Si e njoha Sabahun

Si e njoha Sabahun

Si e njoha Sabahun
Ishte viti 1978. Më kishin emëruar në Seksionin e Arsimit të Rrethit, mësues në dis¬pozicion. Më aktivizuan me një ekip kontrolli në disa shkolla. Mua me disa kolegë të tjerë na ngarkuan të kontrollonim sipas programit, Shkollën 8-vjeçare Mardhanaq. Prezantimi i parë ishte me drejtorin e kësaj shkolle, Sabah Sinanin, ku aty e njoha për herë të parë. Punonte në kushte të vështira, mësimi zhvillo¬hej në qelën e kishës. Për të ardhur këtu, Sabahu bënte rrugën në këmbë nga Kabashi çdo ditë. E, megjithëkëto kushte konkluzionet e kontrollit ishin, se në këtë shkollë punohej me përkushtim për të realizuar programin e mësimit dhe edukimit të nxënësve, në çdo klasë arritet ishin të larta, ndaj kjo shkollë u cilësua si ndër më të mirat në shkallë rrethi.

Bindja për punën e kualifikuar si intelektual, m'u krijua për Sabahun edhe në sesionin shken¬cor organizuar në Kabash, më 1978, ku merrnin pjesë kokat më të mëdha të shkencës shqiptare, si Prof. Dr. Eqrem Çabej, Mahir Domi, Jup Kastrati etj. Sabahu kumtoi: "60 vjet të shkollës shqipe në Kabash", që së bashku me kumtesën "Ngritja e Flamurit Kombëtar në Qelëz, shpre¬hje e patriotizmit të malësorëve pukjanë", gjen¬den të botuara në librin "Puka dhe shkolla" (viti 1978), botuar nën kujdesin e tij.

Gjithnjë për mire, e ruaj në kujtesë këtë djalosh të palodhur. Gjatë 10 viteve të punës sime në shkollën e Rrapëes, ai si punonjës metodist në Kabinetin Pedagogjik, na mësonte, na hapte horizont dhe vizione të qarta, për të ardhmen e arsimit në Rrethin e Pukës. Ai na la trashëgim librin e tij me vlera bashkëkohore: ''Udha e arsimit pukjan në vite", ku shpaloset historiku i arisimit të Pukës, që nga viti 1903, kur u hap në Iballë shkolla e parë shqipe. Ështe humbje e madhe, që u nda nga jeta në moshë të re.

Nga: Sherif Laçi, Mësues veteran.