ZBATIME TË DISA METODAVE TË MATEMATIKËS DHE INFORMATIKËS NË SHKENCAT PYJORE

ZBATIME TË DISA METODAVE TË MATEMATIKËS DHE INFORMATIKËS NË SHKENCAT PYJORE

ZBATIME TË DISA METODAVE TË MATEMATIKËS DHE INFORMATIKËS NË SHKENCAT PYJORE
Disertacion
Për mbrotjen e Gradës "Doktor i Shkencave"
Në fushën e matematikës së aplikuar në shkencat pyjore

Tiranë  2008

Dr. Pashk LEKAJ (Mësues i Merituar)
"Zbatime të disa metodave të matematikës dhe informatikës në shkencat pyjore"
Disertacion i mbrojtur me 8 Qershor 2007 në Universitetin Bujqësor të Tiranës
 që është vlerësuar "Shumë mirë".

Udhëheqës shkencor: Prof.Dr.Anesti POSTOLI

Oponent:
Prof.As.Dr. Harallamb PAPAKRONI
Prof.As.Dr. Orjon NGJELA
Punim e faqosje në kompjutër: Autori

Kopertina: Autori. Pamje nga Hidrocentrali i Fierzës, ish pylli eksperimental në Qafë Bari, mali i Munellës, pylli dhe ish stabilimenti në Fushë Arrëz, Pukë.

Copyright 2008 , Pashk Lekaj dhe Universiteti Buqësor i Tiranës.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumfishimi me asnjë mjet pa lejen me shkrim të autorit.

Tiranë 2008


Falenderim

Duke patur një formim të plotë në fushën e matematikës e njohuri të thella në informatikë, si dhe duke konsideruar faktin se jam lindur e rritur në një rreth si Puka, ku 80% të sipërfaqes e zënë masivet pyjore, mendova që kualifikimin tim pasuniversitar ta orjentoj në fushën e aplikimit të metodave të matematikës e informatikës në pyje. Për këtë arsye, pasi mbarova studimet dhe e mbrojta temen për master, në fushën e aplikimit të disa metodave të matematikës e informatikës në pyje, me rezultate shumë të larta, vazhdova punën për doktoraturën në të njejtën fushë që e mbrojtja me 8  qershor 2007 me vlerësimin "Shumë mirë".

Si në fazën e masterit ashtu edha në atë të doktoraturës kam pasur udhëheqës shkencor Prof.Dr. Anesti Postoli. Ndihma e tij ka qenë e gjithanshme, si nga ana metodike, ashtu edhe ajo shkencore, duke më mbajtur afër, ndjekur e sugjeruar në çdo hap të punës që bëja. Me durimin, taktin, aftësinë komunikuese, horizontin e gjërë shkencor, jo vetëm në fushën e pyjeve, por dhe në matematikë, më nxiti, inkurajoj e më forcoi besimin për të realizuar  me nivel disertacionin, për të cilin e falenderoj thellësisht.

Një ndihmë të veçantë, që në fillimin e studimeve të masterit, në paisjen me literaturën e nevojshme si dhe në realizimin e kapitullit për teleferikët, më ka dhënë Prof. Dr. Mihallaq Kotro, të cilin e falenderoj në mënyrë të veçantë..

Falenderoj Prof.Dr.Llambi Stefanllarin për ndihmen në kapitullin e përmasimit të pritave malore. Falenderoj gjithë pedagogët e Fakultetit të Pyjeve për ndihmen që më kanë dhënë, si Prof. Dr.Vasil Marku, Prof.As.Dr. Orjon Ngjela, Prof.As. Dr. Vath Tabaku,Prof.Dr. Avram Haxhi, Dr. Ermin Toromani etj.

Për përkrahjen që në fillimet e punës si pedagog, si udhëheqës për master, për ndihmën në realizimin e kapitujve të matematikës e informatikës në disertacion, si koleg i lëndës informatikë, një përgëzim e mirnjohje kam për Prof. As.Dr.Harallamb Papakroni.

Falenderoj pedagogët e matematikës Prof. Dr.Parashqevi Rrapo, Prof. Dr. Rexhep Çuko për ndihmen e dhënë me sugjerimet e tyre. Falenderoj gjithashtu gjithë kolegët e ish Departamentit Ndërfakultetor ku kam bërë jetën shkencore e në veçanti për mbështetjen nga Prof. Dr. Spiro Grazhdani.

Respekt e konsideratë kam për drejtues e specialist të Drejtorisë së Politikave Pyjore Tiranë dhe të Drejtorisë së Sherbimit Pyjor Fushë Arrëz, veçanarisht z. [Nikoll Pali], që më kanë ndihmuar me të dhënat statistikore.

Respekti e dashuria e pafund është për familjen time të dashur, për kushtet e krijuara që të punoj i qetë e me pasion, për bashkshortën time Marijen, jo vetëm për nxitjen e mbështetjen, por dhe si redaktore letrare, për fëmijët Oliverin, Dorentinen, Elvisin, Enkelejdin që më kanë inkurajuar, por dhe për ndihmen konkrete në punën me kompjutër.

Autori