Kur paria e Shqipërisë shkoi në Vjenë për homazhet e Franc Jozefit

Kur paria e Shqipërisë shkoi në Vjenë për homazhet e Franc Jozefit

 (…Në nëntorin e vitit 1916, teksa Lufta e Parë Botërore (në vorbullën e së cilës ishte përfshirë dhe Shqipëria) po shënonte kulmin e saj, në mbarë botën u përhap lajmi se ishte ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Perandori i Austro- Hungarisë, Franc Jozefi (plaku), i cili në atë kohë, edhe pse në një moshë të thyer, kishte një rol jo të pakët në luftën e përbotshme, ku Austro-Hungaria ishte bërë palë dhe kishte në front me qindra e mijëra ushtarë të saj. Vdekja e Perandorit Franc Jozef pati një jehonë të madhe edhe në Shqipëri, pasi në atë kohë pjesa më e madhe e territorit të saj ishte nën kontrollin e trupave austrohungareze, që shqiptarët i shihnin si shpëtimtarë të tyre. Nisur nga ky fakt, vdekja e Franc Jozefit u prit me një hidhërim të madh edhe nga ajo që mund të quhet klasa politike shqiptare e asaj kohe, si dhe nga prijësit e fiseve të ndryshme, që përbënin dhe parinë e Shqipërisë në ato vite, të cilët, në shenjë nderimi dhe respekti të thellë, shkuan deri në Vjenë për të bërë homazhe
dhe për t‘i shprehur familjes perandorake të Habsburgëve…)

… Pjestarët e deputacjonit; Ndën prisi të Shkëlqesisë së Ti General Trollmannit, ma i nalti Komandar në Shqypni, muernë pjesë në deputacjon të nderit këta Shqyptarë: "Deputacjoni ishte i përbamë prej këtyne pjestarëve; Qytetui i Shkodrës kish dërgue përfaqësonjës këta zotni: Musa Jukën, kryetar i përlimtares, Kol Ujkën e Hasan Efendi Bekteshin. Për Malci: Vat Marashin, bajraktar i Shkrelit, Gjelosh Gjokën, vojvodë e Kastratit e Abdi Kolën, bajraktar i Shalës.
Për Postribje: Hasan Ahmetin, Vojvodë.

Për Lesh: Mano Bej Mehmet, B. e Dedë Cokun. Për Zadrimë: Llesh Milotin. Për Pukë e Mirditë: Kapidan Ndue Gjonin prej Oroshit, Zef Ndoci vojvodë e Spaçit e Zejnel Agën Krye Iballjes.
Për Krue: Muharrem Pengili, naibmufti. Për Mat: Ahmet bej Zogollin.
Për Tiranë: Musa Maçin e Xhelal bej Toptanin.

Për Durrës: Izedin Beshirin, kryetar I përlimores (Bashkisë), e Emzot Nikoll
Kaçorri si veqil i Arqipeshkvit të Durrësit. Për Kavajë: Qazim Bej, kryetar i përlimtares
e Shazivar Bej. Për Elbasan: Irfan Bej e Lef Nosin. Për Berat e Skrapar: Sami Bej Vrionin, Mehmed Esadin e Demitër Lavdën. Për Lushnje: Ahmet Bej Resuli e Emin
Vokopolën.
Për Fieri: Kahreman Bej Vrioni.
Për Xhuri e Peshkopij: Elez Jusufin,
kryetar fisi, e Salih Spahinë, nënprefekt i
Lumës.
Për Krasiniqe: Hysni Bej Curri, nënprefekt i Bunjës e Salih Mani për Bunje.
Për Kosovë: Hasan Bej Prishtina.

Deputacjoni shqypëtar kje përcjellë prej këtyne oficerave: Prej Oberstleutnantit generalstabit Myrdacz, prej Kapidanit generalstabit Stojakovic, prej kapedan Wimmer, ashtu edhe prej Oberleutnant Holzpach, ndihmëtar vehtjetuer e prej Leumant Micie. Audjenca te Perandori e Perandoresha Perandori dhe Perandoresha e pritnë mbas dreke me madhni të madhe n‘audjencë deputacjonin shqypëtar e kjo ditë kje ma e bukura e të gjithë tjerave. Në 3 sahatin mbërrti deputacjoni me 15 automobila para pallatit të Perandorit. Ku u duknë Shqypëtarët, i përshëndeti populli me gjith zemër. Deputacjoni u mblodh n‘Apartament të Radetzky-t, ku i priti ministry I përjashtëm, Graf Czernini e Cerimonjeri i Shpis perandore von nepalez. Gjeneral

Trollmanni i kish pri deputacjonit e me të bashkë ishin dhe oficjerat përcjellës, Profesor Dr. Pekmezi dhe Profesor Rotta. Prej andej duel deputacjoni shqypëtar n‘odë të pritjes; në rrugina të pallatit ishte rreshtue në të dy anët xhandarmërija perëndore e roja e Madhnis së Ti vesh me uniforma për

bukuri. N‘audjencë muernë pjesë edhe ministri i përjashtëm, Graf Czernini e Camberlani i madh Graf Berchtoldi. Audjenca ngjati tre çerek sahati. Perandori dhe perandoresha ju dhanë dorën të gjithë delegatëve shqypëtar e folnë edhe me ta tuj i
pvetë edhe mbi nevojat e vendit. Mënyra e perzemërt me të cilën Perandori e Perandoresha e pritnë deputacjonin shqypëtar.