KRENARIA E QYTETIT

KRENARIA E QYTETIT

"KRENARIA E QYTETIT"

Nga:Liza Voci
Mësuese Letërsie Shkolla 1 Maj, Fush-Arrëz


Festën e 7 Marsit- ditën kulmore të historisë së dijes editurisë kombëtare-kolektivat mësimore të Bashkisë Fushë -Arrëz e kaluan duke përjetuar një ngjarje festive. Cermoninëe dorëzimit të titullit, "KRENARI E QYTETIT" akorduar ngakëshilli i Bashkisë Qendrës kulturore të fëmijëve Fushë-Arrëzme motivacionin "Për kontributin e dhënë në gjallërimin e jetëskulturore artistike nëpërmjet veprimtarive edukative argëtuese,evidentimin, nxitjen e inkurajimin e talenteve të reja".Veprimtaria e konceptuar nëformën e spektaklit u realizua me pjsëmarrjen e këshillave,drejtuesve të njësive vendore,mësues - nxënës të qytetit, punonjësve të Bashkisë etj.

 Ndodheshin gjithashtu nënprefekti i Pukës Ded Pershpali, Presidenti i unionit artistik tëkombit Shqiptarë z.Azgan Haklajetj. Me këtë rast dhe instucionii kryetarit të Bashkisë Prel Cenaj- akordon titullin "MIRENJOHJE"mësuesve veteranë GjyljanaMatoshi, Tone Quni dheBasri Selimi për kontributin edhënë në arsimimin e brezave ndër vite.Vërtetë një profesionqë meriton nderim në një datë të tillë historike.Veprimtaria krahas urimeve,vlerësimeve dhe përshëndetjeve të pjesëmarrësve nga artistët evegjël të Q.K.F.-me këngë,melodi valle, recitime etj, një vlerë të veçantë i dhanë veprimtarisësekuencat filmike të shoqëruara nëpermjet monitorit ngaveprimtaritë më kulmore të këtijinstitucioni si; 

Fëmijët e Fushë- Arrëzit në Strasburg në Dhjetor1999, me rastin e 50 vjetorit tëkëshillit të Europës, me rastin e 90 vjetorit të Shpalljes Pavarësisëkombëtare në Perkaz tëAdem Jasharit, për 6 vite radhazi, në veprimtarinë ndërkombëtare"Feste - Lojë" Durrës,SARDA" Shkodër, pjesëmarës në festivalin ndërkombëtar "Ylberii Prishtinës" 2005 dhe organizimine 2 festivaleve mbarëkombëtare të istrumentistëvetë vegjël popullorë.

Ishin këto veprimtari, të cilat u evidentuan në këtë aktivitetdhe shumë të tjera në fushën e artit, sportit e shkencës që kanëbërë me dhjetra nxënës - talente të vazhdojnë shkollat artistikee sportive në liceun artistik Tiranë, shkollën artistike‘Preng Jakova" Shkodër, mjeshtrinësportive Durrës etj. Të pranishmit në fjalën e tyrevlerësuan punën e bërë ngaQ.K.F. Fushë –Arrëz, e cila krahas vlerave artistike të transmetuaranga brezi në brez, ka bërë një prezantim dinjitoz e mevlera të qytetit Fushë-Arrëz egjithë Pukës, prandaj edhe vlerësimi i bërë nga pushtetivendor ishte një vlerësim që është dhënë me kohë nga komunitetietj. 

Po kështu u evidentuashtrirja e punës së këtij institucioni edhe në shkollat e komunave Rrape, Gjegjan, Qaf-Mali, Blerim etj me idenë e gjithëpërfshirjes së fëmijëve nëveprimtaritë zonale, lokale e mbarë kombëtare, duke vlersuar bashkëpunimin me kolektivat arsimore dhe mbështetjen e pakursyer të drejtuesve të Komunave e Bashkive. Në këtë veprimtari soleme përshendetën Kryetari Bashkise Fushë-Arrëz z. Prelë Cenaj, nënprefekti Ded Pershpali, Kryetari komunës Qafë Mali z. Nikolin Prenga, drejtues e ish drejtues shkollash specialistë të artit e të sportit të cilët vlerësuan punën pasionante e me përkushtim të specialistëve të Q.K.F. – MatiGjergji, Pjetër Nimani, Age Ndoci, Riza Toska, Gjovalin Alia dhe drejtorit Fran Mula. 

Në mjediset ku zhvillohej veprimtaria dekori I secilës përbëhej nga ekspozita e piktorëve të vegjël e titulluar ‘ Për ty mësues e nënë" ekspozita fotografike ‘aspekte nga veprimtaritë e Q.K.F. në vite" -‘Fjala poetike " me letrarët e vegjël etj, duke qënë gjithnjë në shërbim e funksion të të gjithë veprimtarisë. Supriza e këtij momenti ishte dorëzimi i titullit të nderit – Drejtorit Q.K.F z.Fran Mulaj nga Presedenti i unjonit artistikë kulturës shqiptare z.Azgan Haklaj me motivacionin ‘Për kontribut të shquar në intergrimin e kulturës Kombëtare Shqiptare ". 

Gjithësesi ky vlerësim, për stafin e Q.K.F do të jetë një obligim më i madh në dendësimine veprimtarive educative argëtuese me femijët e veçanërisht në realizimin e festivalit të tretë të instrumentistëve të vegjël popollorë I planifikuar nga MASH për t‘u zhvilluar me 19 deri më 21 Maj 2006, duke krijuar kështu një traditë në realizimin e përviteshëm të tij, në qytetin e Fushë-Arrëzit, një veprimtari vërtetë me vlera universale.