Zbulohet kartela mjekësore e Migjenit

Zbulohet kartela mjekësore e Migjenit

Zbulohet kartela mjekësore e Migjenit
Ka një mori njerëzish që, me të mësuar se i ka kapur një sëmundje e rëndë që konsi derohet e pashërueshme për kohën, bien dita-ditës shpirtërisht, gdhihen të ngrysur të sulmuar nga psikoza e saj dhe i dorëzohen pesimizmit e fatalitetit. Ka të tjerë që e përballojnë atë me kurajë të vërtetë, duke jetuar e punuar sikur të mos u ketë ndodhur asgjë, të merakosur vetëm për faktin nëse do të jenë në gjendje ta kryejnë misionin që i kanë vënë vetes apo kosa e rreptë e vdekjes do t’i rrëmbejë sakaq.
Migjeni u përkiste këtyre të fundit. Edhe pse qysh nj&7 fëmijëri dhe adoleshencë u breshërua nga një mori vdekjesh të më të afërmve të tij: nëna, vëllai, babai, gjyshja, i përballoi ato me trimëri dhe u përfshi në rrugën më të vështirë të jetës, në atë të idealistit dhe vizionarit. I shëmbëllen kësisoji atij lisit shtatlartë që edhe pse "tundet dhe përgjaket në pasion të viganit, thërret me zë të lartë: "Jetë! Jetë unë due! – e frymë merr prej fellit." Sëmundja fatale për kohën i kishte bërë paralajmërime të serta edhe në vitet e shollës, në seminarin e "Jan Teologut" në Manastir, kur në vitin e katërt në tremujorin e dytë nuk e ka ndjekur fare procesin mësimor dhe ku në regjistrin përkatës ka këtë shënim domethënës: "nxënësi nuk ka nota në tremujorin e dytë, në pjesën më të madhe të lëndëve dhe në sjellje për shkak të sëmundjes".

 Biografët e hollësishëm, sidomos të viteve të seminarit, Dr. Petro Janura dhe studiuesi Rinush Idrizi, japin fakte dhe detaje kuptimplotë për këtë periudhë të sëmundjes së tij, kur ai ishte vetëm njëzet vjeç. "Milloshi e kishte fare të qartë tani gjendjen e tij shëndetësore, por përpiqej të flakte mërzitjen, dhimbjen, ankthin… Në vitin e pestë ai do të jetë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut, por do të shkëputet pak nga shkolla", dëshmon Rinush Idrizi në biografinë "Migjeni". Ashtu si shumë seminaristë të tjerë, Milloshi doli i sëmurë n g a vitet e qëndrimit në seminar. Ushqimi i varfër, veshja e papërshtatshme dhe i ftohti drithërues i Manastirit i kishin shkaktuar një varg bronko- pneumonish dhe pleurit. Pas ardhjes në Shkodër, me 24 Dhj e t o r 1932 dhe gjatë shërbimit si mësues në Urakë, ku shkonte e kthehej përditë me biçikletë në Shkodër, sëmundja e tij u përkeqësua. Në një takim që kam pasur me motrën në Shkodër, Jovankën, me dhimbje të thellë, më ka kumtuar shprehimisht "Im vëlla, aso kohe rrinte te na. E mbanim në pëllëmbë të dorës, si një vlla që na kishte mungue në shumë vite" në nji nga ditët kur shkonte e vinte në Urakë, në nji çast kur ishim vetëm më thotë: "qysh sot e tutje, tanë enët e mia duhet me i mbajtë veç. Unë jam i smuem dha kam qitë gjak". Bamë çmosin me e afrue në Shkodër dhe ia arritëm qëllimit. Por tim vëlla vazhdonte të binte. Me Cvetkën që nuk i asht nda për asnji çast, vendosëm me shkue tek doktori që e kuronte këtu në Shkodër. Doktor Bastrija (Qallimi) na priti si jo ma mirë. I thamë se jemi shumë të shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, Milloshit. Tanë kohën mbi libra e shkrime. As flen, as pin, as han, ndonëse bajmë të pamundurën me i gatitë sillën ma të shijshme. Na d ë g j o i me vëmendje, u mendue paksa dhe na tha këto fjalë që më kanë mbetë thellë në kujtesë: "Milloshit s’keni ç’i bani as ju, as unë. Ai e ka vetë në dorë shëndetin e vet. Le të heqë gajlet për miletin dhe ripërtëritet shumë shpejt."

