Dr Sulejman Sula

Dr Sulejman Sula

Dr Sulejman Sula


Në çastin e ndarjes diplomave Sulejman Sula tha, midis të tjerash: "Diploma që marr sot unë është vetëm një biletë për të çarë shtigjeve të bujqesisë " Gazeta "Zëri I Rinisë " 25 shkurt 1967

Datëlindja 20 prill 1943. Vendlindja qyteti Pukë. Vendbanimi qyteti Tiranë.

STUDIMET E LARTA

Universitetin Bujqësor Tranë, Fakultetin Agronomi, specialiteti Ekonomi Agrare, përfunduar në 1967.

GRADA SHKENCORE

"DOKTOR", me VendImin e Këshillit të Ministrave Nr. 351 datë 30.06.1993.

DETYRAT E KRYERA

Agronim i përgjithshëm në lokalitetin Gjegjan, Fushë-Arrëz dhe në kooperativën bujqësore Gjegjan,agronom dhe përgjegjës në Degën e Farave, agropedolog dhe përgjegjës në Stacionin Bujqësor ,agronom dhe inspektor për shërbimin e mbrojtjes së bimëve dhe për farat e fidanat në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, kryeagronom dhe shef i seksionit të bujqësisë në Komitetin Ekzekutiv të K.P. rrethit Pukë, specialist I mjedisit dhe gjelbërimit në Ndërmarrjen e Gjelbërimit Tiranë, shef i seksionit komunal në Bashkinë Tiranë.

AKTIVITETI SHKENCOR

• Ka kryesuar Këshillin Shkencor bujqësor të rrethit Pukë për vitet 1971-1975 ,
të Stacionit Bujqësor për vitet 1981-1984, aktivin e agronomëve të rrethit për . farat në vitet 1975 – 1990.
• Ka qenë antar aktiv në Këshillin Shkencor të Drejtorisë Farërave Tiranë dhe Institutit Misrit dhe Orizit, Shkodër .

• Është thelluar në kërkimin shkencor e atë aplikativ si bashkëpuntor në Institutin e Perimeve dhe Patateve, Institutin e studimit të Tokave Tiranë, Institutin e Kërkimeve Bujqësore Lushnje, Institutin e Misrit dhe Orizit Shkodër, etj

• I përfshirë në planet e punës kërkimore shkencore në disa institute kërkimore shkencore bujqësore të vendit, me metodika tip, ka ngritur e ndjekur eksperimente shkencore, konkluzionet e këshillimet e tyre i ka vënë në zbatim bashkë me specialistët e bujqësisë së rrethit, me dobi për shtimin e prodhimit bujqësor. Për shumë vite ka drejtuar në tërë rrethin punën për studimet krahësonjëse zonale të llojeve, varieteteve e hibriteve të farave, duke përcaktuar e përdorur për prodhimin e gjërë, më të përshtatshmit e prodhuesit në përshtatshmëri me kushtet agropedologjike të rrethit

. • Ka kryesuar grupin e punës për studimin agropedologjik të tokave të rrethit për ciklin e parë 1971 – 1973, dhe ciklin e tretë 1981 – 1983 . Raporti përmbledhës i kushtohet kujdesit për ruajtjen dhe shtimin e pjellorisë së tokës, si kusht për shtimin e prodhimit bujqësor për rrethin Pukë, me sipërfaqe të kufizuar, terren të thyer, shumë malor, ku faktorët gërryes e shplarës të lëndëve ushqyese rrezikojnë vazhdimisht. Janë përcaktuar një kompleks masash në përshtatshmëri me tipin e nën tipin e tokave, trashësinë e horizontit aktiv, përmbajtjen mekanike, reaksionin dhe përmbajtjen e humusit e lëndëve të tjera ushqyese si azot, fasfor, potas, etj .

• Ka kryesuar punën e specialistëve për hartimin dhe zbatimin e strukturave varietore dhe prodhimin e farave në rreth.

