Puka, atje ku dimri vjen shpejt

Puka, atje ku dimri vjen shpejt


Fatos Baxhaku
Kush mendon se Puka ështëshumë larg e ka fort gabim. Eshtë vetëm 48 kilometra nga Bushati, atje ku rruga merr kthesën për nëVaun e Dejës dhe më tej për në Koman.
Për pak kohë jemi në mes të një lëvizjejetë dendur. Nga Mjeda dhe Vau i Dejës fshatarët shpejtojnë për në Shkodërdhe rrethina ku i presin punët e përditshme.
Në Vaun e Dejës gjallëria ështëedhe më e madhe. Fëmijët po shpejtojnë për në shkollë. Në qendër të qytetit një statujë e Nënë Terezës që shtrëngon fort dy fëmijë është edhe më epërvuajtur se çka qenë Nëna vetë.

Makina, këmbësorë e lopë ecin qetësishtpërkrah njëri-tjetrit brenda një ekuilibri për tu pasur zili. Askush nuke pengon njëri-tjetrin dhe secili ecën në
rrugën e vet. Brenda pak kohe e lëmë pas edhe Hajmelin, fshatin e fundit të Zadrimës. Rruga bëhet gjithnjë e më e përpjetë dhe shkëmbore. Kemi hyrë në kodrat e Laçit. Tashmë jemi në zonën e Pukës.

Mbretërimi i qetësisë. Ne vijmë nga një botë e zhurmshme. Vetëm pak minuta më parë kemi qenënë poteren mëngjesore të Vaut të Dejës dhe befas jemi zhytur në një qetësi të shurdhët. Ndërsa ngjitemi gjithnjë e më lart duke ecur mbi një rrugë të asfaltuarmirë, nuk dëgjojmë gjë tjetër veçse zhurmën e ndonjë makine të rrallë me targa të Kosovës. Shumë prej kosovarëve i bien këndej për të shkuar eardhur. Të paktën deri në Fushë-Arrëz shpëtojnë nga kthesat e shumta të rrugës që kalon nëpër Mirditë. U shtojmë diçka më tepër veshjeve tona. Një ciknë e mprehtë, tipike e vendeve malore, ka nisur të na kujtojë se dimri tashmëështë në prag. Dikush prej nesh kujton me buzë në gaz se "tani në Tiranëjanë ende me mëngë të shkurtra". Majtas e djathtas nesh shtrihet vjeshta ethellë, ajo e vërteta, me gjethet e përskuqura të dushkajave që i valëvit era eftohtë e Veriut. Përballë nesh shtrihen malet hijerënda të Dukagjinit. Na kujtohetse nëpër libra kemi lexuar se zotërimet e Lekë Dukagjinit të famshëm shtriheshin pikërisht në këto anë, madje Hahn, në mesin e shekullit XIX, kishte shkruar se kështjella e Lekës së Kanunit duhej të ishte diku afër Pukës. Mëvonë do ta "takojmë" sërish Lekën me mustaqe të mëdha. Ajo heshtja e fillimit nuk prishet as
kur mbërrijmë në Gomsiqe. Ky është një fshat i madh dhe i njohur i Pukës, i vendosur në anë të një përroi, që mëpas derdhet në Drin, diku afër Vaut të Dejës. Një kishë shumë piktoreske dallohetqë nga larg fshatit. Të vetmet zëra njerëzorë që dëgjohen janë ato të mësuesvetë shkollës. Gomsiqja ka një goxha shkollë të mesme. Dy nxënës, të veshurme këmishën e bardhë dhe me kollaren e zezë, kanë mbetur në oborr. Duken të shqetësuar. Kush e di se çka ndodhur që në orët e para të mësimit.Pas Gomsiqes vjen Kçira. Këtu na bëjnë përshtypje disa pallate si ato tëperiferive tona, të ndërtuara në kohën e socializmit. Të vendosura mbi njëkreshtë, të rrahura nga të gjitha anët prej erërave të ftohta, ato kanë nisur tërripen pak nga pak. Kush e di se pse na përngjajnë disi me lapidarët e harruaranë e kënd Shqipërisë.
