Kujtime të Filip Lacukut

Kujtime të Filip Lacukut

Kujtime të Filip Lacukut
Më 6 Qershor 1934, filloi dita e parë e mësimit

Jam nisur nga Shkodra ditën e Premte, 8 Prill 1934. Shumë më thjeshtë do të kishte qenë udhëtimi Shkodër - Pukë - Kryezi, por m'u dha urdhëri të përshkoja një udhe të gjatë deri në Orosh për të bërë në prani të zv. drejtorit betimin, që atëherë bënin jo vetëm mësuesit. Isha shume i ri, 19 vjeç, s'kisha asnjë eksperiencë. Zbatova urdhërin pa asnjë fjalë ....

Mbërrita në Orosh, rreth orës 2000. Dita qe e bukur, ditë me të vërtetë pranvere dhe peisazhi për rreth gjatë gjithë rrugës, gjithmonë i ndryshëm dhe mahnitës. Shtegu (se atëhere rrugë nuk kishte) herë ngjitej, here zbriste pingul, duke pasur anash lugina të thella me një rrjedhë lumi, që nga lart dukej si një fill i argjentë, me pyje pishash, që ishin të pa shfryČtëzuara dhe lartësoheshin vigane drejt reve duke penguar depërtimin e rrezeve te diellit e duke kriČjuar kudo një hije të dendur, për të mos thënë një gjysëm errësire.

Të nesërmen, 10 prill bëra betimin dhe e kalova ditën me mësuesit e konviktit.
Më 11 prill në mëngjez u nisa drejt KryeziČut me një kalë të ngarkuar me plaçkat që kisha marČrë me vehte.
Udhëtova gjithë ditën në një shi, që zuri aty nga dreka dhe që nuk pushoi as në mbrëmje, deri që zbritëm në katundin Shkozë.

Më 12 prill shiu vazhdonte e u laga përsëri, por u thava gjatë udhetimit pasi pushoi shiu. Në Fushë Arrëz qëndrova në komunë, ku nuk ishte marrë asnjë njoftim për hapjen e shkollës në KryeČzi.

Elez Hoti, sekretari i komunës, i befasuar nga ardhja ime e papritur dhe i gjendur ngushtë nga krijimi i kësaj situate, lajmëroi menjëherë katundin Kryezi, që të nesërmen 13 Prill të mblidheshin në një vend dhe në një orë të caktuar ata që atëherë quheshin krerët e fshatit. Jo se kishin funksione të veçanta, por sepse ishin më të pjekur e të matur në gjykime. Më kujtohen vetëm Koliq Pjetri, Sherif Veseli, Osman Sheqer Brahaj. Mark Dod Alia. Të tjerët (4 a 5) nuk më kujtohen, sepse atëhere nuk i njihja. Elez Hoti, u foli për masat që duheshin marrë në mënyrë që shkolla të vihej sa më parë në funksionČim ..

U vendos, që në katin e sipërm të shtëpisë së Nikoll Preng Lleshit, që ishte në të hyrë të fshatit, të bëheshin disa punime për të rregulluar dhomën klasë dhe një dhomë tjetër më të vogël për banimin e mësuesit. Këtu do të vazhdonin mësimet deri në ndertimin e shkollës së re. Shpenzimet për këto punime rëndonin natyrisht mbi banorët e fshatit

Mbasi u lajmëruan nxënësit, sipas listave të nxjerČra nga regjistrat e gjendjes civile në komunë, më 6 Qershor 1934, ditën e hënë, filloi i pari mësim që shënoi hyrjen e arsimit në këtë fshat, i cili atëherë, pa asnjë mjet komunikimi e me një popullsi 100% analfabete mund të quhej i humbur në mes të bjeshkëve të Veriut.

Nga 80 ose më shumë nxënës të regjistruar, u paraqitën në shkollë jo më shumë se 35-40 nxënës, nga të cilët një vajzë e quajtur Lena Shala, e bija e Mark Dodë Alisë, i cili e solli vullnetarisht, mbasi për vajzat, të paktën në atë krahine nuk ekzistonte ose nuk u zbatua arsimi i detyrueshëm.