• Kontribut të spikatur ka dhënë në grumbullimin dhe studimin e populacioneve autoktone të bimëve të zonës. Një pjesë i kanë shërbyer koleksionit dhe si material gjenetik, si për misrin në Institutin e Misrit dhe Orizit, për fasulen në Institutin e Kërkimeve Bujqësore Lushnje, dhe për hudhrën në Institutin e Perimeve dhe Patateve e Drejtorinë e Farave Tiranë .

• Ka udhëhequr 16 tema studimore për specialistët e rrethit dhe dy për student të fakultetit agronomi. Ka bërë oponencë për dy tema studimore në Këshillin Shkencor të Institutit të Perimeve dhe Patateve.

• Duke luftuar empirizmin, diletantizmin dhe formaliznin, me zell dhe dije shkencore ka këmbëngul për futjen dhe përhapjen e të rejave të shkencës e teknologjisë në prodhim . Në punë ka vlerësuar njohjen, studimin, përgjithësimin dhe përhapjen e përvojës së përparuar.

• Për vitet 1996 – 1997 ka drejtuar konsulencën e florës dekorative për gjelbërimin e metropolit në Bashkinë e Tiranës.
SPECIALIST E DREJTUES

Për një periudhë pune mbi 35 vjeçare, ka treguar aftësi të veçanta për kalimin e bujqësisë së rrethit në rrugën intensive. Është dalluar nga drejtuesit e tjerë të rrethit për organizimin dhe drejtimin e punës. Kjo përbën çelësin e suksesit të tij.
• Si kordinator në Bashkinë e Tiranës ka realizuar në vitin 1996 miniprojektin: "Përmirësimi i situatës mjedisore dhe higjieno-sanitare në qytetin e Tiranës nëpërmjet financimit nga Banka Botërore". Ka kryesuar në Ndërrmarrjen e Gjelbërimit në vitin 1999, grupin e punës për studimin "Mbi zënjet e sipërfaqeve të gjelbera nga ndërtimet pa leje dhe rrugët për përmirësimin e gjelbërimit në Tiranë".
• Si specialist e punonjës shkencor është dalluar si studiues i zellshëm, me kompetencë profesionale dhe gjithashtu është dalluar në fushën e publicistikës.
• Si qytetar dhe njeri publik dallohet për urtësi e dashamirsi me njerëzit. Është veprimtar shoqëror ku i spikatet dukuria për mbrojtjen e mjedisit, bujqësinë e integruar dhe atë të prodhimeve bujqësore organike.
• Tani që është në pension, punon në krijimtari artistike, ka botuar dy libra dhe po punon për dy të tjera.
BIBLIOGRAFIA E PUNIMEVE, REFERIMEVE DHE BOTIMEVE

I. LIBRA E BROSHURA

1 . "Bujqësia Pukjane" 1970 bashkautor.
2 . Almanak "Puka", 1978, bashkautor .
3 . "115 KV/HA hudhra të thata", 1978, autor.
4 . "Qepa hudhra preshi asparagu", 1980 bashkautor
5 . " Përmirësimi i hudhrës kultivari "Puka" nëpërmjet zgjedhjes dhe disa
probleme të teknologjisë së kultivimit të saj", 1978 autor.
6 . "Zenel Hoxha Mehaj - Një jetë për të tjerët" 2005 autor.
7 . "Puka – vazhdimësi vlerash", 2008 autor .
II. ARTIKUJ SHKENCOR

"BULETINI I SHKENCAVE BUJQËSORE"

- "Efekti i dozave të plehrimit potasik në kultivimin e hudhrës për të thatë" Nr. 2 , viti 1985 .
"BULETINI I INSTITUTUT PERIME PATATEVE"
- "Për të dy e tre fishuar rendimentin e hudhrës" Nr. 1 , viti 1983 , bashkautor . REVISTA " SHKENCA DHE JETA "
- "Hudhra Puka dhe vlerat e saj ushqyese" Nr. 2 , viti "Vlerat kurative të hudhrës", Nr. 6, viti 1983 6, viti 1983.
- III. ARTIKUJ NË SHTYPIN PERIODIK E TË PËRDITSHËM

REVISTA "BUJQËSIA SOCIALISTE"

1, "Rezultate të mira në prodhimin e hudhrës". Nr, 6 , viti 1979 .

2, "Një brigadë në malësi që merr 90 kv misër për hektar". Nr, 4, viti 1981.