Zhytemi sërish në qetësinë tonëvjeshtore. Vetëm rrallë e tek na përshëndosh ndonjë buri. "Kolegët" gëzohen po aq sa edhe ne teksa hasin ndonjë makinë. Një doktor në PukëMe doktor Nikolin Bardhokun jemi njohur falë miqve të përbashkët. Dhemeqë në këto anë shprehja "miku i mikut tim është miku im" është ende në funksion, miqësohemi shumë shpejt me të. Doktor Nikolini është nga Fushë-Arrëzi, dikur zona industriale e Pukës. Madje, në spitalin e atjeshëm ka punuar për shumë vjet. Tani është shefi i shëndetësisë së Pukës. Doktori bën zakonine vendit. Takimin e parë me të e bëjmë në "Turizmin" e qytetit. Ky është emri i vjetër i një lokali që është restauruar krejtësisht nga biznesmenë prejTiranës. "Po hë, si po ju duket?" - nuk e fsheh kënaqësinë e tij doktori? Doktori ka të drejtë të krenohet, në këtë lokal ndjehemi sikur jemi në njërin prej atyre luksozëve të Tiranës. Nga xhamat dallojmë kalimtarët e qytetit. Disa grakanë nisur që tani të kërrusen e të mblidhen ca nga i ftohti që po troket.Pak më tej kalon një kamion me dru. Dimri është fare afër. Dikush prej nesh i shton edhe ndonjë bluzë tjetër atyre që kishte veshur më parë.Duke rrufitur kafenë, doktori na rrëfen histori të vjetra e të reja, nga atoqë vetëm mjekët mund të rrëfejnë. "E kam ndjerë veten keq njëherë në Fushë-Arrëz - nis të flasë ai - ishte 1997. Ndodhi një aksident i rëndë. Vdiqën 9 vetë. Nuk kishim as mjetet dhe as kushtet që të bënim ndonjë gjë për ta. Ishte një ngjarje e rëndë, nuk do të më shlyhet kurrë nga kujtesa. Po kemi pasuredhe raste vështirësish, por që i kemi kaluar falë helikopterëve që mbërrijnë nga Tirana. Sidomos e vështirë është gjendja me zonën e Iballës, ku bën dimër i egër dhe ku rrugët bllokohen gjatë gjithë dimrit. Një grua me insuficensë renale desh na iku për duarsh, sikur të mos kishte mbërritur helikopteri.E kam takuar më vonë. Ishte fare mirë". Me doktorin ecim një herëpërmes qendrës. Fare pranë "Turizmit" është spitali. Puka mund të jetë qyteti ivetëm në Shqipëri që e ka spitalin bash e në mes të tij. "A e imagjinoni? Po sikurkëtu të ishte një sanatorium? Këtu është tamam klima për një vend të tillë!" -na thotë doktori. Si shumica e mjekëve edhe ai është ëndërrimtar. Për të mos iprishur ëndrrën ne nuk ia kujtojmë se tuberkulozi vrastar i Migjenit u rëndua pikërisht ca metra më larg vendit ku po bisedojmë.
