Ke çítë thuash për mësues Rizanë

Ke çítë thuash për mësues Rizanë
Nga: Fran Mulaj

Cilido që dëgjon emrin e mësuesit Riza Toska në rrethin e Pukës e më gjerë, zënë e flasin me respekt e konsideratë për të. Stazhi i gjatë i punës si mësues, qe nga viti 1970 e në vazhdim, puna pasiononte e tij në shkollat Kryezi dhe Fushë- Arrëz dhe më pas si specialist pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, kanë krijuar mundësinë që ta prezantojnë profilin e tij



njerëzor duke mbetur në kujtesën e shumë gjeneratave, kolegëve e prindërve si një njeri me virtyte të larta. Mësues Rizai ka një jetë të tërë të shkrirë me arsimin, me kontribute të mëdha, jo vetëm si mësues, por edhe si një artist vërtetë për ndihmesën e dhënë në evidentimin, nxitjen e motivimin e shumë talenteve të artit pamor .Ai, jo vetëm që u mor me kurset dhe rrethet e piktorëve tëvegjël, duke hapur shumë ekspozita pikture, kolektive e individuale, por nisur dhe i motivuar nga tradita e pasur e mjeshtreve pukjanëve në përpunimin dhe gdhendjen artistike të drurit, pranë shkollës Fushë- Arrëz ngriti kabinetin e punës me dru, ndër të rrallët në shkallë vendi.

Profili i tij njerëzor, aftësia e tij pedagogjike dhe talenti prej artisti flasin për një punë dhe veprimtari të pandalshme në dobi të arsimit dhe të talenteve të reja . Janë me dhjetëra ish -nxënës të mësues Rizas që e nisen karrierën e tyre të ardhshme në rrethin e pikturës duke u bëre piktorë e skulptorë të talentuar mes të cilëve spikasin: Leonard Leka, Fatos Palushi, Adriana Hasani, Dila Gjini,etj,të cilët njohuritë e para atë të artit pamor i morën nga ky mësues mjeshtër. Po kështu, nga kursi i gdhendjes artistike, i cili vazhdon edhe sot, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve nën përkujdesjen e këtij mësuesi të pasionuar kanë dale mjeshtra të mëdhenj të këtij arti të veçantë, por me traditë në rrethin e Pukës. Të shumta janë ekspozitat e gdhendjes artistike të drurit të hapura nga fëmijët pukjanë brenda e jashtë kufijve si: në Kosove, Itali, Zvicër, Norvegji, etj.

Ekspozita me tematikë të ndryshme në përvjetor të veçantë si ajo e Ditës së Kulturës pukjane, Pavarësisë së Kosovës, Ditës së Eko-turizmit pukjanë, Kompleksit përkujtimor "Adem Jashari" Prekaz,etj. Kontributi i mësues Rizait në këtë fushë është i madh. Dorën e tij të artë e gjen në ngritjen e shumë muzeve të shkollave si dhe të kabineteve mësimore, e gjen në emblemat e Komunave dhe Bashkive, të institucioneve si dhe në dhuratat artistike që u janë dhënë personaliteteve të ndryshme që nga Strasburgu ku fëmijët e Fushë- Arrëzit ishin mysafirë në Parlamentin Europian 18-24 Dhjetor 1999 në "50 Vjetorin e KE". Mjeshtëria e dorës së artë të tij u është përcjellë në dhurata personaliteteve të rëndësishme që kanë vizituar rrethin e Pukës si: Marianne Graf, Zekria Cana, Skender Thaçi,etj.

Mësues Rizai është ideatori e realizuesi i skenografisë së 5 festivaleve mbarëkombëtare të instrumentisteve të vegjël, realizuar nga QKF-ja Fushë- Arrëz. Është kjo punë, është ky pason e kontribut që mësues Rizai është vlerësuar me titullin "Mirënjohje "nga pushteti vendor. Janë shumë vlerësime të dhëna në veprimtari të ndryshme lokale e kombëtare,janë shkruar shumë artikuj në gazetën "MËSUESI", revizta pedagigjike, "Puka dhe shkolla" si dhe shumë telereportazhe në "Puka-TV, Kukësi -TV dhe TVSH.



Ai edhe sot vlerat e tij i përcjellë tek brezi i ri si metodist pranë QKF-së. Ai në tënjëjtën kohë është edhe anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artisteve, dega Pukë, ishoqatës Eko-turistike, bashkëpunëtor I Qendrës Rinore, etj. Një jetë e tërë e lidhur me arsimin dhe artin, mësues Rizanë e kanë bërë shumë të njohur e të respektuar, jo vetëm nga brezat me të cilët ai ka punuar dhe u ka dhënë dijet e tij, për të ecur në rrugën e jetës, por edhe nga kolegët e tij.

Mësues Rizaja si banor vendas në qytetin e Fushë - Arrëzit ishte shumë i dashur i gjindshëm dhe i lidhur me mësuesit, që vinin nga Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Korça,etj. Ishte ky profil i tij njerëzor që e bëri mësues Rizain kaq të respektuar ndaj atyre duke mbajtur edhe sot e kësaj dite lidhje e bashkëpunim. Ngado që të shkosh e këdo që të takosh nga ish -mësuesit që kanë punuar ndër vite në zonën e Fushë- Arrezit si :Tefta Radi, Xhelal Luzi, Antoneta Kola(luli), Eda Berdica, Jani Cilikoka, Remzie Kraja, Ilir Burhani, Tom Asllani, etj, etj ,emrin e parë për të cilin të pyesin, është mësues Rizaja. Ky është profili i mësues Rizasë, profili I një njeriu të palodhur, që jetën e tij e ka lidhur me arsimin, me artin e kulturën, me shokët e koleget, me fëmijët e prindërit, duke u bërë kështu një njeri i respektuar e i nderuar kudo në saj të punës e pasionit, vullnetit e kontributit të dhënë, duke qenë dhe mbetur një model për të gjithë armatën e mësuesve e të artisteve pukjanë e më gjerë.