3, "Të zbatojmë teknologjinë e hudhrës " Puka " Nr. 6 , viti 1983 .

4. ‘Për të rritur efiktivitetin e prodhimit në grurë " Nr . 12 , viti 1983 .

5 " Mundësitë janë për të tre e katërfishuar rendimentin e hudhrës"Nr.10, viti 1984 .

6. "Edhe në malësi u bënë transformime të gjithanshme " Nr 4, viti 1985.

7. ‘Frytshmëria e plehrave në kultivimin e hudhrës " Puka " Nr.10, viti 1985.

8. "Ballafaqimi me të përparuarit zbulon mangësitë dhe rezervat për

shtimin e prodhimit" Nr . 3, viti 1986 .
9. "Kultivarët e hudhrës në vendin tonë" Nr. 4, viti 1989.
10. "Hudhra Miloti, Dhrovjani , Ishmi dhe Çizmelia" Nr. 11, viti 1990.
SHTYPI I PËRDITSHËM

GAZETA "BASHKIMI"

1 . " Edhe malet e Pukës do mbushen me bagëti" 25 qershor 1967 .
2 . "Rendimente të larta" 15 nëntor 1981 .

GAZETA " ZËRI I POPULLIT "

1. "Në rrethin malor të Pukës zgjerohet rrjeti shkollor", 2 shtator 1968.
2. "Në Buhotin malor ,Buhotin e ri", 19 janar 1969.
3. "U morën 10 kv misër më shumë se një vit më parë sepse u zbatua më mirë agroteknika", 8 shkurt 1977.
4. "Përvojë e pasur për shfrytëzimin e mirë të pyjeve", 25 mars 1979.
5. "Jo vetëm për tani ,por edhe për prespektivën", 12 gusht 1979.
6. "Mundësi të mëdha për shtimin e perimeve", 23 mars 1980.
7. "Ekonomi që realizon në vazhdimësi detyrën", 8 prill 1980.
8. ‘Kur plotësimin e planit e merr në dorë brigada", 11 shkurt 1981.
9. "Puna studimore ndihmon fuqishëm prodhimin", 13 tetor 1981.
10. "Harmonizimi me kritere shkencore i tërësisë së faktorëve", 25 prill 1982.
11. "Shembulli që jep Gjegjani në prodhimin e misrit", 26 mars 1985.
12. "Analizat për grurin nuk mbeten në shfajsimin "Moti-ngricat", 6 tetor 1987.

GAZETA "PËRPJEKJA"

1. Për një kthesë në prodhimin e farës së të lashtave", 16 qershor 1988.
2. "Misri dhe nevojat për ujë", 23 qershor 1988.
3. "Mbjellja e hershme ,brenda muajit tetor ,domosdoshmëri për bimën e grurit", 23 shtator 1988.
4. "Të vendosim prodhimin e patates mbi baza shkencore", 16 mars 1989.
5. "Fasules ia dimë vlerat ushqyese ,shërbimet s’i bëhen", 13 prill 1989.

GAZETA "KOHA JONË"

1. "Disidenti Ismail Xhemali, patriot dhe demokrat i shquar", 26 qershor 2004.
2. "Zenel Hoxha në vendin e nderit", 22 nëntor 2005.
3. "Si u shua personazhi i Migjenit, simboli i Pukës", 23 korrik 2006.

GAZETA "SHEKULLI"

1. "Ndue Shyti , krijues i përsosur i muzikës popullore", 12 shtator 2004.

GAZETA "55"

1. "Ndue Shyti ,krijues i përsosur i muzikës popullore", 22 shtator 2004.

GAZETA "REPUBLIKA"

1. "Idriz Meti ,figurë që mbarti vlera në histori", 1 tetor 2006.
2. "Haxhi Brahimi , figurë e nderuar në transportin rrugor", 13 dhjetor 2006.
3. "Një asket i kohëve moderne", 14 tetor 2007.

GAZETA "DRITA’

1. "Magjia e Artistit të Popullit Ndue Shyti", 5 shtator 2004.
2. "Xhemal Meçi-Studiues me kontribute në kulturën kombëtare", 23 korrik 2006.
Dr. Sulejmani me bashkeshorten.

