HOTEL TURIZMI PUKE

HOTEL TURIZMI PUKE

HOTEL TURIZMI PUKE
I vendosur shume prane liqenit dhe pistes se skive i rrethuar nga gjelberimi, HTP Begeja 1900, eshte resorti ideal per te kaluar ne nje ambjent te paster dhe te qete pushimet dimerore dhe ato verore. Gjate qendrimit ne hotel mund te shijoni ne ambjentet e restorantit gatimet e fresketa te pergatitur posacerisht per ju. Pozicionuar ne afersi te hollit te hyrjes se hotelit bari brenda dhe ambjenti jashte jane vendet perfekte per te shijuar nje kafe me miqte.

Hoteli zoteron nje vendparkim te madh. Dhomat jane te paisura me linje te drejteperdrejte telefoni, tharese flokesh, televizor me satelit dhe ngrohje qendrore. Ne mjedisin natyror te Pukes ka vende te mrekullueshme te pastra e te virgjera, larg zhurmes se qyteteve, ndotjeve industriale dhe urbane, larg punes se lodhshme te perditshme e monotone. Klima malore e bjeshkeve te saj, me gjelberimin e pyjeve te ahut e te pishes, ka vlera kuruese te pershtatshme per rekreacionin, eshte mjaft aktive ne permiresimin e sistemit nervor, te semundjeve te zemres dhe aktivizon proceset e metabolizmit, etj


                                 Qyteti Puke

Kontakt:

Tel : 0212 22 822                                  E-mail : xhim.begeja@hotelpuka.com
Fax : 0212 22 586                                 info@hotelpuka.com
Cel : 0692070306                                 administrator@hotelpuka.com
Cel : 0692328993                                 birrapuka@hotelpuka.com

Rrethi i Pukes shtrihet ne qender te Shqiperise Veriore, ne nje mjedis ku nderthuren malet me luginat e thella, mbulesa te dendura pyjore me siperfaqe te eroduara, lendina e livadhe qe nderpriten nga lumenj e perrenj te shumte, kroje me uje te kulluar ushqyer nga debora e shumte qe shpesh zbardh deri ne vere. Ketu jeton nje popullsi vitale, e shperndare ne gjithe territorin, me nje histori te pasur, qe deshmohet nga prania e qendrave arkeologjike, kalate, gjurmet e mureve ilire, shpellat si edhe me nje kulture shpirterore qe shprehet ne traditat e zakonet, ne kenget e vallet popullore aq te bukura te kesaj treve.

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerezor te Pukes perben nje oferte turistike te vecante, mjaft te pershtatshme per shetitje, ski, alpinizem, gjueti sportive (te peshkut, shpendeve dhe kafsheve te egra) dhe per veprimtari te tjera rekreative, çodhese e argetuese. Ky eshte nje sektor ne zhvillim e qe mund te siguroje te ardhura te shumta por qe deri tani nuk i eshte treguar interesi i duhur, ndaj kesaj zone qe meriton nje vemendje te vecante.





                   Hyrja ne Hotel Turizmi PUKA


                    Salla sherbimi te H.T.PUKA


        Mjedisi shlodhes jashtë H.T.PUKA








U shfrytezuan materialet e faqes internetit:
"Hoteli Puke", fotot jane realizuar nga
J. Brahaj.