Sëmundja


Në vitet 1934-1935, edhe pse i kishte të shpeshta momentet e astemisë, pakësim të oreksit, kollë dhe hemoptizi, punonte me një përkushtim shumë të veçantë për të përgatitur dorëshkrimin "Vargjeve të Lira". Lexonte me vëmendje tërë shtypin e kohës, nisi të shkruarit në të me pseudonimin Migjeni dhe redaktonte e kompozonte tërë strukturën e vëllimit poetik "Vargjet e Lira". Një vepër e menduar deri në detajet më të mira, e plotë, unike, harmonike, me motive, kumte, vizione të jashtëzakonshme, me inovacione tepër të guximshme në përmbajtje dhe formë, me theksa të fortë identiteti dhe me kohën brenda si rrallë në libra të tjerë. Ndërkohë që çoi dorëshkrimin në shtypshkronjën e "Gutemberg", në Tiranë, si një intelektual dhe qytetar i rangut të parë vuri në lëvizje që të gjithë ata bashkëkohës që i quante miq dhe që i çmonte për qëndrimet progresiste. Nuk e la për asnjë çast pas dore çështjen e shëndetit dhe kujtonte shpesh thënien e një plaku të mençur, në Shkodër: "Ruaje fort shëndetin biro, se asht mbretni mbi të gjitha mbretnitë! Pa të s’kanë vlerë të tjerat." Bëri disa ardhje në Tiranë edhe për librin poetik edhe për t’u vizituar te Dr. Kalmari që kishte krijuar reputacion të madh edhe fiziatri i ri, Shevqet Ndroqi që veçohej për humanizmin e përhershëm. E këshilluan të shkonte pak kohë në Sanatoriumin e Golnikut, në Slloveni. Konsullata Jugosllave e Shkodrës ia refuzoi kategorikisht vizën dhe zgjodhi Sanatoriumin e Vollosit, në afërsi të Selanikut. Qëndroi shumë pak atje, rreth dy javë dhe u kthye vrikthi në Shqipëri, përmes Athinës. Një ngjarje tronditëse po ndodhte në Shqipëri: Kryengritja e Fierit.

Milloshi nuk mund të bënte sehir prej së largu. Prej Sarande ku zbriti, qëndroi në Berat, Fier, Lushnje dhe mësoi prej shokëve të ngushtë të seminarit, shpërndarë nëpër këto qytete, gjithçka që kishte ndodhur. I këshilluan ta ndërronte Shkodrën me Pukën dhe gjatë vitit shkollor veror 1936, u ndje disi mirë. Ia doli mbarë që të gjitha përgjegjësive të shumta dhe tepër kohëngrënëse, të kryemësuesit dhe vazhdonte me intensitet veprimtarinë si krijues. U pezmatua fort për mosqarkullimin e "Vargjeve të Lira" por s’reshti së krijuari. Në vitet 1937 shëndeti nisi t’i keqësohej. Disa herë u detyrua ta linte orën e mësimit dhe t’i lutej kolegut dhe shokut të shkëlqyer, Abdulla Çanga, që t’i bashkonte nxënësit e tij me të vetët. Ja miratuan një kërkesë që i bëri Ministrisë së Arsimit për t’u mjekuar në Torino të Italisë, ku thuhej se kurimi i ftizisë kishte hedhur hapa përpara. Në Torino, ku ndodhej edhe e motra Olga, studente në matematikë, arritën të njihen dhe të fitojnë simpatinë e një italiani që kishte shërbyer në Ministrinë e Jashtme, Emilio Sciola që i çmonte fort shqiptarët dhe ishte konsull nderi i Shqipërisë në Torino. Qe ky që mundësoi hapjen e vendit dhe shtrimin në sanatoriumin e San Orbasanos, pranë Torinos, në Pinorrollo, ku përveç "shtëpisë së të dëshpëruemve" siç e quante Migjeni spitalin , ishte edhe një qendër e rëndësishme ushtarake me gjithfarë pajisjesh. Novela "Të korrurat", krijimi i fundit i Migjenit, është shkruar në sanatorium, në ditët e fundit të marsit të vitit 1938. Shkak frymëzimi për këtë novelë të mahnitshme që trajton tjetërsimin skandaloz të energjive njerëzore mund të kenë qenë me siguri edhe ato tyta topash dhe tankesh, që Milloshi vërente nga dritaret e sanatoriumit sa herë që çelte ditë e re. Kartela Në këtë sanatorium ka qëndruar nga 14 shkurti i vitit 1938 deri më 11 gusht të po atij viti.

