Pashk Lekaj Doktor i Shkencave "Mësues i Merituar"

Pashk Lekaj Doktor i Shkencave "Mësues i Merituar"

Pashk Lekaj Doktor i Shkencave "Mësues i Merituar"
Pashk Lekaj është i lindur në fshatin Gojan të rrethit Pukë, me 20 nëntor 1948. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e tij, ndërsa 7-vjeçaren dhe të mesmen i ka kryer në qytetin e Pukës. Në mars të vitit 1960 u hap konvikti i parë në këtë rreth, me 40 konviktor në klasën e pestë, ndër të cilët ishte dhe Pashk Lekaj. Në mars 1963 u hap shkolla e parë e mesme e përgjithshme e rrethit, në qytetin e Pukës, në të cilen ai vazhdoi mësimet dhe i mbaroi ato me rezultate shumë të larta, duke qenë një ndër 21 maturantët e parë të saj. Ai punoi një vit mësimor mësues në shkollën 8-vjeçare Gojan, pasi shkollat e rrethit u kthyen nga sistemi veror në dimror.

Duke qenë i pasionuar pas matematikës, vazhdoi studimet në Fakultetitn e Shkencave të Natyrës, ku mbaroi degën e matematikës 5-vjeçare, po me rezulate të larta dhe u diplomua si Matematikan. Në këtë degë pranoheshin studentët e matematikës që kishin rezultate mjaft të larta për tre vite me rradhë.

Ka filluar punën si inspektor arsimi në vitin 1973 dhe pastaj është emruar shef i seksionit të arsimit e kulturës ku ka punuar nga viti 1975 deri në vitin 1979. Me aftësi e pasion punon si drejtor i shkollës së mesme të bashkuar Gjegjan, Pukë, në vitet 1979-1983. Pasi kryen studimet pasuniversitare në degën e matematikës të Fakultetit të Shkencave të Natyres,  më shkëputje nga puna, emrohet në vitin 1984, si drejtor i Kabinetit Pedagogjik të rrethit. Si drejues i këtij institucioni deri në vitin 1991, shpalos vlera të spikatura në kualifikimin e kuadrit arsimor. Si specialist i aftë aktivizohet me grupin Qendror të Ministrisë se Arsimit për matematikën e re. Për aftësit e tij si drejtues,mësues e metodist, në vitin 1989, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i është dhënë titulli "Mësues i Merituar".

Kontributi i tij është i dukshëm në zhvillimet e reja demokratike të vendit, në fushën e arsimit, deri në vitin 1998, ku ka kryer detyra të ndryshme të Drejtorisë Arsimore të rrethit. Me 5 kompjutera të dhuruar nga një shoqatë suedeze në vitin 1992, ndërtoi kabinetin e informatikës ndër të parët në Shqipëri.

Në vitin 1998 ka filluar si pedagog i jashtëm në UBT dhe në fillim të vitit 1999, pas konkurimit, është emëruar pedagog efektiv, ku vazhdon të punojë aktualisht, duke dhënë lëndën e informatikës. Ka bërë specializim 2 mujor në Itali për informatikë.Pasi mbaroi studimet për Master, vazhdoi punën studimore e kërkimore dhe në Qershor 2007 mori Gradën "Doktor i Shkencave " në fushën e matematikës së aplikuar në shkencat pyjore. Pas këtij botimi, del para lexuesve edhe me një libër tjetër shkencor  "Zbatime të disa metodave matematike dhe informatike në shkencat pyjore".

Gjon GJONI