Në kërkim ta veshjes kabashisht

Në kërkim ta veshjes kabashisht

Në kërkim ta veshjes kabashisht
Nga: MUSA HOXHA

Fshati i bukur i Kabashit, i shtrirë në shpatin jugor të malit të Krrabiti ka trashëguar veshje popullore me vlera, një ndër të cilat mban emŽrin "Veshje kabashisht", sepse ka pasë marrë një shtrirje të gjerë edhe jashtë fshatit Kabash. Me gjithë ndryshimet që ndodhën në besimin fetar të popullit të KabllŽshit, siç dihet historikisht, u ruajtën në veshje mjaft elemente të përbashkët të të dy ish-besimeve. Ngjasimet vërehen më shumë se kudo në xhurdi, në brez, në çorape, në shputa, në paranikë, në pështjellakë, në kapole, .shami dhe disa zbukurime të tjera. Ndryshimet kryesore u bënë tek pështjellaku, i cili u bë me pala dhe u ;gjyros me të kuqe, duke marrë emrin kanac. Po kështu tek krahca, fustani dhe jeleku. Ndryshimet më të tbeksuara u bënë tek ngjyrat. Te veshja e grave të ish-besimit musliŽman, ngjyrat janë më të gjaIladhe më të theksuara, shquhet sidomos e kuqja.



Më përpara në rrethin tonë, duke pasur shumë fise, janë krijuar disa lloje veshjesh, që dallohen nga njëra-tjetra. Dallimet më të theksuara i solli veshja e re kabashisht në mes të dy ish-besimeve. Por kjo veshje nuk duhet kuptuar si tendencë për të shprehur ndryshimet fetare, por më shumë si ndryshim i kushteve shoqërore-ekonomike, kur lindi dhe kjo veshje. Sipas të dhënave të shumta, të mbledhura nëpër fshatra të ndryshme, rezulton se numri i shtëpive që përdorin këtë veshjenë fillim të shek. XX është përafërsisht i tillë: në fshatrat e ish-fisit Kabash: KaŽbash 30 shtëpi, Meçe 17, Rrape me lagjet Hadroj, Rrypë, Rrape dhe Rrap 41, Buhot 7, Llukaj 12, Dedaj 9, Lejthizë (Pukë) 18, Pukë (fshat) 67, Flet 20, Lejthizë 11, Kryezi 20, Iballe 30, Qerret 40, Trun 20, Ku-lumbri 32, Xath 26, Fushë-Arrëz 8. Numri i shtëpive që përdorin këtë veshje në Tropojë është afër 500, në rreth 24 fshatra.

Kjo përhapje e kësaj veshjeje në rrethin e Tropojës, Kukësit e gjetkë, shpjegohet me dukurinë dhe harmoninë e formave dhe të ngjyrave. PërŽhapja e gjerë në Tropojë e veshjes kabashisht tek gratë e ish-besimit muŽsliman mendohej nga disa, si veshje origjinale e Tropojës. Mbas një analize të hollësishme të materialeve do të mundohemi të argumentojmë, se kjo veshje ka dalë për herë të parë në Kabash (Pukë) dhe pastaj prej këtu është përhapur brenda dhe jashtë rrethit të Pukës, siç u përŽmend më lart. Në favor të kësaj flasin mjaft njohës të mirë të veŽshjeve të zonave ku është përhapur edhe veshja e re e Kabashit

1. Në rrethin e Pukës kanaci, ish-peshtjellaku i dikurshëm, që për-dorej për gratë e të dy ish-besimeve, është pjesa kryesore e veshjes së re kabashisht. Ky emër është emri i fshatit apo i fisit të Kabashit prej nga doli veshja.

  

2. Veshja e Kabashit vishej kryesisht, me zbukurime të veçanta, në . ditët e shënuara si në festa, dasma etj. Gruaja që vinte nuse një veshje e kishte të Kabashit, kabashisht.

3. Në rrthin e Kukësit: Has, Va-Spas e Shumri, quhet jo veshje e Kabashit por "veshë e kuqe". Në Tropojë quhet "veshë e gjanë". Por duhet theksuar se tek të moshuarit, qoftë në Tropojë, qoftë në Kukës njihet si veshje kabashisht, ndërsa tek të rinjtë dhe të rejat ky emërtim është i panjohur. Me sa kuptohet, meqenëse dualën qendra të tjera më të mëdha dhe më të rëndësishme se Kabashi dhe se veshja nuk u përŽhap përnjëherësh por, duke kaluar nga zona në zonë, u harrua origjina e saj.

4. Në rrethin e Tropojës më e vjetër është veshja e ngushtë, që përŽbëhej nga këto pjesë kryesore: këmisha, pështjellaku, i përparmi më i gjatë dhe më i gjerë se i prapmi, jeleku, mëngoret, çorapët, opingat etj. Më vonë ka filluar të përdoret edhe veshja e Kabashit me disa ndryŽshime që I përshtateshin  krahinës ku u përhap kjo veshje.

