Parathanie per librin "Jeta e Vjellagjolasve" te autorit TON ZMALI

Parathanie per librin "Jeta e Vjellagjolasve" te autorit TON ZMALI

Parathanie per librin "Jeta e Vjellagjolasve" te autorit TON ZMALI
Fjalet me flutura shpirti...

Kur mbylla sytë me shfaqeshin njerëzit e "Gjolit të pasosun" (Leter e perzemert nga larg për poetin e shkrimtarin TON Zmali)
 
I dashur e i nderuar krijues;

Fakti që je poet dhe shkrimtar e çdo fjalë që thua më duket e zgjedhur, më bën inferiore ndaj teje dhe më pengon të jap mendimin tim për këtë vepër. Por do mundohem ta lë mënjanë këtë fakt. Gjithsesi uroj t' ia dal. Për librin tënd nuk diskutohet që ka shumë për të thënë, mendime që kanë lindur gjatë leximit, madje do të thoja pas çdo fjale dhe që tani e kam të vështirë t'i them të gjitha. Por thjesht do bëj një përmbledhje të shkurtër. Sifillim dua të të përgëzoj sepse për mua ke bërë një punë të shkëlqyer. Tani në shkollë, në fakultetin për anglisht po studioj veprën e një shkrimtari të njohur të kohës së Rilindjës së Letërsisë Amerikane; Nathaniel Haëthorne The Scarlet Letter (Letra e Kuqerremtë). Ai thoshte se kur përfundoi së shkruari veprën e tij, ia dha gruas ta lexonte. Ajo, pasi e lexoi veprën, e pëlqeu shumë. Në mëngjes ajo u zgjua me dhëmbje koke. Kjo, tha autori, ishte një shenjë e mirë për mua që vepra do të ishte një sukses i vërtetë. Dhe në fakt ashtu ndodhi, u bë një ndër veprat më të bukura dhe më universale ...

Edhe unë, pasi e lexova veprën tënde, kur mbylla sytë më shfaqeshin njerëzit e "GJOLIT TË PASOSUN", Skeleti, Murrlana. Murrdeti, Zagari, Ush Palareja, Sllaviana, Kaçubeti, Korb Gjoli, Masha. Gjeneral Gazepi, Karabelaja etj, që pa diskutim kishin lënë një shije të hidhur tek unë, me fëlliqësit, intrigat dhe pabesitë e tyre. Nuk mund të mohoj që gjatë leximit më tërhoqen aq shumë pas botës së tyre, sa për një moment më dukej sikur kisha të bëja me personazhe reale, të gjallë ... pastaj kujtohesha që ishin pjellë efantazisë tëndë. Vlera dhe mesazhe arti. Bukur apo jo ? ... Si mund të lë pa përmendur njerëzit e LIQENIT, të cilët nuk gjej .fjalë t 'i përshkruaj me mrekullitë që u ke dhuruar ti. Gurabardhasit ... Floksa, Bardhi i Parë, Frangu, Major Bardheci, Pranvera, Zamira, Bilbil Gurabardhi,

Qun Morina, Bora etj., njerëz të urtë, të dashurum; zemërbardhë dhe të gatshëm përherë për t 'u vetsakrifikuar për vendin e vet, Liqenin e mrekullueshëm. Ka qenë vërtet e vështirë të bëhesh dëshmitare e një shkatërrimi aq makabër të Liqenit. Nuk mungon kurrsesi ngjyrimi poetik i çdo pjese në veprën tënde, që të ban për vete sidomos me përshkrimin e Liqenit apo dhe me larminë shumëngjyrshe të personazheve. Fjalori i zgjedhur me shumë kujdes si "njerkatdheu ", Gurmuesi i fjalëve (me revolver dhe çanten me dry tipike e tyne)" apo përshtatjet e emrave të personazh eve si: Trashja e Qymyrit, Teta i Langut, Gjeneral Gazepi, etj., e bëjnë edhe më tërheqëse veprën.


Ton Zmali

... Një karakteristikë e veçantë është edhe referenca në mitologji,si: Guri i nusës, Miku gjarpër, "Drejtësia e dhelprës ", Arusha dhe Ketri e shumë të tjera të përshtatura në mënyrë të përkryer. Kisha menduar të të shkruaja një paragraf të shkurtër, por kur kapa lapsin mu kujtuan një nga një shumë personazhe apo momente mbresëlënëse. Nuk diskutohet që historia e Flokeses me Bardhin e Parë, Borës me Qun Morinen, apo e Major Bardhecit me Pranveren ishin nga më të bukura për mua. Nga më të trishtueshmet do veçoja: Ndotjen e Liqenit nga Bushtrat, Vrasja e mullixhiut nga i biri, apo historia e Trashes së Qymyrit. Nuk mund të lë pa përmendur edhe Teorinë e Ajsbergut me "të dukshmet"dhe "të padukshmet" që në një farë mënyre ishte refreni i veprës (të paktën unë kështu e kam quajtur). E di që më vonë do them: si paskam harruar t 'i përmend këtë apo atë, por tani po e mbyll duke të përgëzuar së pari për punën e shkëlqyer (me aq sa mund të kuptoj unë) dhe së dyti duke të uruar shumë sukses dhe së treti dhe më e rëndësishmja për mua është që ndihem krenare që jam mbesa jote ...

Nuk më vjen në mendje asnjë vërejtje, sepse nuk ndihem në atë nivel sa të të bëj vërejtje, megjithatë do të sugjeroja të punoje pak me shumë me personazhin e Pader Llumit sepse nuk është shumë e qartë nëse ai është përfaqësues i Gjolit apo i Liqenit??? Jam munduar të flas me gjuhën e letërsisë duke qenë se më tërheq shumë. Shpresoj të të pëlqejë "analiza ime " ... Ka qenë kënaqësi e vërtetë dhe një privilegj për mua të shtypja librin tënd dhe padysh im/atlum tur ta eksploroja e para ...



Nga: Eglantina Cumraku, Studente në degën e anglishtes, Universiteti i Tiranes, 12 tetor 2007