Në vend të parathënies për librin Album PIANISTIK të Sabrie Nushit

Në vend të parathënies për librin Album PIANISTIK të Sabrie Nushit

Në vend të parathënies për librin Album PIANISTIK të Sabrie Nushit
Unë e kujtoj Sabrien, me gërshetin ngjyrë gruri mhi supe dhe me duart e vogla mbi piano. Dy duar që ngrica e qytetit verior u kishte lënë gjurmë mavi të lehtë. kurse në sy kthjelltësinë e borës së maleve. Në ato sy kishte një ndriçim poeti që tek çdo gjë ndjen melodinë, ngjyrën dhe ngrohtësinë. Shumë shpejt. kjo përshtypje do t'më ringjallej duke dëgjuar interpretimet e saj në piano e sidomos në pjesët pianistike që ajo krijonte.

Por te kompozitorja Sabrie Nushi ka ndikuar pa dyshim ambienti muzikor ku ajo u lind, u rrit dhe punoi dhe njiherësh; ka ndikuar literatura pianistike. që ajo studioi me përkushtim në degën e pianos, në shkollën e Mesme "Jordan Misia" në Tiranë, të cilen e vazhdoi ta studiojë edhe në Akademine e Arteve të Bukura në Tiranë.

Pikërisht në auditoret studentore, ajo hodhi hapat e para krijuese, duke kompozuar disa  miniatura pianistike si dhe këngë e ramanca vokale, të cilal janë ekzekutuar në aktivitetet kombëlare të Dekadave të Majit, ose janë regjistruar në studiot e Radiotelevizionit Shqiptar.

Sabria merrte pjesë në aktivitete të ndryshme artistike kombëtare si Festivali i Këngës së Lehtë në RTSH, në Anketat muzikore të Radios, në aktivitetin televiziv "Mbrëmje e muzikës popullore", në festivalet kombëtare të fëmjiëve në Shkodër dhe në takimet kombëtare të Ansambleve Artistike.

Ajo punonte; spontaniteti dhe lirizmi i krijimeve i bënin kompozimet e saj të veçanta. Ajo filloi të kalojë nga miniaturat insrumentale tek pjesët e mëdha si Skerco, Tokato, Valle, etj.

Lindur prej motivesh njerëzore, njenja të thella e të frymëzuara, ato po renditen tani në një album pianistik prej 13 pjesësh. Më të preferuarat e autores. Më të arriturat. Eshtë pikërisht ky album pianistik i kompozitores Sabrie Nushit që vjen në literaturën instrumentale ashtu natyrshëm, më nië tingëllimë bashkohore, me gjuhë të pasur muzikore, me një ngjyrë kombëtare e motive të freskta.

Ky album pianistik shquhet për figurë të qartë muzikore, për frymëmarrje e ekspresivitet artistik, për natyrën e të konceptuarit e të trajtimit të figurës muzikore melo–ritmike, për formën e saj të qartë artistike dhe unitetin e përgjithshëm ideoemocional.

Çdo pjesë instrumentale e albumit është e fiymëzuar, është e ndjerë dhe me plot ngjyrë e ngrohtësi emocionale. Meloditë janë të pasura me zbukurime karakteristike të muzikës popullore. gjë që e bëjnë albumin pianistik më të veçantë, e më tërheqës për instrumentistët tanë.

Ajo vjen me stilin e saj të ndjeshëm tepër depërtues, e plot muzikalitet. sa të duket se çdo pjesë e krijuar është një këngë më vehte. Ndihet në tërësi një poezi në notat e saj krijuese. Dhe kjo sepse ato kanë lindur nga një motiv njerzor, që ka lënë gjurmë në jetën e autores, për t’u rizgjuar në tastieren e pianos me një tingëllim të ri.

E veçantë është pjesa - "Mësueses sime"- që i kushtohet të nderuarës Aferdita Tartari: mësueses së saj të parë të pianos. Ishte pikërisht kjo mësuese që për herë të parë vëndosi mbi piano dorën e vogël e të brishtë të Sabries. Aty nxënësja ndjeu se trokitja e notave ishte trokitja e parë në drejtimin, që do të merrte udha e saj artistike. Motivet e rinisë së autores, ndihen edhe në pjesët pianistike - "Rrugës së fshatit", Pastorale.- "Jehonë bjeshke", "Mall", - e të tjera, që janë vërtetë refleksione nga jeta e saj në qytetin e bukur malor të Pukës.

Albumi pianistik i kompozitores Sabrie Nushi është një dhurate për literaturën pianistike
shqiptare.

Prof. Anita Tartari
Artiste e Merituar