Në të gjitha informacionet e deritanishme, si datë e shtrimit është dhënë gabimisht muaji mars. Ka qenë edhe kjo pasaktësi që na e vështirësoi shumë gjetjen e kartelës klinike, që siç duket mban datën 14.02.1938. E jo vetëm kjo, por edhe diçka tjetër shumë-shumë kuptimplotë. Për të shkuar deri te kartela klinike duhet gjetur më parë emri, mbiemri dhe të dhënat e tjera bazë në regjistrin themeltar të sanatoriumit për vitin 1938. U ngulitëm duke kërkuar nëpër të më shumë se dy ditë radhazi dhe krejt rastësisht syri më kapi midis atyre fletëve të mëdha, me emra fatzinjsh: Millosh Scutari, "Millosh shkodrani", pra. Nuk jemi në gjendje ta shpjegojmë përse ky ndryshim sinjifikativ i mbiemrit. Mandej ishte shumë më e lehtë gjetja e kartelës nga zonjat e nderuara të administratës: Chiara Piero dhe Favarina Bruna, që kërkuan në arkivin e përgjithshëm. Në sanatoriumin e Torinos ku Migjeni qëndroi për gati gjashtë muaj(14.02.1938-11.08.1938) vizitohej gati përditë nga e motra, Olga, por edhe nga një varg studentësh shqiptarë të atjeshëm, ku do të veçonim: Jakov Milen, Anthim Konomin, Selaudin Bektheshin, Spasse Gushon, Hektor Zaharin dhe të tjerë. Ata na kanë folur e lënë kujtime për Milloshin e mrekullueshëm, për atë humorin e tij të mprehtë dhe për jetën e tij në spital. Kur Migjeni u transferua në spitalin klimaterik të Torre Peliçes, këta studentë-miq të Olgës dhe të Migjenit kishin ikur që të gjithë në atdhe për të kaluar pushimet verore ndërmjet dy viteve shkollorë. Në Torre Peliçe shëndeti i tij u përkeqësua çdo ditë e më shumë dhe përveç matjes së temperaturës nuk ka asnjë asistencë tjetër mjekësore. Mjekët tashmë e dinin fundin e dhimbshëm dhe s’kishin përse shtireshin qoftë ndaj pacientit, qoftë ndaj së motrës së përkushpërshkruan e motra, Olga atë dy javësh që qëndruan atje: Milloshit i pëlqeu shumë ky vend dhe tha se do të dilte ta shëtiste sapo të çlodhej nga udhëtimi. Por nuk e shëtiti kurrë...Për dy ditë mundi të dilte nga pak në kopshtin e sanatoriumit, të tretën pati një krizë aq të fortë sa kërkoi oksigjen. D y javët e t j e r a ndenji në shtrat pa lëvizur, me pak ose aspak ushqim, duke folur përherë më rrallë, krejt i ndërgjegjshëm për ç’ka ndodhte me të...". Atëherë u mbyll në vetvete dhe me një rezinjacion të çuditshëm priti çastin e kobshëm, natën e 26 gushtit 1938, kur u shojt si në gjumë". Qe shuar krejt i vetëm, veç me motrën pranë, një "uragan i vërtetë", më i madhi poet i vendit tonë në këto kohë, një "shkëndi e shkëputur nga zjarri i votrës" shqiptare, një këngëtar i madh i vuajtjes, mjerimit dhe ringjalljes. Një poet i madhësisë së parë, një "Luan i ndrymë në kafaz", plotësisht i vetëdijshëm potencën mendore, intelektuale dhe poetike: "Thellë teme kangët e mia jesin../ e unë jam vullkani që fle i fashitun,/ por kur të vijë dita të gjitha ka me i qitun/ në njëmijë ngjyra të bukura që nuk vdesin."

Ditët e fundit të MIGJENIT


Trupi i tij po e tradhtonte. Migjeni ishte në një luftë të heshtur me mush këritë e tij. Për s h t a t ë muaj provoi sfidën, i mbyllur në dhomat e sanatoriumeve italiane. Data 14 shkurt e vitit 1938, do të shënonte nisjen e një rruge pa kthim për poetin. Me këtë datë fillon edhe kartela e tij mjekësore e sanatoriumit "Luigi Gonzaga" në Torino. Faqja e parë tregon gjithçka që ishte Migjeni. Në kokë të saj, shkruar bukur lexohet Nikolla, pasuar nga Millosh. Migjeni është i regjistruari i 2594. Koka e kartelës tregon se ai ishte shtruar në repartin Nr. 1, shtrati 32. Një student shqiptar në përpjekje për të jetuar. Diagnoza, të dhënat familjare dhe personale janë shënimet që mjekët kanë hedhur në kartelën e re. Gjithçka është e detajuar për trupin e tij ditën që ka hyrë në këtë sanatorium. Peshonte 52 kilogram dhe e kishte temperaturën 36 gradë. Ndërsa të dhëna të tjera, të vështira për t’u deshifruar në shkrimin e mjekut flasin për fytin, frymëmarrjen dhe zemrën e tij. Mjekët mbajnë gjithçka nën kontroll. Të dhënat bëhen më të plota që prej datës 16 shkurt. Në një tabelë janë vendosur të dhënat e analizave, në një pjesë të mirë të së cilave ka rezultuar pozitiv.

