Monumente Kulture

Monumente Kulture

Shenjtorët e gdhendur në gur

Zbulohendy ikona mesjetarenë Pukë. Mendohet se ato përfaqësojnëShën Nikollën Dhehyjneshë nshenjtore të pjellorisë

Në kishën e lashtë të Arst-Miliskaut në Rrethin e Pukës ruhen dy ikona të vje tra të gdhendura në gur. Gdhendjet e hershme me subjekt fetar dolën në dritë gjatë rindërtimit të kishës, e cila sot njihet me emrin Kisha e Shëngjonit. Dy ikonat të cilat mendohet se përfaqësojnë figurën e Shën Nikollës dhe të një Shenjtoreje-Hyjneshë, janë të gdhendura në gur me modelin tradicional të punimit të drurit.

Sipas studiuesit Jaho Brahaj, specialist në Qendrën e Regjistrimit të Pasurive Kulturore, ikonat paraqesin dy shenjtorë të periudhës, kur ende nuk ishin kristalizuar rregullat e pasqyrimit të tyre me aeurolë (brerore). Ruajtja e këtyre dy figurave të lashta religjioze në gur është rast i veçantë, por kjo shpjegohet me kushtet dhe rrethanat historike dhe të pozicionit gjeografik të kishës në fjalë. Sipas Brahajt, kisha ndodhet në një fshat i cili nuk është në një pozicion të favorshëm, asnjëherë nuk arriti të marrë titullin famulli, pra asnjëherë ajo nuk pati një prift në krye të saj. "Mbahej meshë, ceremoni fetare vetëm në ditën kur vinte pajtori ose në ndonjë rast kur kishte mundësi të vinte prifti për ceremoni varrimi. Nga dokumentacioni që njohim, kjo kishë ka ndërruar të paktën tri herë emrin. Në fillim të shekullit XVII, na rezulton me emrin Kisha e Shna Prendes, në fund të këtij shekulli me Kisha e Shën Nikollit, ndërsa sot ajo i kushtohet Shën Gjonit", tregon studiuesi. Shën Nikolla Shën Nikolla, kështu është identifikuar njëra prej ikonave të zbuluara në Pukë, edhe pse sipas Jaho Brahajt, nga ana figurative, kjo ikonë paraqitet me karakteristikat dhe atributet që kishte Hyjnia e Ujërave, sipas përfytyrimeve mitologjike



Foto: Shen Nikolla

 iliro-arbërore, të cilën më vonë krishterimi e lidhi me Shën Nikollën. Shenjtori mban në dorën e majtë një "shtagë" (bastun), dhe sipas besimit dhe mitologjisë vendase, ishte ai që drejtonte lumenjtë në shtratin e tyre dhe ndalonte stuhitë shkatërruese të të korrave dhe sillte shiun në kohën e nevojshme për tokën dhe bimësinë. Nuk ka brerore, dallohet në mes konfiguracioni i një brezi. "Shën Nikolla është një shenjt mjaft i nderuar dhe i respektuar nga katolikët e Veriut, por edhe nga banorët muhamedanë të Veriut, të cilët deri në vitet '50 të shek. XX i ndiznin një qiri në natën e Shën Kollit, e cila përkon gjithmonë më 5 dhjetor", tregon Brahaj, sipas të cilit këtij shenjti i kushtohen shumë kisha katolike e ortodokse shqiptare. "Mendojmë se është gdhendje e shekujve X-XII pas Krishtit, periudhë kur kisha dhe katolicizmi në Shqipëri po kalonte kohë krize, pas lëvizjes bogomile, që u pasua me ndarjen e dy kishave. Në këtë periudhë, shqiptarët si përkrahës dhe besimtarë të Kishës Perëndimore, mbetën edhe pa klerikë, si rezultat i luftës fetare të pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavë", vazhdon ai, ndërsa tregon se banorët vendas në faltoren e tyre të lashtë, sipas përfytyrimit të mëparshëm pagan dhe si përkrahës dhe katolikë me Perëndimin ripërtërinë hyjnitë-shenjtorë me mjetet figurative dhe sipas traditës së tyre tradicionale artistike, mjaft të dallueshëm nga kërkesat ikonografike të Kishës Lindore. Hyjnesha-Shenjtore



Foto: Zoja Shna Prende (!)

Gdhendja tjetër, ajo e Hyjneshës-Shenjtore, është shumë e vështirë të përcaktohet konkretisht. "Interes paraqet një yllth me 12 cepa, i vendosur në pozicionin trupor, aty ku janë organet e riprodhimit. Nga tradita, kemi hyjnizimin e lashtë dhe më vonë të përqafuar nga krishterimi tek arbërorët si Zoja Shna Prende, Zojë që mbart edhe atribute të hyjneshës së pjellorisë dhe kultit të gruas. "Nuk kemi një paraqitje të tillë grafike të ngjashme në Ballkan, as në lashtësi dhe më vonë, prandaj është vetëm hamendësim mendimi i sotëm, se ajo mund të përfaqësojë Zojën Prende, e cila në kujtesën tradicionale njihet dhe si motra e Shën Nikollit", thotë specialisti Brahaj, sipas të cilit në murin e kishës gjendet një galeri e tërë me gdhendje reliev të shenjave dhe simboleve të traditës pagane, të cilat paraqesin interes për studiuesit dhe botëkuptimin parakristian të etnisë sonë.



Gazeta SHQIP, e hene, 18 shtator 2008, f. 29