Krahas kësaj ka ekzistuar edhe veshja e ngushtë, ku më shumë e ku më pak. Pra në këtë rreth kemi dy veshje. Në mjaft fshaŽtra të Tropojës nusja duhej të sillte në pajën e saj dy veshje: .të nguŽshtën dhe :të gjanën (kabashisht). Në qoftë se vinte me veshje të gjanë (kabashisht), të nesërmen, ditën e divanit, duhej të dilte me veshjen tjetër.

5). Në rrethin e Kukësit kemi disa lloje veshjesh, si: veshjen e Lu-mës, të Hasit, të Malziut etj. Ngjasim me veshjen e re të KabaŽshit paraqet veshja e grave të Malziut. Si në Kukës ashtu edhe në Tropojë vihet re që ngjyra e kanacit nuk është vetëm e kuqe, por edhe me ngjyra të tjera. Pra kanaci përdoret i kuq, ngjyrë violetë, jeshil etj. Kuptohet se këto ndryshime ngjyrash vijnë si rezultat i përŽpjekjeve për t 'ia përshtatur kanacin e kuq veshjes së tyre të mëparŽshme.



6. Mbajtja e kësaj veshje në Tropojë dhe ne Kukës është më e rrallë se në Pukë. Në rrethin e Tropojës sot ajo është kthyer në veshje që përdoret në raste festash e dasmash. Vend të dukshëm zë në grupet artistike. Në rrethin e Pukës dhe sot e përdorin në jetën e tyre të përditŽshme kryesisht gratë e moshuara, megjithëse veshjet e lehta me basma të bukura të kombinateve tona kanë gjetur një përdorim të gjerë. PraŽpë se prapë nuset e fshatrave e ruajnë një kostum të kësaj veshjeje. Nuset në rrethin e Pukës veshjen e re të Kabashit e kanë për traditë që ta veshin ditën e nusërisë.

7. Në rrethin e Tropojës, në gratë e moshuara është rrënjosur më tepër dashuria për veshjen e ngushtë. Shpesh ato shprehin keqardhjen, që nuset e tyre nuk po e veshin më veshjen e ngushtë.

Përhapja e veshje së re kabashisht nëpër fshatrat e Pukës e deri në Tropojë e Kukës, kuptohet se është bërë përmes komunikimit. Më tepër se sa lidhjet ekonomike, festat etj. ka ndikuar lidhja martesore.

Veshja e re kabashisht. e grave të ish-besimit musliman ka evoluar vazhdimisht. Mund të themi se kjo veshje ka njohur dy faza. Në fazën e parë, që duhet të ketë lindur aty nga shek. XIX, kjo veshje ka pasur këto pjesë përbërëse: kanaci kabashisht, anteria, lkrahsat, fustani, këmisha, xhurdia, paraniku, gjoksorja, kapuçi, Çorapët, brezi e opingat. Në veshjen. e fazës së parë kanaci ishte vetëm dy polsh, në dimensionet 60x57 cm. Në atë veshje kanaci ndryshonte më pak me pështjellakun e grave të ish-besimit katolik.

Dalja e kanacit rrotull, nga fillimi i shek. tonë në fshatin Kryezi, hoqi paranikun. Po kështu grykësorja dhe kapuçi pësuan ndryshime dhe zëvendësime, që ishin më të përshtatshme për kohën. Kapuçi u ruajt vetëm te nuset. Ky kapuç i përgatitur me shumë zbukurime qepej në shaminë e kokës. Ndryshimet që ndodhen bënë që kjo veshje e re të mbetet më teper e nuseve, sepse ishte më e bukur, shquhej për pastërtinë e linjave, _anën funksionale të çdo elementi, motivet e ndryshme, deri tek më të komplikuarat, që nga ato gjeometrike e deri tek ato bimore. Në veshjen e re gjejmë të zëvendësuar xhurdinin me gunën të ardhur nga Gjakova, e cila në gjuhën e popullit quhet gujë. Gjatë verës gujën nuk e përŽdorin nuset në veshjen e tyre, por përdorin xhamadanin.



Kanaci mendojmë se e ka manë emrin nga kana, ngjyrë e kuqe me të cilën nuset lyenin thonjët e gishtave. Kjo ngjyrë formohej nga një lloj lëmyshku që dë dilte siper gurëve të veçantë. Ky lëmyshk thërŽmohej dhe përgatitej i lëngëzuar për të ngjyrosur. Në Kosovë kanac quŽajnë një copë beze të leshtë me fije pambuku në çdo 5 cm, e ngjyroŽsur me të kuq. Ky kanac  sherbente si përparse ose për të fshirë duart. Ngjyra e kuqe pelqehej shumë. Me të ngjyhej  kanaci e duvaku i nuŽses, i cili më vonë u zëvendësua me beze të kuqe.