REFERIME

1. NË INSTITUCIONET KËRKIMORE SHKENCORE

INSTITUTIN E KËRKIMEVE BUJQËSORE LUSHNJE

• "Rezultatet e studimit krahasonjës zonal në llojet e grurit", shkurt 1979. INSTITUTIN E MISRIT DHE ORIZIT SHKODËR

• "Studimi krahasonjës në misrat hibrid, mbështetje e fuqishme në hartimin e strukturës së misrit dhe detyrat e planit", mars 1982. INSTITUTIN E PERIME PATATEVE TIRANË

• "Eksperimentimi shkencor në bimën e hudhrës", prill 1983. INSTITUTIN E STUDIMIT TË TOKAVE TIRANË

• "Detyrat kryesore për ruajtjen dhe shtimin e pjellorisë së tokës në zbatim të konkluzioneve të studimit agropedologjik", mars 1984. 2. RRETHIN PUKË

KONFERENCË SHKENCIRE • "Rezultatet e punës studimore në përmirësimin e tokave acide", prill 1984. EKSPOZITË

• Ka ideuar e drejtuar punën për ngritjen e ekspozitës së rrethit (pavioni i bujqësisë), duke pasqyruar arritjet dhe perspektivat,shoqëruar me ekzemplarë prodhimi, stenda me tabela, grafikë ,fotografi etj. në vitet 1969, 1974, 1979. BASHKIA PUKË

• "Mbi jetën dhe veprimtarinë e Haxhi Hafiz Elez Hoxha", 25 qershor 2003. • "Jeta dhe veprimtaria patriotike ,fetare ,intelektuale, humaniste e demokratit progresist ,Zenel Hoxhë Mehaj". 02.12.200 • "Idriz Meti–drejtues me aftësi të veçanta, i spikatur për veprimtarinë e tij intelektuale, publicistike dhe qytetare me vizion për të ardhmen", 3 tetor 2006. 3. BASHKIA TIRANË

• Përmirësimi i situatës mjedisore e higjieno-sanitare në qytetin e Tiranës nëpërmjet financimit nga Banka Botërore", gusht 1996. 4. RADIO E TELEVIZION

"RADIO TIRANA"

• "Rezultate të mira në bimën e misrit", nëntor 1973. • "Përvoja e përparuar rezervë e madhe për shtimin e prodhimit", mars 1974. • "Zbatimi në kohë e me disiplinë i masave agroteknike, bazë për rendimente të larta", prill 1977. • "Situata mjedisore në qytetin e Tiranës dhe mundësitë e përmirësimit të saj", maj 1997. "TVSH"

• "Puna kërkimore shkencore t’i paraprijë prodhimit", korrik 1980 5. PJESËMARRJE

• Në disa Këshilla Shkencore të Institucioneve Kërkimore Shkencore të Bujqësisë, duke qenë aktiv e kontribues me mendime e propozime konkrete. • Në Konferencën Kombëtare të Shkencave Bujqësore 29-31, janar 1975. • Simpoziumin Mbarë Kombëtar "Shkencat Agronomike në zhvillimet e reja ekonomike të Shqipërisë 18-19 nëntor 1991". • Konferenca e 5-të e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, 4-5 qershor 1971. SHËNIM:

Gjatë viteve 1967-2003 si specialist, punonjës shkencor, publicist e drejtues ka referuar në konsulta, seminare, active, sesione e konferenca shkencore në shkallë rrethi e në disa raste në shkallë vendi për problemet e bujqësisë, të mjedisit etj. VLERËSIME

1. "Kandidat i Shkencave", me Vendimin e Komisionit të lartë të atestimit pranë Këshillit të Ministrave, Nr. 171 dt. 23.03.1988. 2 "Doktor" me Vendimin e Këshilit të Ministrave, Nr. 351 dt.30.06.1993 3 . "Urdhëri I Punës I KLASIT III", me Dekret Nr.7125 dt,11.05.1987 nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me motivacion: "Për organizim të mirë të punës për plotësimin e detyrave të planit në vazhdimësi dhe për futjen e të rejave të shkencës në prodhim, duke u bërë shembull edhe për kuadrot e tjerrë". 4. Antar i Këshillit tekniko shkencori i Drejtorisë Farave Tiranë. 5. Antar i Këshillit shkencor pranë Institutit të Misrit dhe Orizit Shkodër. JANË SHPREHUR:

- Instituti i Perimeve dhe Patateve

"Shoku Sulejman Sula, vazhdon të aktivizohet me punë shkencore. Ai bashkëpunon me këtë Institut duke ndihmuar edhe specialistët e tjerë rrethit të Pukës për eksperimentet e ndryshme që ngrihen në këtë rreth". 26.04.1988.

- Instituti i Misrit dhe Orizit

"Dr. Sulejman Sula, gjatë viteve 1980 – 1990 ka patur një aktivitet bashkëpunimi me Institutin e Misrit në drejtim të kërkimit shkencor dhe atij të përhapjes të përvojes së përparuar , në rajonizimin e hibriteve dhe kultivimin e misrit.

Aktivitetet kryesore që ka kryer mund t’i përmbledhim si më poshtë: Studimi dhe grumbullimi i populacioneve autoktone të misrit në zonën e Pukës. Pjesa më e madhe e këtyre populacioneve ruhen me kujdes në koleksionin e Institutit të Misrit si material gjenetik me vlera në programet e përmirësimit gjenetik.

Ka kontribuar në kryerjen e provave të krahasimit dhe përfshirjen në teknologjinë e kultivimit të misrit të hibriteve më të përshtatshëm si dhe zbatimin e nje agroteknike me efektivitet të lartë për zonën e Pukës.

Ka qenë anëtar aktiv i këshillit shkencor të Insitutit të Misrit dhe Orizit duke kontribuar me mendimet e tij në thellimin e kërkimit shkencor dhe atij aplikativ në programet e punës dhe tematikat e kërkimit shkencor të institutit," 01.09.2004.

- Drejtoria e Informacionit Agroushqimor

"Dr.Sulejman Sula është një specialist i njohur për kontributin e dhënë në bujqësinë shqiptare , dhe nëpërmjet publikimeve dhe shkrimeve që ka botuar në organet periodike të bujqësisë. Ai në mënyrë të vazhdueshme ka qenë bashkëpunëtor i rregullt duke sjellë përvojën e bazës për zonën veri – lindore e veçanërisht të rrethit të Pukës , për t’ia bërë të njohur nëpërmjet mjeteve të propogandës. Emrin e tij do ta gjesh në faqet e revistës "Bujqësia Shqiptare". "Buletinit të Shkencave Bujqësore ", të broshurave tekniko – shkencore dhe atyre të përvojave të përparuara, si dhe në veprimtaritë e ndryshme bujqësore , si festa prodhimi, konkurse, seminare, etj. Gjatë gjithë kohës në punën e tij si specialist dhe atë drejtuese , e ka parë si një burim krijimtarie për t’ia përcjellë kolegëve dhe masës së gjërë të punonjësve të bujqësisë. "24.07.2006.

- Libri "Njerëzit e mirë të luleve" ( Historia e gjelbërimit Shqiptar. )

"Ishte një kohë kur në Bashkinë e Tiranës, shef i seksionit komunal , të këtij institucioni , ishte docent agronom , Sulejman Sula. I interesuar shumë, për gjelbërimin e kryeqytetit , ai kishte synime dhe programe progresive, për të bërë diçka të re për gjelbërimin e Tiranës si dhe për rrethinat e saj. E shqetësonin rrugët e pa gjelbëruara dhe terrenet e blerta , që ishin gjysmë të blerta dhe të pa motivuara me lule e gjithfarë bimësh të tjera dekorative. Ideja e z. Sulejman Sulës , ishte që të mblidhte një konsultë të gjërë , me ekspertë gjelbërimi , ku ndër ta, në listën e gjatë të ishte edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Florës Dekorative të Shqipërisë, z. agr. Tomson Nishani. Por ideja e tij nuk gjeti dot kapacitetin që mund të komunikonte me titullarët e Bashkisë dhe si përfundim, ai largohet nga detyra dhe emërohet me punë në ndërmarrjen e ndërtim – gjelbërimit të kryeqytetit. Kjo lëvizje e këtij eksperti agrar, që ishte një mbështetës i madh për problemin e kryeqytetit, i solli veçse dëme problemeve ambientaliste në përgjithësi të qytetit të Tiranës si dhe periferive të saj". 2007, fq. 258.

