At Shtjefën Gjeçov-Kryeziun, studiuesit e kujtojnë në fshatin e origjinës Kryezi

At Shtjefën Gjeçov-Kryeziun, studiuesit e kujtojnë në fshatin e origjinës Kryezi

At Shtjefën Gjeçov-Kryeziun, studiuesit e kujtojnë në fshatin e origjinës  Kryezi
Nga Armir Mehaj

Që nga dita kur e ekzekutuan At Shtjefën Gjeçovin janë mbushur plot 80 vite. Vrasja e tij nga shovinistët serbë ishte një humbje e madhe për kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.










          Faksimile e Sh. Gjecov-Kryeziut



                    Pjesmarres ne aktivite-Kryezi 12.10.2009



           Kryetari i komunes mikpritese, deputeti Ndue Paluca,
              zv.Prefekti Ded Pershpali dhe prof.Dr. Nevila Nika

Në shenjë kujtimi për këtë përvjetor të humbjes së At Shtjefën Gjeçov Kryeziut janë mbledhur në vendin e tij të origjinës, në Kryezi të Pukës, studiues të shumtë të kësaj figure poliedrike në sesionin jubilar kushtuar veprës dhe jetës së tij. Dr. Moikom Zeqo, Njazi Kazazi, Muhamet Bela, Shaban Sinani, Jaho Brahaj, Xhemal Meçi dhe drejtoresha e Arkivit Kombëtar, Prof.As.Dr Nevila

    
        Prof.Dr. Nevila Nika                             Dr. Moikom Zeqo


Nika kanë hedhur dritë mbi jetën dhe veprën e atdhetarit të shquar, klerikut dhe humanistit At. Shtjefën Gjeçovi. Edhe pse ai u lind në qytetin e Janjevës, asnjëherë s'e mohoi identitetin e tij prej shqiptari të vërtetë. Studiuesit shqiptarë kishin zgjedhur pikërisht fshatin Kryezi të Pukës për organizimin e këtij jubileu, duke dashur që të sensibilizonin komunitetin mbi vlerat që mbartin fshatrat e veriut të Shqipërisë, ndërkohë që u apelua me forcë vlerësimi dhe moslënia në harresë e këtyre figurave të ndritura të kombit shqiptar. "Mediat janë një gur i çmuar i përjetësimit të këtyre figurave përmes sensibilizimit qytetar, ndaj nga Kryeziu kërkojmë vazhdimin e promovimit dhe mbajtjes gjallë të këtyre vlerave", - tha studiuesi i njohur Moikom Zeqo, ndërkohë që u kërkoi deputetëve dhe autoriteteve të pranishme kontribut akoma më të madh për këto vlera. Fshati Kryezi është një ndër fshatrat më të vizituara të Pukës nga turistët e...

 
   Referon Bilbil Dervishi.                         Prof. Xhemal Meci dhe Njazi Kazazi

huaj pikërisht se njihet si vendi i origjinës së At Shtjefën Gjeçov-Kryeziut, por ai është lënë totalisht në harresë për shkak të mungesës së investimeve. Me këtë rast u promovua dhe libri "Shkrime për Gjeçov-Kryeziun", i studiuesit Jaho Brahaj.
Në Kryezi të Pukës, njëri prej krojeve të luginës mban emrin si kroi i Gjeçovit, pasi ai sa herë është kthyer në këtë fshat, ndalonte pranë burimit, ndërsa shkolla e zonës me muzeun e saj kushtuar atdhetarit të ndritur, është një ndër pikat më të vizituara të Veriut në vend.

Botuar në: "Gazeta Shqiptare" me dt. 13/10/2009



             Kryetari Bashkise Puke, Moikom Zeqo,
                Muhamet Bela dhe Bajram Xhafa.



       Faksimile e pasaportes se Gjecovit.





  Kopertina e Librit: "Shkrime per Sh. Gjecov-Kryeziun" 
te autorit Jaho Brahaj qe u 
promovua ne kete aktivitet.