NË PRAG TË VERËS

NË PRAG TË VERËS

Vite më parë qenë bërë përpjekjet për të ngritur dhe publikuar shoqërinë "Tërbuni" e cila do të organizonte e drejtonte veprimtaritë sportive të qytetit dhe të. nënprefekturës Pukë, por me pushtimin e Shqipërisë nga fashizmi italian përpjekjet u pakësuan ose heshtën.

Por pavarësisht nga kjo situatë, anëtar të saj ishin regjistruar pothuajse të gjithë të rinjtë e qytetit, sidomos shegertët, disa zejtarë, e ata të fshatit Pukë që dëshëronin të merreshin me veprimtari të ndryshme sportive, ose ishin ushtrues të llojeve të tij. Më vonë u pranuan anëtarë të rinj edhe nga fshatrat Lajthizë, Dedaj, Qerret e~.

Themelimi dhe ndërtimi i strukturës organizative të shoqërisë dhe mënyra e zhvillimit të veprimtarive e llojet e tyre në përshtatje me kushtet pukjane, u orientuan nga njohja, zbërthimi përvetësimi dhe zbatimi i përvojës e arritjeve të shoqërive të tjera sportive që ishin të krijuara si "Vllaznia" në Shkodër, "Bardhyli" në Lezhë etj.

Do të kalonin disa vite që dëshira e sportistëve pukjanë të bëhej realitet. Në përshpej•timin e krijimit të shoqërisë sportive ndikoi fuqishëm organizata e rinisë antifashiste (komuniste) e qytetit, e në mënyrë të veçantë ishte kujdesi, përpjekjet dhe përkushtimi këmbëngulës në punën me secilin i kryemësuesit të shkollës fillore Jordan Misja.
 
Përurimi i krijimit të shoqërisë sportive ishte menduar fillimisht të bëhej me 1 Maj, festë ndërkombëtare e punonjësve. Atë ditë do të kishte veprimtari politike e festive që do të mbylleshin me një ndeshje futbolli.

Programi dhe data u bënë shpejt të njohura për të gjithë të regjistruarit për anëtarë dhe opinionin mbarë shoqëror të qytetit dhe fshatrave përreth. U bënë përpjekjet e mundshme për sigurimin e bazës materiale të nevojshme, të veshjeve sportive e~.
Veprimtaritë nuk u zhvilluan në ditën e caktuar për shkak të kërcënimeve që bënë autoritetet shtetërore të nënprefekturës ndaj oraganizatës e personave me autoritet. Në këto kushte e me qëllim që të mos ndërlikoheshin ngjarjet u bë tërheqja nga njoftimi i parë duke e shtyrë për një ditë *tër e mbajtur në fshehtësi deri afër orës që do të fillonin veprimtaritë.

Siç ishte parashikuar në mëngjesin e datës 6 Maj të gjithë ata që ishin regjistruar për anëtarë të shoqërisë do të grumbulloheshim tek shkolla e qytetit. Njoftimi i organizatorëve u bë në mbasditen e 4 Majit për secilin. Shkuarja do të bëhej me grupe të vogla e pa rënë në sy të xhandarëve apo personave të tjerë që ishin të ngarkuar me ruaj*n e rendit atë ditë. Ne shegertët dhe ndonjë i punësuar në zejtari duhej të merrnim leje edhe nga pronarët, largimi pa leje do të kishte pasoja të pa dëshiruara.

Rreth orës 9 puthuajse të gjithë u gjendëm në oborrin e shkollës. Disa të rinj kaluan nga rruga që lidhte zyrat e PT¬së me shkollën, një pjesë nga kroi i qytetit dhe shumë të *rë nga prapa zyrave të rekrutimit. Mbërritja u bë jo e njëkohëshme.



Në oborrin e shkollës ishin vendosur disa hekura e trarë për zhvillimin e ushtrimeve gjimnastikore, ndërsa në fushën që gjendej në veri-lindje të saj zhvilloheshin lojërat e futbollit mes klasave sipas programeve shkollore, por kur ishte e lirë shpesh shkonim edhe ne të rinjtë. Aty pranë ka patur edhe një fushë volejbolli. Të gjithë mësuesit e disa nepunës ishin dashamirës dhe ushtrues të sporteve.

Shkolla fillore e qytetit ishte ndër të parat e ngritura në nënprefekturën e Pukës. Aty kishin dhënë mësim Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Abdulla çanga, Jordan Misja e shumë të tjerë. Shumica e anëtarëve që do të përbënin shoqërinë sportive kishin kaluar pesë vite në këtë shkollë.

Nxënësit ishin me pushime, lokali shkollor ishte i lirë.

Në oborrin e shkollës na pritën Jordan Misja, Sadri Ademi dhe Haki Uazani. Dhomat e shkollës ishin vënë në shërbim të shoqërisë që po krijohej.

