Arsimi Parauniversitar ne rrethin e Pukes e Prognoza e tij, 1989-2005

Arsimi Parauniversitar ne rrethin e Pukes e Prognoza e tij, 1989-2005

Arsimi Parauniversitar ne rrethin e Pukes e Prognoza e tij, 1989-2005
Më 14 tetor 1999, Drejtoria Arsimore, në bashkpunim me Pushtetin Vendor, organizuan në Pallatin e kulturës Pukë, Tryezën Shkencore "Arsimi parauniversitar në rrethin e Pukës e prognoza e tij, 1989-2005", Studim i kryer nga Pashk Leka, ku muarën pjesë kryetarë të bashkive e komunave të rrethit, drejtor të shkollave, studiues e specialist të arsimit, përfaqësues të shoqatave etj. Më poshtë po rendisim, shkurtimisht, disa nga vlerësimet që iu bënë studimit nga pjesmarrësit:
Dedë Përshpali, kryetar i Këshillit të Rrethit.



Në hapje të veprimtarisë së zhvilluar, ndër të tjera tha se është kënaqësi të flasësh për punën shkencore të zotit Pashk. Pa u ndalur në studimin e paraqitur, ai është një ndër maturantët e parë të rrethit dhe i pari që ka mbaruar degën e matematikës 5 vjeçare në Pukë. Përvojën e tij si studiues ua ka transmetuar, sipas nivelit, drejtuesve të arsimit dhe mësuesve të rrethit. Studimi i tij është një përvojë e gjatë pune. Ai është aktivizuar në grupin Qendror të Ministrisë së Arsimit për ndihmë e kontroll për matematikën e re. Uroj që drejtuesit e arsimit e të pushtetit lokal ta kenë  studimin si udhëzues në punën e tyre…    

Halit Furriku, kryetar i Bashkisë Pukë.

Studimi është i pari i këtij lloj në Pukë i realizuar nga "Mësuesi i Merituar" z. Pashk Lekaj. Për nga rëndësia, mënyra e organizimit e të dhënave, paraqitja në mënyrë orgjinale, analitike, grafike e informatike të statistikave, në bazë bashkie, komune e  shkolle, është unikal dhe me vlera për organet drejtuese të arsimit, bashkitë, komunat, shkollat e rrethit, bile deri në shkallë kombëtare. 

Z. Pashk ka derdhuar aty përvojen e tij afër 30 vjeçare, si mësues, si Shef i Arsimit e Drejtor i Kabinetit Pedagogjik të Rrethit për disa vite, si matematikan, duke treguar talentin dhe  këmbënguljen prej shkencëtari të vertetë. Studimi për infrastrukturën arsimore është një ndihmë shumë e madhe për  drejtorinë arsimore dhe pushtetin vendor, sepse duke pasë të dhëna të sakta, dimë të bëjmë kërkesa e planifikime për investimet në arsim. Studimi na shtyn që muzeun e arsimit ta rikonstruktojmë e pasurojmë më tej. Si mësues e ish koleg shpreh kënaqësinë e veçantë për këtë studim serioz dhe me vlera që  i paraqitet arsimit…

Isa Islami, përgjegjes i sektorit të kualifikimit, në emër të Drejtorisë Arsimore dhe drejtorit z. Ndokë Seferi theksoi ndër të tjera:

Studimi ka vlerë për arsimin në rreth, jo vetëm nga ana historike për të dhënat statistikore të viteve 1989-98, por dhe për prognozën që paraqet. Kjo bën që organet e arsimit e pushtetit vendor të marrin masa në kohë si për kuadrin, bazën materiale didaktike, paisjet etj. Këtu qendrojnë  vlerat e mëdha të këtij studimi. Modelet analitike e grafike të informatizuar të paraqitur për herë të parë në këtë studim e bëjnë këtë me më vlerë. Studimi është Manuali i parë statistikor për arsimin e Pukës.  Informatizimi i tij bën që ai të përdoret lehtë e thellohet më tej. Modelet matematike e informatike në studim përdorën përherë të parë në rreth, bile më shkallë kombëtare. Gjendja e Infrastrukures dhe nevojat e saj janë bërë me koncepte bashkëkohore. Këtë studim Drejtoria Arsimore e rrrethit e vlerëson si ndihmë për punën e saj  dhe e përgëzon z. Pashk Lekaj për punën e bërë… 