Kujtesa e qytetit Xhemal Meçi është një mësues I vjetër, bashkëpunëtor që prej shumë dekadash i Akademisë së Shkencave. Pasioni i tij i madh është historia e
vendlindjes. Vetë është nga Kabashi,një zonë e njohur e Pukës. Eshtë gjithashtu një studiues e botues i njohur. Profesorin", sikurse e thërrasin të gjithë në Pukë, e takojmë në vendin etij të zakonshëm, në ekspozitën etnokulturore "E.Çabej". Na pret me atëmirëdashjen që kanë të gjithë njerëzit, të cilët merren me gjëra e histori tëvjetra. Bashkë me të e kalojmë edhe një herë atë historinë mijëravjeçare të këtyreanëve. Lekë Dukagjini (takimi ynë i dytë me të parin e këtyre anëve), maketekullash të vjetra, kostume popullore dhe deri tek i famshmi Ndue Shyti,të gjitha na kalojnë para syve brenda pak minutash. "Nga dallojnë pukianëtnga mirditorët, profesor? Asnjëherë nuk e kam bërë dot dallimin",bëhet kurioz njëri prej nesh. Profesori vë buzën në gaz: "Po ne kemi boll ndryshime, sikurse kemi edhe shumë të përbashkëta - thotë qetë-qetë ne kemi dialekt të ndryshëm nga mirditorët. Ne vetë dhe ata e kuptojmë sakaq ndryshimin. Pastaj historikisht ata janë komanduar nga bajraktarët, më i rëndësishmi prej të cilëve ishte kapedani i Mirditës, ndërsa ne kemi pasur tjetër sistem. Që në kohët e hershme të Turqisë këtu ishte vendosur një aga mysliman. Dhe kjo është arsyeja përse një pjesë e pukianëve u shndërruan në myslimanë dhe përse Puka më pas u bë qendër administrative kemi pas thanë zotni. Thonë që të parët e tyne kanë ardhë nga zona e Kolonjës. Pastaj ndryshime kemi edhe në fushë të muzikës popullore. Këndej nga ne është kënduar më shumë me lahutë, ndërsa në Mirditë e para është çiftelia. A ju duken boll ndryshime, apo doni të tjera?". Profesori e ka mbyllur me një shaka përshkrimin e tij. Po neve na ka mbetur edhe një pyetje tjetër. "Përse i kini vënë emrin e Çabejit kësaj ekspozite?" - e pyesim. "E përse jo na përgjigjet - ai ka qenë një njeri i madh për të gjithë shqiptarët - por, përveç kësaj ai ka qenë i pari që ka bërë një spjegim të saktë mbi emrin e Pukës". Nga shkolla "e përzieme", te maskat Pak metra larg qendrës është shkolla- muze, ku ka dhënë mësim e ka qenë drejtor Migjeni në vitet e fundit të jetës.
Profesori na shoqëron për tek ajo, duke na bërë një kërkesë: "Ju lutem të shkruani se kjo shkollë-muze duhet të shpallet muze kombëtar, përndryshe si do të mbahet. Deri tani është mbajtur me pasionin tonë dhe me fonde të pakta, po më vonë?". Në oborr të ish-shkollës së vogël jemi vetëm ne, dy akcie të vjetra dhe një gjel që sheh me inat se mos i ngacmojmë pulat e tij. Brenda vjen një erë e mirë librash të vjetër. Këtu kemi rast të kujtojmë letërsinë e fuqishme të
njeriut të brishtë, të revoltuar nga mjerimi. Fare afër është selia e "Puka TV". Miqtë tanë na thonë se është një prej stacioneve më të pëlqyera prej pukianëve.
Të bërë kuriozë trokasim në portën e kolegëve. Askush nuk përgjigjet në këtë vakt dreke. Ca më tej një makinë që sapo ka shkarkuar një vandak me dru. Kjo skenë na e kujton edhe një herë dimrin e Pukës dhe atë çka kemi dëgjuar më parë për të. Një e rrënqethur na e përshkon sakaq shtatin. Puka mbaron shpejt. Periferia është shumë afër qendrës. Në disa godina industriale të kohës së socializmit ndodhet një nga të paktat industri të zonës. Eshtë një punishte maskash, e ngritur nga një biznesmen shkodran. Këtu janë punësuar disa gra pukiane. Kalojmë brenda pak minutash nga historitë me malësorë e me Migjenin, te një atmosferë tjetër: te dielli që përqafohet me hënën, te Pinoku, te pani plak që buzëqesh me qesëndi.
Jashtë punishtes i hasim sërish ato turret e druve që "do luftojnë" dimrin. Në kthim nisim të lirohemi nga veshjet që kishim shtuar. Në anët tona dimri vjen
më vonë.


