Fran Zefi

Fran Zefi

Fran Zefi
Fran Zefi, i lindur më 1957 në Gomsiqe të Pukës. Që në moshë të njomë ka treguar prirje për muzikën dhe konkretisht për muzikën popullore folklorike. Në mënyrë të veçantë ka adhuruar instrumentin e çiftelisë dhe sharkisë.Në vitin 1974 është afruar pranë Pallatit të Kulturës Pukë, si instrumentistë, dhe gjatë gjithë kohës është dalluar për një lojë virtuoze në instrumentet kordofone të çiftlisë e sharkisë. Krahas inerpretimit solistik është dalluar njëkohësishtë si drerjtues i aposionuar i formacioneve orkestrale për të vegjël dhe të rritur brenda rrethi, pothuajse në të gjitha takimet muzikore e koncertale.

Është pjesmarrës i shumë aktiviteteve artistike lokale, kombëtare dhe nderkombëtare. Për këtë është nderuar herë pas here me çmime të ndryshme. Si rrjedhojë emiri i tij, është bërë shumë i njohur në rrethet artistike të vendit. Talenti i tij ka spikatur në ekzekutimin e pjesëve solistike, duete, trio dhe në gjithë krijimtarinë krijuese muzikore të Artistit të Popullit Ndue Shyti. Për interpretimin e lartë artistik të muzikës tonë popullore ka gëzuar respektin e shumë këngëtarve të njohur në vendin tonë dhe jashtë tij.Duke lënë të regjistruara në arkivat e radios e televizionit shumë pjesë  vokale (shoqërime) dhe insrtumentale, Fran Zefi u nda nga jeta para kohe.


Përgatiti: Tonin Haxhia.