SESION SHKENCOR KUSHTUAR SHTJEFEN GJEÇOVIT-1989

SESION SHKENCOR KUSHTUAR SHTJEFEN GJEÇOVIT-1989

SESION SHKENCOR KUSHTUAR SHTJEFEN GJEÇOVIT-1989
ME RASTIN E 1I5-VJETORIT TE LINDJES DHE 60- VJETORIT TE RENIËS, 1989


Në përkujtim të 115-vjetorit të lindjes dhe të 6O-vjetorit të rënies së atdhetarit të flaktë dhe studiuesit e mbrojtësit të zjarrtë të kulturës sonë kombëtare, etŽnografit të shquar, Shtjefën Gjeçovit, më 16 qreshor 1989, në sallën e leksioŽneve të Pallatit të kulturës së qytetit të Pukës, u organizua një sesion shkencor përkujtimor nga Muzeu Historik i RreŽthit.
Kishin ardhur me këtë rast shoku Anastas Kondo, Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve prof. Alfred Uçi. Ishin të praniŽshëm, gjithashtu, sekretari i Komitetit të Partisë së Rrethit, Nikollë Pali dhe sekretari i Komitetit Ekzekutiv të K P të Rrethit, Zef Doçi, si edhe përfaqësues të organizatave të masave, mësues të lëndëve të historisë, gjuhës dhe letërsiŽsë, punonjës të qëndrave të punës e të prodhimit, veteranë etj.

 
Isa Islami, përgjegjës i seksionit të arsimit dhe kulturës në rreth, hapi sesionin shkencor me kumtesën: "ShtjeŽfën Gjeçov Kryeziu, figurë e shquar e popullit tonë", në të cilën vuri në pah përpjekjet e vazhdueshme plot sakrifica     e vështirësi të Shtjefen Gjeçovit për të dhënë ndihmesën e tij të pakursyer në mbledhjen dhe njohjen e trashëgimisë së madhe të kulturës sonë kombëtare.

Në referatin e tij "Kontributi i ShtjeŽfën Gjeçovit si etnograf", bashkë. i vj. shkencor Rrok Zojzi pasqyroi gjërësisht punen e madhe të Gjeçovit në fushën e etnografisë kombëtare, ku u shqua në mbledhjen dhe studimin e traditave aq të pasura të popullit tonë në doke e
 
zakone, në mënyrën e jetesës dhe të organizimit e të vetëdrejtimit të së drejtës së tij kanunore etj. Gjovalin MeŽmaj në punimin "Pikëpamjet e Gjeçovit për shtetin dhe zhvillimin ekonomik. e kulturor të vendit" trajtoi idetë e GjeŽçevit për organizimin e një shteti shqipŽtar demokratik e përparimtar me një Žekonomi të zhvilluar, që të mund të përmbushte aspiratat e popullit për liri, pavarësi kombëtare dhe mirëqënie ekonomike, me një arsim e kulturë kombëŽtare të zhvilluar.
Dodë Ndoj, nëpërmjet përmbledhjes së studimit të tij ŦShtjefën Gjeçovi për kulturën arbërore të Komanit",
bëri të ditur përpjekjet plot pasion të Gjeçovit si arkeolog e njohës i histoŽrisë të së kaluarës arbërore.

Hilë Kola me kumtesën "Veprimtaria atdhetare e Gjeçovit për Rrethin e Pukës në vitet 1911-1912", solli të dhëna me interes nga burime arkivore, nëpërmjet të cilave del roli i madh i Gjeçovit. për, organiŽzimin dhe mbajtjen lartë të rezistenŽcës popullore kundër pushtuesve turq.

Ndrekë Gjini në "Fillimet e krijimŽtarisë letrare të Gjeçovit" i bëri një një anlizë mjafë interesante dhe origjinale krijimtarisë letrare dhe artistike të Shtjefën Gjeçovit, I cili qëndron përkrah autorëve të njohur.

Xhemal Meçi në kumtesën "K L D dhe e drejta zakonore e mbledhur nëPuke",analizoi punën, e madhe të GjeŽçovjt  për mbledhjen dhe kodifikimin e të drejtës popullorere të trevës së DukaŽgjinit dhe solli të dhëna të reja për çka bëhet sot nën drejtimin e Institutit të Kulturës Popullore, për të thelluar punën e kryer më parë nga Gjeçovi, duke siguruar të dhëna me shumë interes për variantin kanunor krahinor të Pukës.

"Gjuha në veprat e botuara të GjeŽcovit" titullohet kumtesa e Idriz AhmeŽtit. Aty u pasqyruan vlerësirn.e me, interes për gjuhësinë tonë, ndihniesa e dhënë nga Shtjefën Gjeçovi për njohjen e vlera ve të gjuhës së popullit e të paŽsurisë së saj leksikore e frazeologjike.

Ruzhdi Mata në "Kontributi i GjeçoŽvit në njohjen dhe përdorimin e mjekëŽsisë popullore" nxori në pah përpjekjet e pakursyera të Gjeçovit, interesimin që tregonte për njohjen e mjekësisë popuŽllore dhe vënien e saj në shërbim të masave të gjëra fshatare, në një kohë kur mungonte ndihma më elementare mjekësore nga ana e institucioneve shteterore.

Në "Origjina e familjes së Gjeçovit", Jaho Brahaj dha mjaft burime, që vërŽtetojnë prejardhjen e Gjeçovit nga fshaŽti Kryezi i Pukës, emër të cilin Gjeçovi e ka përdorur si mbiemrin e vet dhe me të cilin krenohej si vendlindje e të parëŽve.

Anastas Kondo vlerësoi punën e bërë nga mësuesit pukjanë, puŽnën e tyre të lavdërueshme për studimin e traditave të vyera të popullit tonë, veçanërisht të krahinës. "Ky seŽsion shkencor i organizuar me kaq kujŽdes, me një auditor kaq masiv e plot interes. NiŽveli i lartë i kumtesave janë pasqyrë e një punë plot vullnet - tha shoku Anastas Kondo.

Në vazhdim të aktiviteteve të organiŽizuara me këtë rast; të pranishmit viziŽtuan ekspozitën e organizuar nga Muzeu Historik I Rrethit me mbeshtetjen e Arkiit Qendror te Shtetit, Tiranë,  me materiale arkivore dhe dokumente të shumta dhe botime kuŽshtuar jetës dhe veprimtarisë së madhe të Shtjefën Gjeçovit.

Nga: Xhemal Meçi, Botuar në "Kultura Popullore" 2/1989, f. 217-218.