Kur erdhën të gjithë të ftuarit u futëm në një dhomë klasë që ishte më e madhe nga të tjerat. Ndër ata që erdhën po shkruaj: Haki Uazani, Qamil Brruti, Isa Kraja, Sami Beça, Gani Kamberi, Isa Dibra, Muhamet Kraja, Abdyl Koka, Ismail Xhemali, Selim Arifi, Hajrush Durra nga qyteti, Ramë Selimi, Qamil Sula, Islam Beqiri, Qazim Morina, Haki Ademi, Isa Laçi, Asllan Hoxha, Mustafë Isufi, Halil Hoxha, Ukë Hyseni, Bajram Gania, e Beslim Qaluku nga fshati Pukë. Binak Alia e Halil Ismaili nga fshati Lajthizë, Zenel Islami e Elez Dani nga fshati Dedaj, Kapllan Çoba, Arif Bekë Shkjau, Abdullah Sali Pema, Ibrahim Murat Alia, Ibrahim Ymer Shkjau e Demush Ismail Pema nga fshati Qerret. Pasi zumë vend, të gjithë të gëzuar bisedën e filloi nismëtari Jordan Misja.
Në fillim ai kërkoi prej nesh të deklaronim me votën tonë: krijimin e shoqërisë sportive "TËRBUNI" të cilën në
 
këtë ambient tepër entuziast e miratuam të gjithë dhe e duartrokitëm.

Më pas Jordani na falenderoi për gadishmërinë, me shpresën se veprimtaritë do të zgjerohen e thellohen në të ardhmen, duke shtuar rradhët e shoqërisë me anëtarë të tjerë, për detyrat më kryesore që do të kishte shoqëria e drejtuesit e saj në edukimin e anëtarëve të vet me frymën patriotike e të atdhedashurisë, për nevojën e ushtrimeve të llojeve të ndryshme të sporteve mbasi Shqipëria ka nevojë për njerëz të fuqishëm në mbrojtjen e trojeve të veta.

Ai u ndal në mënyrë të veçantë në nevojën e organizimit. zgjerimit e thellimit të propagandës që duhej bërë në favor të lëvizjes Nacionalçlirimtare të popullit Shqiptar për çlirimin nga pushtuesit e huaj, duke paraqitur në mënyrë të përmbledhur edhe gjendjen politike të kohës kur lufta e dytë botërore ishte e rreptë dhe e ashpër sidomos në Europë.
Sadri Ademi, njëri nga futbollistët më të mirë të Pukës në ato vite bëri zbërthimin e programit të veprimtarive dhe mënyrën e zbatimit të tyre, gjatë ditës.

Uniforma (veshja) e futbollistëve të shoqërisë "Tërbuni", ishte kuq e zi. Bluza ishte prej bezeje të kuqe, me jakë të zakonshme e mëngë që vinin deri afër bërrylit, të mbathurat të zeza, qepur thjeshtë që arrinin deri nga mesi i kofshës. Copat ishin blerë me kontributin që kishim dhënë ne dhe popullsia e qytetit, qepur në fshehtësi nga rrobaqepësit dhe gratë që punonin me makina në shtëpi. Këpucë futbolli nuk kishte. Ata lojtarë që i kishin të tyre do i përdornin, ne të tjerët do të luanim atë ditë me këpucë të zakonshme, ose zbathur. Për ndeshjen futbollistike të ditës u krijuan dy skuadra. Unë bëja pjesë në• skuadrën e dytë (B).

Për të shkuar tek fusha e futbollit ku do të zhvillohej ndesh ja, kaluam përmes qytetit në dy rreshta sipas ndërtimit
të skuadrave, të veshur të gjithë me uniformën e re sportive. Printe Sadri Ademi me flamurin kombëtar vendosur mbi një shtizë rreth dy metra të gjatë. Shoqëria në formim nuk kishte flamur të vetin.

Ecja në rresht dhe me hap të rregullt në rrqgën kryesore të qytetit duke kënduar si në kor këngë patriotike: "Për mëmëdhenë", "Ejani mblidhuni këtu këtu" etj. Ky parakalim perms qytetit tërhoqi vëmëndjen e shumë qytetarëve të cilët u bashkuan me ne, por edhe të autoriteteve qeveritare të nënprefekturës e xhandarmërisë që nuk e prisnin një surprizë të tillë, dhe për ato tani ishte "vonë" që të vepronin kundra nesh.

* * *
Fusha ku do zhvillohej ndeshja e parë përuruese e futbollit dhe veprimtaritë e asaj dite ishte në veriperëndim të qytetit, vijëzuar në përmasat e kërkuara, pastruar e pajisur me dy portat. Për të ndjekur ndeshjen erdhën shumë qytetarë, fshatarë përreth dhe nëpunës shtetërorë.

Loja u zhvillua shumë korrekte dhe e fortë. Secili nga ne luajti me të gjithë mundësitë e aftësitë e tij, por rezultati i buzëqeshi skuadrës "}:'. Ne të gjithë, shikuesit dhe gjyqëtarët e ndeshjes mbetëm të kënaqur.

Objektivat e asaj dite maji të vitit 1942 u arritën:
E para: U themelua shoqëria sportive "Tërbuni" për Pukën.
E dyta: Paraqitja e saj publike u bë edhe "de facto".
E treta: Dëgjuam një bisedë politike për ngjarjet më të fundit brenda e jashtë vendit.
E katërta: U zhvillua ndeshja e futbollit duke shënuar fillimin zyrtar të veprimtarive sportive të shoqërisë.