MARK MESULI

MARK MESULI

MARK MESULI
Mark Mesuli është lindur në Dom (Gjegjan) të rrethit Pukë me 25 tetor 1952. Arsimin fillor e 8-vjeçar e kreu në vendlindje, atë të mesëm në shkollën pedagogjike "Shejnaze Juka" Shkodër (1971), kurse studimet e larta në degën Gjuhë Letërsi, në Institutin e Lartë Pedagogjik "Luigj Gurakuqi" Shkodër (1976).

Ka punuar mësues në Kuzhnen, drejtor shkolle në Mesul, drejtor i shkollës së mesme Gojan i Madh (1984-1987), 8-vjeçares Gojan i Vogël (1989-1998) dhe të mesmes Gjegjan (1998-2000).

Ka qenë drejtues i shoqatës së mësuesve të gjuhës dhe letërsisë, anëtar i këshillit të Rrethit dhe Qarkut etj. Bashkëpuoi me grupin studimor për gjurmim materiaesh etnokulturore që do të përfshiheshin në "Fjalorin Enciklopedik Shqiptar" (1985), me shtypin lokal dhe atë qendror e pedagogjik: gazetat "Përpjekja", "Zëri i Popullit", "Mësuesi" etj. Disponon që prej 30 vitesh një bibliotekë të pasur familjare me libra artistikë, studimore dhe koleksione të gazetave e revistave pedagogjike, letrare e kulturore.

Në vitin 2000 zgjidhet Kryetar i Komunës së Gjegjanit, mandat që e përsëriti dhe njëherë në zgjedhjet pasardhëse, duke qenë deri në vitin 2007 drejtues i kësaj Komune, i trajnuar brenda dhe jashtë vendit për qeverisjen vendore.

Fryt i veprimtarisë së tij studimore janë botimet e kohëve të fundit: "Një kullë në histori" (2007) dhe "Artisti popullor i skenës" (2008).

Eshtë i dekoruar me medaljen "Naim Frashëri" etj.