- Gazeta "Zëri i Popullit "

Tirana a do mbetet për tërë jetën vendi i plehrave ? "Dr. Sulejman Sula shefi i seksionit të pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës për këtë problem thotë: "Sektori i pastrim gjelbërimit duke vlerësuar, si një problem shumë të prekshëm dhe të komplikuar problemin e pastrimit ka vënë gjithë energjitë e veta për të realizuar detyrën, por e quan të arsyeshme që Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve domosdoshmërisht të mbështesë këtë sektor me mjete ngarkimi dhe transporti për vitin e ardhshëm e në vazhdimësi. Puna e filluar me këtë program është vetëm fillimi dhe prek rreth 10% të shqetësimeve, që ka Tirana. Shqetësohemi për Tiranën, pasi ajo është kryeqyteti i vendit dhe me një popullsi me mbi 1/2 milionë banorë, shumica e të cilëve me kërkesa dhe kulturë në këtë drejtim "7.12.1997

PËRMBAJTJA E DISA E BOTIMEVE

"Bujqësia Pukjane".1970 Trajtohen arritje, përvojë dhe përcakton rezerva e mundësi për bujqësine e rrethit Pukë , në frymën e detyrave të kohës. Almanak "Puka " 1978 Pasqyrohen arritje dhe detyra të kohës në fusha të ndryshme.

"115 Kv/Ha hudhra të thata" 1978 Jepet përvoja dhe zbatimi me kritere shkencore i teknologjisë Kultivimit hudhrës në kooperativën bujqësore Gojan, ku janë marrë 240 kv/ha prodhim të njomë dhe 115 kv/ha prodhim të thatë. Këtu është prodhuar material faror për nevojat e Pukës e të disa rretheve të tjera.

"Qepa, Hudhra, Prasi, Asparagu", 1980.

Në libër janë shtjelluar probleme të agroteknikës së këtyre bimëve, për t’i shërbyer punonjësve,mjeshtrave dhe specialistëve,për t’u njohur më mirë me përvojën tonë dhe arritjet e shkencës në kultivimin e tyre.
" Përmirësimi i hudhrës kultivari"Puka "nëpërmjet zgjedhjes dhe disa probleme të teknologjisë së kultivimit të saj " 1987.

Nëpërmjet studimit dhe kërkimit shkencor disa vjeçar është bërë fiksimi dhe tipizimi i treguesve biomorfologjik të kultivarit të zgjedhur të hudhrës " Puka " që ka aftësi për të prodhuar 150 kv/ha hudhër të thatë e 200 kv/ha si e njomë , dhe tregues të mirë cilësor.Ajo është rekomanduar nga Instituti i Perimeve e Patates,që të përhapet në 40-60% të sipërfaqes së mbjellë me këtë bimë në vendin tonë.
Nëpërmjet punës eksperimentale përsa i përket ndikimit të afateve të mbjelljes,largësive të kultivimit,numrit dhe kohës së ujitjes,efektit të normave të plehrimit potasik, si dhe rezultatet e studimit zonal të disa kultivarëve, është arritur të përcaktohen variantet më të mira për rendiment, cilësi dhe efektivitet më të lartë ekonomik. Me punën shkencore të bërë, autori ka përmirësuar materialin gjenetik dhe pasuruar fondin gjenetik autokton me një bimë të re e ka dhënë ndihmesa të tjera për vënien e prodhimit të kësaj bime mbi baza shkencore. Studimi për bimën e hudhrës në vendin tonë është me përfundime shkencore teorike e praktike.

