PARATHËNIE Per Librin "Lulet e KSENIT" Të autorit Ton ZMALI

PARATHËNIE Per Librin "Lulet e KSENIT" Të autorit Ton ZMALI

PARATHËNIE Per Librin "Lulet e KSENIT" Të autorit Ton ZMALI
Nga: Diana Çuli

Një ditë, në një nga këto ditë kur plumbat shpojnë të verbër ajrin e thatë dhe ftohtësisht të ndriçuar të Tiranës, në derën e zyrës sime troket një njeri. Ai nuk mban në duar kërkesa drejtuar shoqatës për ndihma humanitare, as ndonjë thirrje për manifestime pajtuese, as ka gabuar adresë. Ka diçka në dorë, të mbështjellë me kujdes, një dosje, një dorëshkrim. Dhe befas, pa ditur se si, pa e kuptuar pse m'u freskua kujtesa ashtu paprimtas, ndërmendem në çast.Kuptoj ç'ka ai në dorë: një vëllim poetik. Kthej kokën andej nga qielli i gërvishtur çmenduri sht përkulet i munduar mbi rrugët e përgjakura dhe përsëri vështroj fletët në duart e tij. Dhe ndjej se kam përpara diçka "të vërtetë" dhe se gjithçka ndodh aty jashtë nuk mund të jetë më e rëndësishme se sa ai dorëshkrim.









Eshtë poeti Ton Zmali, i cili dikur, djalë i ri, trokiste në dyert e gazetës "Drita", me atë vështrimin e ndrojtur të atyre që provonin t'i hynin poezisë dhe që në duart e dridhura nga emocioni, shtrëngonin tufezat e para të vjershave. Mund të kenë kaluar njëzet vjet që atëhere , ndoshta pesëmbëdhjetë. Ku paska qënë poeti për gjithë këta vjet? Si ka rrjedhur dëshira e tij poetike, jeta e tij, pjesëz e mundimshme e jetës së vështirë të brezit të tij?

Unë e kërkoj dhe e gjej përmes rrjeshtave, të cilat ai ka shkruar gjatë jetës së tij prej "kseni". Kjo fjalë greke, e përkthyer "I huaj", si nje udherefyes per të ndjekur një jete e cila eshte edhe fiymezimi kryesor i poezive te Ton Zmalit. Poeti eshte një "ksen" në Shqipërine komuniste, sepse biografia e tij nuk i vjen per shtat luftes së klasave, eshte një "ksen" ne atdheun e grekërve, ku rrugëton i deshperuar për të harruar vuajtjet e kaluara në një vend të huaj, por ku perjeton të tjera vuajtje, te tjera halle, eshte një "ksen" perseri ne Shqiperine e tij larg së ciles nuk mund të qendroje më por ku, i kthyer gjithë shprese nuk e realizon dot atë. Ndoshta prandaj dhe i ka vëne titullit këtë fjalë, për të shprehur atë që emigranti shqiptar ndjen kur është "} huaj". Ajo fjalë u ka mbetu!" në vesh shqiptarëve dhe do tJu kumboj ë si alarm të gjithë atyre që e provuan shqiptimin e saj.

Këtë përjetim ndeshim nëpër poezitë e këtij vëllimi, ku poeti kujton buzëqeshjete ëmbla të fëmijëri së, vendin e tij ku rinia nuk shuhet asnjëherë. Duket se emigrimi ka nxitur një shpërthim përfytyrimesh të fshehura dhe të papërcaktuara më parë, por në largësi ato
 
shndërohen në shkëndija shumëngjyrëshe, të cilat e grishin të kthehet pas. Atje ai ënd ëron për bjeshkët, për këngët e lashta dhe tingujt e lahutës, atje pret me padurim letrat:

letrat nga larg
Gjithë aromë çiltërsie
 buzëqeshje vetmish
mbi dete dashurie

Një vend të dukshëm zënë poezitë e shkruara nën ndikimin e jetës në mërgim. T ë duket se i gjithë shpirti i vuajtur i shqiptarëve që morën sytë këmbët për të qetësuar më kot dallgët e dëshpërimeve të pafund është derdhur në këto poezi. Ato janë klithmat e mundura të atij që bredh natën rrugëve të qyteteve të huaja, " ... ku trastë efukarait rëndon plumb mbi shpinë", ku "vetëm h.det nuk më dinë të huaj" ... Vetëm nga ky varg lexuesi percepton gjithë peshën e dhimbjes së shqiptarit të përbuzur, vetëm sepse është "i huaj", trishtimin dhe hidhërimin e fatit kundërshtar. Dhe atëhere, në ato netë të ngrysur, dëgjojmë dhe thinjen e heshtur e të lashtë:

Zogj të malit në fluturim
atij i çoni mallin tim

Pas e ndjekin shpresat e tjetërsuara, vetmia e pandashme, hijet e zeza, moskuptim i njerëzve në përgjithësi ndaj shpirtit poetik, prandaj dhe ai .

thëret : "Mos i mallkoni o njerëz shpirtrat e lirë". Çfarë ka kërkuar shqiptari në ato hapësira të pafundme të dherave të huaj: pak mirëkuptim, pak mbështetje, pak liri të munguar në vendin e tij. Dhe, i zhgënjyer shpesh herë, e derdh zhgënjimin në poezi, për ta shndëruar edhe atë në një ndjenjë fisnike. "Njeriut askush s'ia lexon në shpirt tragjeditë" shkruan poeti, duke u përpjekur nga ana e tij të prekë pjesëza të shpirtit njerëzor.
Të bën përshtypje të veçantë në këtë vëllim lidhja e ngushtë me natyrën dhe interpretimi artistik i saj. Ajo është përhërë e pranishme, në të gjitha pamjet; është e mbushur me qëniet e veta, njerëz, shpendë, kafshë, pemë, lule,ujra, erëra,të cilat janë elementët e gjuhës artistike të autorit. Kjo lidhje e fortë me natyrën nuk bëhet prej autorit si një vazhdë e traditës poetike në përgjithësi, por është një element i natyrshem dhe pjesë organike e poezisë së tij e cila nuk mund të kuptohet pa lidhjen e saj me natyrën.

Dashuria:ajo është forcë, është frymëzim. "Pa më pyetur do më shfaqet portreti yt si ylber i dashurive nëpër shiun e vargjeve". Gjuha e figurshme e ndihmon të shprehë me sukses idenë, mendimin dhe ndjenjën, pa artifice dhe sforcime. Poezia Ijedh e natyrshme, si ujvarat e vendlindjes,
 
nganjëherë e vetmuar si këngë majekrahu, nganjëherë e mbushur dhe e plotë si kënga polifonike.

Brenda këtyre vargjeve ka shumë jetë, dhe në një detaj të vogël shpërthen hapësira, dhe ajo e gjallëruar nga jeta. Por Ton Zmali, megjithë përshkrimin e fuqishëm që i bënjetës së vështirë të emigrantit, nuk është nga ata poetë që gjejnë ngushëllim tek humbja dhe trishtimi, duke i sofistikuar këto realitete në gjuhë të përkryer poetike. Ai kërkon rrugëdalje. Në rrënjët e popullit të tij, në tokën e vuajtur të vendit të tij,në qeshjen e gëzuar të bashkëatdhetarëve të tij, të cilët buzëqeshin dhe në ditët më të ngrysura, ai gjen forcën. Moto e poezive dhe mesazhi që u jep lexuesve është: "Kur i ke humbur të gjitha shpresat, bëj diçka".

Lexuesi merr në dorë një vëllim të papritur poezie gjithë freski, gjithë jetë, ku talenti përzjehet me përvojën dhe maturinë, ku dhimbja është forcë dhe shpresë, ku poezia shqipe është në vazhdën e saj të traditës më të mirë, duke u pasuruar dhe rinuar përsëri.
Tiranë, mars, 1997