Për të punuar kanacin ndiqej kjo radhë pune: merrej lesh delesh i butë, i cili lahej, shprishej me dorë, lnurej me gërhanë metalikë. Gjatë lnurjes leshi ndahej në dy cilësi: në tymen (fijet e gjata dhe ind, fiŽjet e shkurtëra. Leshi tymen bëhej shtëllunga dhe tirrej në furkë me bosht poshtë, që sillej rreth vetvetes, ndryshe nga tjerrja e perit të zaŽkonshëm. Indi tirrej më trashë dhe përdorej.për të bërë lidhjet e fijeve të tymnit gjatë rrahjes në vegje. Leshi tymen endej jashtë në një hapsirë rrcth 12 m. gjatësi. Endja bëhej mbi dy hunj nga njëra anë dhe po aq në anën tjetër, duke e kaluar perin në mes të hunjve në formë diagonale. Kjo endje numërohet me krena. Një krye ka 10 fije.

Pastaj në një vend të pjerrët vendosën dy shkopinj të tjerë në formë krrabe, larg një gjysmë metri nga njeri-tjetri. Sipër tyre vendoset shuli vegjëve ( i vekëve), i cili rrotullohet si çikrik, duke i mbledhur penjtë me radhë. Pastaj fillon punimi në vegje. Jo çdo grua ishte në gjendje të përgatiste kanacin. Si mbarohej në vegje, bëhej qepja e poleve, meŽqenëse me një pol dilte shumë i shkurtër. Për përgatitjen e palave kanaci futej në ujë shumë të ngrohtë, sa mezi durohej dora. pastaj shtrihej mbi një sofër të madhe dhe fillonte formimi i palëve. Pala formoŽhej duke e mbledhur kanacin me të dy duart njëherësh, duke e ngjeshur. Krahas ngjeshjes bëhej edhe qepja me penjë në të dy polet. Penjtë i hiqen vetëm si të jetë tharë. Tharja e kanacit bëhet pa e shtryŽdhur, vetëm duke e vendosur jashtë në diell. Ngjyrosja bëhet vetëm kur vjen koha për ta përdorur. Palat qëndrojnë deri sa kanaci të bëhet i papërdorshëm.

Kjo veshje festive përdoret shumë gjatë festave dhe ngjarjeve të rëndëSishme.. Sipër palëve të kanacit qendisen lule të bukura nga më të ndryshmet.

Palët e kanacit, me hapjen e mbylljen e tyre, i japin nje bukuri të veçantë veshjes, aq sa kjo u bë shkas që në vitet '60 të imitoheshin dhe të bëhen modë edhe në qytet për fundet e nuseve. Tani fundet me pala si të kanacit përdoren më tepër në fshat, sidomos në zonën e Iballes, Tropojë, Malësinë e Madhe etj. Kurse fundi me pala të gjera, që kuptohet, se është ndikim i kanacit në përgjithësi, përdoret kudo në fuŽndet e veshjeve të përditshme në fshat.

 

Në të kaluarën, veshja e re kabashisht bëhej sipas shtresave dhe klaŽsave shoqërore. Gratë e të pasurve mbanin shami të mëndafshta, të qeŽndisura me fije ari. Diferencim kishte edhe tek paret e qafës. Gratë e të pasurve përdornin për zbukurim monedha të kushtueshme. Kanaci, si pjesë kryesore e veshjes, për shtresat e varfëra ishte shumë i thjeshtë dhe me pak zbukurime. Për të pasurit kanaci ishte me tel ari ose argjendi. Varfëria në veshjen e shtresave të varfëra dukej edhe në ndërtimin e kapuçit, xhamadanit, fustanit dhe çorapëve.

Megjithëse veshja e Kabashit (kabashisht), ruan vlera të konsideruŽeshme artiHtike dhe jep një paraqitje mjaft të hijshme, prapëseprapë, duke qenë se kanaci është i rëndë e jo i përshtatshëm për punë, është zëvendësuar në përdorimin e përditshëm me fundet prej basmash. JeleŽku, krahca dhe fustani janë zëvendësuar me trikotazhe të pambukta.

Në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës 1978, në paradën kostuŽmeve, kostumi festiv i veshjes së Kabashit (kabashisht) së bashku me kostumet e tjera të rrethit të Pukës mori çmim të parë.

Sot del si detyrë që kjo veshje e bukur popullore, ashtu si dhe veŽshjet e tjera, duhet studjuar më thellë për të pasqyruar më mira vlerat e saj ideo-artistike, karakterin e saj kombëtar dhe të bëhen përpjekje për ta ruajtur, si çdo traditë të mirë të popullit tonë.


Marrë nga revista. PUKA DHE SHKOLLA, Nr. 5, 1978.