At Deda dhe një "gjamë" 120-vjeçare


Italiani Domenico Pasi (1847-1914) ish te vetë malësor. Kishte lindur në një fshat të vogël në malet mbi Veronën. Ishte jezuit. U dorëzua prift në motin e largët 1879. Pas kësaj jetoi e punoi në Shkodër,  në fillim si mësues e më pas si rektor i Kolegjës Saveriane. Në 1888-1889 së bashku me dy kolegë doli vullnetar për "Missione Volante" (Misioni Shëtitës) në malësitë e Veriut të Shqipërisë. Malësorët e konsideronin si njërin prej tyre. Ata e quanin At Deda. Një nga pikat e tij kryesore të qëndrimit ishte Iballa e Pukës.  Ngjarja që do të lexoni më poshtë është nxjerrë nga ditari i tij dhe mban datën: 8 qershor 1889.
"Fira gjithmonë ka qenë një vend I qetë, pa gjakmarrje dhe pa hasmëri. Vetëm katër vite më parë, në prag të Shën Sebastianit, familja e Zymer Palushit filloi
grindjen me një familje tjetër kryesore të vendit dhe nga fjalët kaluan në veprime dhe, për një çast, ranë 12 vetë të vrarë e të plagosur. Qysh atëherë kanë vijuar një varg gjakmarrjesh, hasmërish, dyshimesh etj. Dy muaj më parë filluan sërish të qëllojnë, disa të vrarë, disa të plagosur dhe katër shtëpi të djegura. Tri ditë më parë, një nga rivalët, nën shkakun se Zymeri I kishte dhënë mbrojtje armikut të tij, i kishte vrarë djalin e madh nëntëmbëdhjetëvjeçar, djalë me virtyte të rralla dhe shpresa e familjes. E gjeta familjen të tmerruar. Pas mesditës shkova për herë të fundit në varreza për të bërë "gjamën" (vajtimin) që bëhej zakonisht tri ditët e para pas vdekjes dhe në të cilin marrin pjesë të afërmit dhe miqtë. Gratë sillnin rrobat e të vrarit, i vinin përdhe pranë varrit ku së pari vinin tirqen, ose pantallonin, vijonin duke vënë xhamadanin, ose xhilen, meqë është e vetmja që kanë për të mbuluar trupin deri në brez; te vendi i kokës kapuçin, apo qeleshen, te vendi i këmbëve opingat, që janë një lloj këpuce; përmes vendosin një gjerdan plot me fishekë dhe dyfekun. Duke i vënë kështu rrobat e të vrarit, gratë mblidhen përreth në heshtje dhe nëna e të vrarit mbulon pjesën e kokës së të vrarit me një shami dhe fillon vajtimin. Fillimisht, për pak çaste, fillon të nxitet duke bërë: he!...he!...he!..., kur e mbyt dhimbja fillon të qajë; pastaj fillon vajtimin, që
është të kënduarit e përvajshëm dhe gjithmonë me të njëjtën metrikë, duke numëruar virtytet e të zhdukurit, dëmin që i ka bërë familjes, atë çfarë ai bënte në jetë, çfarë do të kishte bërë, nëse do të kishte jetuar etj., etj. Pas vajtimit që bënin gratë fillonin burrat, por në një mënyrë krejt të ndryshme.
Mblidheshin nja dymbëdhjetë veta dhe vendoseshin në një largësi prej njëzet metrash nga rrobat e të vrarit. Qëndronin në heshtje duke tundur kokën dhe trupin, pastaj duke vendosur të gjithë grushtet në ije njëherësh ia jepnin një britme me një "mjer" të zgjatur, pastaj një britmë e dytë vijon me fjalët: "un vllau i em", duke e shoqëruar britmën me një lëvizje dhe stërmundim të të gjithë trupit.
