APRRIPA E GURIT –Veshtrim Historik

Më 1529-36 Asaga Riba me 14 zjarre dhe 533 akçe tatim. Më 1571 Asaga Riba me 15 zjarre dhe 1455 akçe. Më 1591 Asaga Riba me 19 zjarre dhe 1425 akçe tatim.

Te Frang Bardhi Apperipa d'alto me 33 shtëpi dhe 295 frymë. Kjo ndodhet ballë për ballë me Shkambin e Rajës (Mer¬tur). Etnografikisht shkon me Mertur, ashtu si Merturi i Gurit. Pavarësisht nga ndryshimet, te defterët osmanë e kemi Aprripa e Poshtme dhe te Frang Bardhi Aprripa e epër, si pikë ubikacioni vlen edhe emri i Kishës së Shjakut në Mosel të Aprripës së Gurit, që me sa duket ruan kujtimin e emrit të asaj që përmend Frang Bardhi. Këtë ngatërrim të epërmen për të poshtmen e ka vënë në dukje K. Ulqini (Kumtari 1973, 103).

Mbi shtrirjen e Merturit këndej Drinit kam folur në një vend tjetër. Aprripa e Gurit me Merturin e Gurit, edhe ky këndej Drinit, quhen Brigje, emër që përfshin viset midis dy Aprripave (ba¬norët brigjetakë). Epiteti "i Gurit" në të dyja rastet, do të thotë: i ma¬lit dhe i plorit..., dmth se ekonomia e tij mbështetet në të dy komponen¬tët: "blegtori dhe bujqësi", si kudo në Malësitë tona. Sot këto kanë një zhvillim të mirë në bujqësi dhe blegtori (shih: Zëri i Popullit» nr. 241, 6.X.1976). Në Aprripë gjendet edhe Prroni i Bargurit, që tregon një bjeshkë me kullosën e saj (bar+gur), një kompozitë jukstapozitive, që vërteton edhe kjo sa thamë sipër.

Etimologjia e Aprripës është zgjidhur me kohë, bashkë me atë të Postrripës. Trajta, që përdorin defterët osmanë ka një kalim p<b në natyrën e fonetikës turke, prandaj s'ka të bëjë me sllav. riba. Për etimologjinë e Aprripave dhe të Postrripës flet Hahn (Reise 68 dhe 120). Sufflay u shton këtyre toponimeve edhe Sassaripa, emrin e vjetër të Ohrit, që me sa duket vjen deri në kohën e Antoninëve. Ky emër njihet në këtë trajtë prej Heuzey, si emër më i vjetër; për qytetin e Ohrit, e përmendet edhe në shek. XII në një shënim episkopal.

Duke i marrë të tria së bashku shihet se kemi të bëjmë në çdo rast me lat. ripa «breg lumi", «anë honi", si e jep shpjegimin edhe Prokopi i Cesaresë, atë çka në të gjitha këto raste e dëshmon edhe topografia. Kjo, me sa duket, e përjashton atë që mendon F. Luli për Postrribën, të cilën ai kërkon ta lidhë me fjalën rripë, "tokë e varur, brinjë, shpat". Ky shënon malin Rripa në Postribë. Edhe për Postrripën nuk qëndron ky shpiegim, se¬pse Postrriba pas malit të Rripës (post) ."pas".), do të kishte atëhere një shtrirje krejt tjetër.

Emri duket se ka qenë edhe më prodhimtar në një kohë, sepse kemi edhe Koras i Aprripës në Kokëdodë, etj. Në Aprripë është edhe Shpella e Kronit të Dukës. Aty është edhe Quku i Argshtive, vendi ku kalohej Drini me argsht. Quk do të thotë "grope". Aty gjendet edhe to¬ponimi tjetër i Argshtit.