"Zenel Hoxhë Mehaj – Një jetë për të tjerët" 2005

Është paraqitur jeta dhe veprimtaria e këtij kleriku, teolog, patriot, demokrat dhe idealist,i cili dha ndihmes në emancipimin shpirtëror të popullit të mbarë Pukës. Zenel Hoxhë Mehaj me jetën dhe veprën e tij për shumë vite, i jep përparësi njeriut dhe nuk është kursyer për të dhënë ndihmesën e tij kujtëdo që kishte nevojë. Ai nuk qëndronte indiferent ndaj çështjeve madhore të politikës së kohës , duke shpalos mendime për formën e shtetit dhe të kombit, shqiptar, për lirinë dhe të mirën e popullit. I shquar për respektimin e zakoneve e traditave të mira të trevave të Shqipërisë së Veriut, punonte me njerëzit,që të hiqnin dorë nga disa zakone jo të mira si gjakmarrja etj. Ishte udhëheqës shpirtëror i kualifikuar dhe me cilësi të larta, mik dhe shok i të gjithëve, interpretues i filozofisë Islame,një atdhetar i flakët e demokrat idealist. Mbetet shembull i vyer që jetën e vuri në shërbim të të tjerëve.

Dr. S. Sula me Xh. Meçin dhe Rexhep Tosken.

"Puka – vazhdimësi vlerash" 2008

Duke marrë shkas nga një thënie e Poetit tonë të madh Migjeni, para se të largohej nga Puka" Çuditem që ky vend kaq i varfër,ka njerëz kaq të zgjuar, talent të vërtetë ", e realiteti që Puka ka nxjerr njerëz të shquar, autori është ndalur në disa prej tyre, që me punën dhe bëmat e tyre, kanë bërë emër në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme. Figurat që trajtohen në libër kanë lënë gjurmë në zhvillimin dhe historinë e kësaj treve, duke zënë një vend nderi për kontributet që kanë dhënë në fushat dhe sektorët ku kanë punuar. Ata kanë mbart vlera të mëdha për shoqërinë dhe e kanë nderuar Pukën brenda dhe jashtë vendit. Synimi i librit ka qënë që, përmes portreteve të tyre,jo vetëm të jepen të veçantat,jeta, veprimtaria e secilit,por,më së shumti,për t’u treguar brezave se dhe kjo trevë, edhe malësia e këtyre anëve,ashtu siç ka nxjerrrë kreshnikë e luftëtarë trima, burra të besës e të nderit në shekuj,që i kanë dalë zot vendit në përpjekjet e tyre për liri,pavarësi e përparim shoqëror,ashtu edhe ka nxjerrë,mjaft kuadro drejtues, intelektualë,specialistë,studiues,shkencëtarë,artistë të shquar e të tjerë që ia kanë ngritur lart emrin e Pukës dhe banorëve të saj. Në kreun e I-rë të librit: Personalitete me shërbesa në kulturë,art dhe shkencë, Mban si përfaqësues të kësaj fushe Mariana Leka – një soprano e shquar, Prof. Dr. Elez Selimi – personalitet i mjekësisë Shqiptare> Magjia e artistit të Popullit Ndue Shyti, dhe Xhemal Meçi – Studiues me kontribute në kulturën kombëtare. Kreu II-të: Drejtues me mentalitet idealist dhe demokrat, i kushtohet figurave si Elez Hoxha-klerik,atdhetar e demokrat| Personazhi i Migjenit, Zenel Islami-simbol i Pukës, Idriz Meti-pukiani që mbarti vlera, Kolë Mhill Kaci- një jetë me përkushtim në industrinë e drurit dhe,Ismail Xhemali-disidenti patriot dhe demokrat i shquar. Në kreun III-të: Mjeshtra të shquar të punës të përfaqësuar nga Agim Elez Kuçi- Legjendë e ndërtuesit, Pjetër Ndue Gjini-Mjeshtër i shumë zanateve,dhe Haxhi Brahimi-Figurë e nderuar në transportin rrugor,evidentohen figurat më të spikatura të këtyre fushave e profesioneve. Kreu i IV-të: Mes mikpritjes pukiane referon Pandi Nauni- Një "asket" i kohëve moderne, që i ardhur nga Sinica e Devollit, me një histori sa të dhimshme, aq dhe interesante, kaloi një pjesë të mirë të jetës gjersa mbylli sytë, në mes të pukianëve të mirë e mikpritës.