvet, Gustav Meyer Fjalor 442.
3 Diftongu geg. ue shqiptohet këtu si uë, në Kastrat midis uo e ua; në funt të versit. si ç'shihet,
4 vilat ~i, Vadi m'a shpjegoi=gjind, d.m.th. njerëzit e vajzës.Fjalë turke. ~ t s.
5. shen=sheh.
6 kie=ke, i shqiptohet pak.
7 si: përemër relativ=që, qi. Si dhe në disa nuham. të Shkodrës, si dhe në Malsi.
     8. hesht = shuk te Rossi, G. Meyer Fjalor 419. Vjen prej thirrjes shtI
9. fl,pl, bl bëhen,fj, bj në Pukë, Dibër, Mirditë, ndofta dhe gjetkë. Këtë ndrim e gjejmë dhe te shqiptarët e prov. Cozenza, Kalabri.
10. "pjuhnue" (Vad), d.m.th. pluhurosur),
shqiptimi është ue.    
     11 miku = d.m.th. ana e nuses. Fjala "mik" për anën e nuses shpjegohet nga natyra agnatike e familjes shqiptare. Shiko Jokl Li•ku. Unters. 16.
12 Kem = qemë. Grupet primare ki, gi, sot të ruaj~ura në Çamëri, në Greqi dhe diku dhe n'Itali, në Berishë e gjithë Kosovë k,g: sh. më poshtë kosha=qofsha, në Piana dei Greci l(1",r.çha.
S h ë n i m: Emri Dhoqinë është trajta akusative e emrit Eudokja