Monumente Natyre

Monumente Natyre

Fosilet amonite të Triaskut të Poshtëm në Kçirë

Gjenden në fshatin Kçirë, 600 m mbi nivelin e detit. U studiuan nga gjeologu austriak F. Nopca. Fosilet e spacieve Sagaceras albanikum, Pronorites osmanicus, Procarnites scanderbegis, etj. dalin në një territor 4500 m2. Vizitohet me rrugën Pukë Kçirë.

Peneplena e Gomsiqes

Ndodhet afër fshatit Gomsiqe, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën mbetje të peneplenës tortoniane: sheshimi i relievit nga veprimi i faktorëve të jashtëm (erozionet, etj.), para 17 milion viteve, në kushtet e qetësisë relative të lëvizjeve tektonike diferencuese. Ka formën e një pllaje të sheshtë: 1,5 km e gjatë, 700 750 m 3 gjerë. Vizitohet me rrugën Pukë - Gomsiqe.

Guri i Shenjtë

Ndodhet afër fshatit Zezaj, 538 m mbi nivelin e detit. Është një gur graniti me formë shumëkëndëshi.
Legjenda e lidh me Skënderbeun. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë Zezaj.

Gështenja e Kokdodit

Gjendet 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdode, komuna Iballë. Përbën pyll gështenjë kali (Aesculus hippocastanum L.), rreth 10 ha, me lartësi 15 17 m, diametër të trungjeve 100 130 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet me rrugën Pukë Iballë Kokdode.
 

Bungat e varrezave në Korthpulë

Gjenden në varrezat e fshatit Korthpulë, komuna Luf, 500 m mbi nivelin e detit. Janë dy drurë bunge, me lartësi 15 16 m dhe perimetër kurorë të përbashkët 70 75 m, diametër trungu 1 2 m e moshë mbi 300 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Pukë Gomsiqe Korthpulë.

Qarret e varrezave të Shënkollit në Kryezi

Gjenden afër fshatit Kryezi, komuna Qafe Mal, prane kishes se Shenkollit, 600 m


 
mbi nivelin e detit. Jane 5 qarre me lartesi 20 25 m, diameter 90 100 cm e perimeter 180 -200 cm, moshe mbi 250 vjet. Vizitohen sipas rruges rurale Fushe Arrez Kryezi.

Qarri i Xhamisë së Kryeziut

Gjendet në varrezat e fshatit Kryezi (Brahaj), komuna Qafë Mal. Ka kurorë ovale, lartësi 10 12 m,
diametër trungu mbi 30 cm e perimetër 350 cm dhe moshë mbi 250 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë Arrëz Kryezi.

Ujëvara e Kryeziut

Ndodhet në fshatin Kryezi, komuna Qafë Mali. Është në perroin e Oroshit, në shkëmbinjtë magmatike. Ka dy pragje 3 4 m lartësi secili dhe dy pellgje me thellesi mbi 1m. Vizitohet sipas rrugës Fushë Arrëz Kryezi.

Mrizi i Ndërlugjeve

Ndodhet 800 m mbi nivelin e detit, afer fshatit Meçe, në komunën Rrapë. Jane 4 drurë bunge 200 vjeçare me lartësi 15 16 m, diametër të trungut 90 100 cm e perimetër 1,7 2 m. Vizitohen me rrugën Pukë  - Meçe.

Mani i Zi

Gjendet 800 m mbi nivelin e detit, pranë qytetit të Pukës. Eshte man i zi i veçuar, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 1 m, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet kur shkon në qytetin e Pukës.

Hurdha e Tisit

Ndodhet 650 m mbi nivelin e detit, në luginën e Gomsiqes, pranë fshatit Pevzhë, komuna Tërbun. Përben dru tisi, me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 80 cm, moshë rreth 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës Pukë monumenti (4 5 km).

Sofra e Lekës

Gjendet 350 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kabash, komuna Rrapë është një sofër guri mbi 7 m2, rreth së cilës mendohet se Lek Dukagjini zhvillonte kuvendet. Vizitohet sipas rrugës Pukë Kabash.

Karsti i Munellës

Gjendet afër fshatit Tuc, komuna Qafë Mal, në kurrizin e malit të Munellës, 1800 1990 m mbi nivelin e detit. Perfaqëson peisazh karstik me gropa, hinka, puse karstik, etj. Vizitohet sipas rrugës Fushe Arrëz Mali i Munellës.

Pisha e Dardhës

Gjendet rreth 450 m mbi nivlin e detit, në varrezat e fshatit Dardhë, komuna Blerim. Është pishë e zeze (Pinus nigra), me lartësi 25 30 m, diametër trungu mbi 250 cm e perimetër mbi 750 cm, moshë mbi 100 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushe Arrez Dardhë (30 km).
. Akacjet e Migjenit

Ndodhen tek muzeu i Migjenit ne qytetin e Pukes. Jane disa akiacie, nen hijen e te cilave pushente poeti i madh Migjeni.

Pisha e Shejzës

Ndodhet afër fshatit Iballë të Pukës. E vetme midis shkurresh, është e lartë mbi 20 m, me diametër të trungut rreth 50 cm e perimetër mbi 1,5 m dhe moshë mbi 200 vjet. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë Arrez Iballë.