Reagimi do të vinte në ditët në vazhdim. Duke nisur nga 17 shkurti, mjekët kanë shënuar çdo ndryshim në gjendjen e tij shëndetësore. Në këtë ditë temperatura shënonte 36.9 gradë, ndërsa gjendja e përgjithshme e keqësuar. Në datën 1 mars gjithçka fillon të ndryshojë. Në kolonën përbri datës shkruhet: "Oreksi i mirë. Gjendja e përgjithshme e përmirësuar. Pesha në kg, 54(2 kile të shtuara për 15 ditë)". Një fletë e tërë tregon grafinë që i është bërë mushkërive të tij. Të tilla përshkrime do të vazhdojnë deri në datën 9 prill. Kjo është periudha në të cilën mendohej se Migjeni po përmirësohej vazhdimisht, ashtu siç lexohet në kujtimet e të motrës, Olga. "Nga data 4 deri më 9 prill, nuk ka pasur shqetësime specifike. Gjendja e përgjithshme është përmirësuar ", shkruajnë mjekët. Tashmë pesha e tij shënon 55 kilogram. E menjëherë pas kësaj, më 15 prill është vizatuar një skicë e mushkërive të tij, në të cilën tregohet se pjesa e djathtë është e prekur rëndë. Ndërkohë që të bën çudi një ndryshim i madh në peshë në datën 1 Maj. Mjekët shënojnë shifrën 99 kg. Deri në 12 maj mjekët shënojnë për shqetësime të vazhdueshme të poetit. Të dhënat bëhen gjithmonë e më të pakta në muajin gusht, atëherë kur gjendja e poetit ishte përkeqësuar mjaft. Këto janë ditët e fundit në sanatoriumin "Luigi Gonzaga". Kartela mbyllet me datën 11 gusht, vetëm me një fjali të shkruar nga mjekët. Në të njëjtën ditë fillon një tjetër sfidë për poetin. Asgjë nuk ka ndryshuar nga shëndeti i tij. Përveçse është transferuar në Ospedale Valdese-Torre Peliçe. Kartela nis më 11 gusht të vitit 1938. Gjashtë faqe dëshmojnë ditët e fundit të tij. Edhe këtu mjekët kanë shënuar të dhënat e Migjenit; peshën, temperaturën, gjendjen e përgjithshme. Përkrah tyre, edhe të dhënat në ditën e fundit. Në ndryshim nga kartela e parë nuk ka shumë shënime.

 Mjekët kanë mbajtur vetëm një grafikë të luhatjes së tij të temperaturës. Mjekët prisnin vetëm fundin. Në datën 16 dhe 18 gusht grafiku shënon pikën më të lartë, afërsisht 40 gradë. Nuk ka të dhëna të tjera për oreksin, për peshën apo për dhimbjet e çdo dite. Më pas temperatura vjen duke u ulur. Ora e shuarjes po afronte. 15 ditë në sanatoriumin e Torre Peliçes ishin vetëm sa për të mbajtur shpresën gjallë. Në dhomën që poeti e cilësonte si të "vuajtjes" ai do të hidhte edhe shënimet e fundit. Tashmë e dinte se ç’po ndodhte brenda tij. E priste fundin. "Tradhtinë" e ka shënuar në vargjet thurur ikjes. Pika e fundit në grafikën e temperaturës shënohet në fillim të kuadratit që përkon me datën 26 gusht. Migjeni mbyll sytë. Ndërsa në faqen e parë të kartelës klinike, një rresht më poshtë datës së hyrjes shënohet: 26 VIII/ 38. përkrah kryqi i vdekjes.

VUEJTJA


Ka do dit që po shof fare mirë se si nga vuejtja syt po më madhohen, nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen e si buzqeshja m’asht e hidhun... ... dhe po ndij se si mëngjeset e mia nuk janë ma mëngjese hovi e pune, as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë e një jete që s’durohet. Dalngadalë po shof si jeta një nga një secilin ndjesi me tradhti po ma vulos dhe s’po më mbetë asgja që me u nda si shej gëzimi, përpara nuk e dishe, ojetë, se kaq i tmerrtë asht grushti i yt që mbyt pa mëshirë. Por kot në pasqyrë po shof se si nga vuejtja syt po më madhohen nëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen, dhe shpejt do të bahem flamur i vjetruem i rreckuem ndërluftat e jetës.



Gazeta:Milosao