Libri autorit M. Mesuli: Mark Nikolla-Artist popullor i skenes.

Libri autorit M. Mesuli: Mark Nikolla-Artist popullor i skenes.

Libri autorit M. Mesuli: Mark Nikolla-Artist popullor i skenes.
NË VEND TË PARATHËNIES

Jeta dhe vepra e një artisti lë gjurmë të pashlyeshme në periudhën kur jeton, por jehona e vepres së rapsodit, këngëtarit apo instrumentistit vazhdon në jetë të jetëve pasi e tillë është krijimtaria artistike që transmetohet brez pas brezi përmes radios e televizionit, por edhe duke u interpretuar nga gjeneratat që vijnë, dhe kështu hyn në fondin e artë të krijimtarisë popullore, folklorike apo të kultivuar duke pëIjetësuar krijuesin apo dhe interpretuesin e parë.

Në këtë kategori artistësh bën pjesë edhe Mark Nikolla, instrumentist, rapsod dhe këngëtar, i cili me çiftelinë e tij pushtoi sallat e koncerteve, me këngën e tij mbushi zemrat e bashkëkohësve duke mbetur në kujtesen e njerëzve të thjeshtë si një ndër instrumentistët më të mirë të çiftelisë, ndër rapsodët më të kërkuar për këngët e krijuara prej tij dhe ndër këngëtaret më të preferuar për interpretimin e thjeshtë dhe melodioz, që e çoi atë për më se 30 vjet rresht në të gjitha festivalet, koncertet apo turnetë e zhvilluara në të katër anët e Shqipërisë si dhe në shumë vende të botës veçanërisht ku jetojnë shqiptarë.

Këngët e kënduara me mjeshtëri nga Mark Nikolla, i inkluduar si drejtues i treshes së njohur të Lezhës, mbeten në fondin kombëtar të krijimtarisë dhe interpretimit artistik për origjinalitetin, freskinë, aktualitetin dhe mjeshtërinë e ekzekutimit të tyre. Ato karakterizohen nga thjeshtësia e melodisë, mbështetja në motivet e muzikës popullore lezhjane, ku Marku ka jetuar, apo dhe mirditore, nga ai kishte origjinën e familjes.

Mark Nikolla mbahet si një ndër instrumentistët më virtuozë të çiftelisë. Ai shkëlqeu në këtë instrument si një mjeshtër i vërtetë, dhe shkëlqimi i tij si për çudi erdhi kur po perendonte ylli i interpretimit të çiftelisë, që ishte Ndue Shyti. Marku mori dhe çoi përpara stafetën e instrumentistit të çiftelisë në veprimtaritë kombëtare të pas Ndue Shytit duke e ngritur interpretimin me këtë instrument, në majat më të larta, duke ruajtur identitetin artistik, melodieitetin e instrumentit të çiftelisë dhe autoktoninë e saj.

Kontributi që ka dhënë Mark Nikolla në lëvizjen artistike lezhjane e kombëtare, krijimtaria e tij dhe interpretimi mjeshtëror si këngëtar e instrumenti st në çifteli, janë më se të mjaftueshme për të frymëzuar këdo, për të shkruar për të dhe veprimtarinë e tij, pavarësisht se është pak që të përmblidhet e gjithë jeta artistike e një artisti si Mark Nikolla, në një libër modest si ky që po botojmë. Por gjithsesi, është një përpjekje për të shkruar një pjesë të jetës dhe evidentuar një grimcë të krijimtarisë së tij si edhe të plotësojmë një analizë të interpretimit të tij artistik me mendimin se kemi dhënë një ndihmesë sado të vogël për plotësimin e pasaportës artistike të një prej krijuesve më të mirë lezhjanë (f. 7-9).

……Mark Nikolla është padyshim një ndër instrumentistët më të mirë të çiftelisë, rapsod dhe këngët ar i talentuar lezhjan, veçanërisht i afirmuar si drejtues i treshes së Lezhës, e njohur tashmë në të gjithë vendin dhe në trevat shqiptare jashtë atdheut. Por Marku ka edhe një anë tjetër që është padyshim pjesë e formimit dhe personalitetit të tij: origjina e familjes së tij nga Gjegjani i Pukës, çka i bën pukjanët dhe gjegjanakët të ndjehen në një farë mënyre pjesë e kontributit të suksesit të Markut si artist, instrumentist e këngëtar popullor (faqe 14)…

Autori.