Gjovalin Alia, kryetari i shoqatës së Ekoturizmit të rrethit.
Ky studim i z. Pashk Lekaj është në vazhdim të një serë studimesh, që ka bërë në fushën e arsimit të rrethit, ndër të cilët janë:

1.    "Diagnositikë e zhvillimit të Arsimit në rreth (1994-2010)", viti 1996, për IUED (Instituti Universitar i studimeve të Zhvillimit) Zvicër.
2.    "Nevojat prioritare të Drejtorisë Arsimore të Rrethit Pukë", viti 1997, për Programin Zviceran "Puka".
3.    Informatizimi i disa të dhënave të kuadrit arsimor të rrethit për vitet 1996-1998, në bazë shkolle, bashkie, komune e rrethi.
4.    "Mbi strukturën e programit dhe përmbajtjen e lëndës së informatikës në shkollën e mesme", viti 1996, për Institutin e Studimeve Pedagogjike.
5.    "Mbi disa probleme të arsimit të rrethit të Pukës që kërkojnë mbështetje nga fondacione", viti 1997 (me grup pune) për fondacionin "Cafod".
6.    Përpunim në kompjutër e korigjim i librit "Gjendja e zhvillimit në rrethin e Pukës në vitin 1996" (diagnostikim i përpunuar në kuadër të programit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë (Pukë), version i dytë i azhornuar në vitin 1997), IUED – Zvicer.
7.    "Gjendja e Infrastrukturës shkollore e nevojat e saj për rikonstruksione e ndërtime të reja dhe paisje", (bashkë me z. Afrim Djaloshi, inspektor i  arsimit në Këshillin e Rrethit), viti 1993, për Bankën Botërore.
8.    Program për zhvillimin e kursve verore me kompjutër për fondacionin "Soros" që u realizuan në vitn 1995 dhe 1996.
Disa nga këto studime ndikuan që Banka Botërore, të përfshijë Pukën ndër
katër rrethet e para në shkallë kombëtare, për investime në arsim, që disa shoqata e fondacione të japin ndihma, të bëjnë investime dhe të mbështesin veprimtaritë arsimore të rrethit, që lënda e informatikës të eksperimentohet në Pukë në vitin 1995, ndër 10 shkollat e para në Shqipëri….
   
Fran Vukaj, regjisor, Kryetar i Degës së Lidhjes së shkrimtarve dhe arstistëve Pukë.
Duhet përgëzuar Drejtoria Arsimore për këtë vlerësim që i bëhet Studimit të një intelektuali me vlera, një mësuesi, një matematikani, që ndoshta do të jetë preludi i një botimi të ardhshëm...

Prof.As.Dr. Hajredin Rudi, pedagog, pasi solli përshendetjet e Universitetit Bujqësor të Tiranës tha se kam kënaqësinë për këtë studim të kolegut tim të ri, me flokë të bardha, me të cilin duhet të krenohet Puka. Këtë vullnet e punë të madhe që ka bërë këtu, po e tregon dhe si pedagog, prandaj shpreh bindjen se do të ketë arritje të mëtejshme në fushën shkencore, duke mbrojtur edhe doktoraturën...

Vlerësime pozitive dhe urime për studimin bënë Ndue Çuni (ish Kryetar i Këshllit të Rrethit dhe Deputet), Xhemal Meçi, Drejtor i Muzeut të Pukës, Ndue Binaku e Pjetër Marku, inspektor në Drejtorinë Arsimore të rrethit. Përshendetën gjithashtu dhe vlerësuan studimin përfaqësues të shoqatave të pranishëm në përurimin e studimit.

Veprimtaria u pasqyrua gjërësisht nga gazetari Isuf Haxhia në TV Puka, me drejtues z.Ramazan Ringaj.

"Mësuesi i Merituar" Pashk Lekaj, i emocionuar për  vlerësimet që i bënë studimit me vlera historike e aktuale, shprehu mirnjohje e respekt për të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë shkencore dhe shprehu angazhimin për vazhdimin e punës kërkimore-shkencore në të ardhmen.
 
Nga: Gjon GJONI