Pastaj ripërsërisin "mjer unë!" Ka një çast pushimi të përzgjatur në heshtje të thellë, pastaj përsëritet britma "mjer unë vëllau i em" dhe pastaj duke ngritur krahët, duke nxjerrë kraharorin dhe duke u përkulur për nga pas, me të dy duart fillojnë të rrahin gjoksin me grushte për disa sekonda: pastaj teksa drejtohen për nga përpara me të dyja duart, fillojnë të gërvishtin njëkohësisht tëmthat e faqet dhe disa e bëjnë aq fort sa fillon e u rrjedh gjak… Pastaj vijnë pranë rrobave dhe përsërisin shumë herë vajtimin në mënyrën e lartpërmendur, gjunjëzohen dhe përkulen aq thellë derisa prekin me kokë rrobat e të vdekurit dhe nuk ngrihen derisa të vijë çasti për të rrahur kraharorin. Pasi kanë vazhduar kështu një farë kohe, ata që janë të pranishëm në vajtim, i ngrenë duke i kapur nga supet dhe nga rrobat dhe këta, pasi bëjnë pak , ngrihen e përhapen të heshtur. Pasi të kenë mbaruar burrat, rifillojnë gratë dhe vazhdojnë ndoshta për dy orë, në mënyrë që vajtimi të zgjasë pothuajse katër orë. Pas kësaj gratë mbledhin rrobat e të vrarit, i çojnë në shtëpi dhe turma hapërndahet".


Por vjollca nuk ka!


Migjeni (1911-1938) jetoi në Pukë vetëm 18 muaj përgjatë viteve 1936 dhe 1937, e megjithatë kjo kohë ndikoi fortnë mendjen e tij. Gjatë letrave të fundit që shkroi nga sanatoriuminë Torino, ku kaloi ditët e fundit të jetës, ai e përmendte shpesh Pukën, shkollën, njerëzit.
Një nga kryeveprat e tij, novelëza"Luli i Vocërr" është frymëzuar pikërisht nga koha kur ai uemërua drejtor i Shkollës Fillore të Përzieme të Pukës. Mësimi këtu zhvillohej nga marsi deri në nëntor. Dimri i ashpër i këtyreanëve i mbante larg fëmijët."Nganjëherë i afrohet mësuesiLulit. Dhe kur e ka ftyrën e dlirtë dhe pa puça, mësuesi ja ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi dhe kishte dashtë ti fali diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka, e Luli i vocërr çka mund ti fali mësuesit tjetër? Veçnë ja faltë tollumbat e veta që kanë hapun gojën si me dashtë me e hangër mësuesin. Po, po tollumbat e Lulit kanë me e hangërmësuesin", pat shkruar Migjeni i rrethuar nga thëllimi i maleve të Pukës. Deri vonë pak kush e dinte se cili ishte Luli i vërtetë. Por, pak ngapak, si një kujtim, që vjen e forcohet. sa më shumë që kalon koha,u mësua e vërteta. Luli ishte Zenel Islami nga një fshat fare afër Pukës. Zeneli, që u arsimua më pas në Shkodër, mori poste të larta në qeverisje. Në verën e 1961 ai ishte kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit. Pikërisht në vigjilje të festës së ushtrisë, 10 Korrikut, në qytet u përhap lajmi: "Zenel Islami ka vrarë veten në Labinot-Mal!". Kjo ngjarje mbeti përherë e rrethuar menjë dozë të rëndë misteri. Familjarët e tij janë fare të bindur se Luli i Vocërr është likuiduar në rrethana ende të pashpjeguara. Mësues Migjeni vdiq nga tuberkulozi në Itali. Ishte 27 vjeç. Luli e mbylli jetën në moshën 36 vjeç. Rrallë në histori ndodh që të kenë fat kaq të përbashkët shkrimtari dhe personazhi i tij.
Të dy vdiqën të rinj, të dy të zhgënjyer nga një jetë që ishte shumë larg asaj që kishin ëndërruar. Të dy ikën nga një botë ku vjollcat ishin aq të pakta.