Ky ka qenë numri mesatar i nxënesve që kam pasur vazhdimisht gjatë 5 vjetëve e gjysëm të qënČdrimit tim në atë katund. Arsyet ishin të ndryshme.

Në radhë të parë mentaliteti, mbasi shkolla konsiderohej si diçka e panevojshme, pa të cilën kishin jetuar prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit, dhe që mund të ndiqej nga ata që ja kishin vaktin. Disa të tjerë i mbanin femijët në shtëpi për të ruajČtur dhinë, delen, lopën ose për të bërë punë të tjera.

Kjo ishte arsyeja për të cilën edhe disa nga nxënësit që ndiqnin shkollën bënin mungesa pak a shumë të shpeshta e të gjata. Kishte edhe nga ata që për arsye armiqësore nuk i dërgonin femijet nga frika e vrasjeve për marrje gjaku, që sipas ligjeve te Kanunit nuk kursenin as moshën e njomë.

Njëkohësisht u muar vendim që çdo shtëpi e katundit të jepte një sasi drithi për të paguar ustallarët që do të ndërtonin shkollën e re.

Mësimet, filluan me vonesë. Bankat dhe dërrasën e zezë (më mirë të them dërrasën e bardhë, sepse me bojë e kam lyer unë) e pat punuar Pjetër Pernoci.

Tekstet e shkollës për atë kohë nuk ishin për t'u çmuar. Përveç abetares kishte tekste për gjuhën, arithmetikën, historinë, libra leximi sipas klasave si dhe fletore, lapsa, pena, goma etj ,të cilat silleshin nga Shkodra.

Nxënësit e donin shkollën. Koha e keqe me përČjashtim të ditëve me stuhi bore ose shiu nuk i penČgonte për të ardhur në shkollë, megjithëse veshja e tyre me këmishë e me një palë mbathje beze, me një palë opinga lope nuk ishte aspak e përshtatëshme për stinët e tjera, me përjashtim te verës.

Në vitin e parë 1934 kisha vetëm klasën e parë, por për çdo vit erdhi duke u shtuar nga një klasë deri në katër. Kështu veprohej pothuaj në të gjitha shkollat e fshatrave në Shqipëri. Në klasën e parë dhe të dytë e kisha të vështirë dhënien e mësimit, për shkak të pa përgatitjes sime profesionale, mbasi shkolla e mesme që kisha kryer ishte e një profili tjetër.

Mangësitë e dy viteve të para jam përpjekur t'i plotësoj në klasën e tretë dhe sidomos në të katërtën. Dhe pikërisht këto dy klasa jepnin provim në fund inisiativen time. Në fund te vitit jepeshin dëftesat me notat pt!rkatëse për secHën Iënde. Vitin e parë kam patur vetem një vajzë (Lena ShaJa). Ne vitin e dytË, 1935 u regjistrua edhe nje tjetër (Xheva SelmČani), e bija e Selman Bugarit, më duket një emigrant kosovar i ardhur në Kryezi dhe në vitin 1938 një vajzë e quajtur Fatime, e bija e njerit, që për arsye nuk e di çfarë (ndoshta gjaqesh) ishte larguar prej kohësh nga fshati për në Gjakovë dhe që në ketë vit u kthye përseri.

Ne vitin 1936, u bë transferimi në shkollen e re.

Ishte një shkollë, që për atë kohë nuk mund te quhej e pa përshtatëshme, sidomos në krahasim me atë nga e cila u larguam, që si ndërtesë ishte e mirë, por që i mungonin konditat për të qenë shkollë.    
 
Shkolla e re u bë me kontributin e banorëve të fshatit pa as më të voglën ndihmë nga Shteti. Nga shteti, gjatë kohës që kam qenë unë, shkolla ka patur një hartë Shqipërie me dimensione mjaft të mëdha, që e kisha varur në klasë, një vulë si dhe regjistrat, ditaret, dëftesat që u shpëmdaheshin nxënesve ne fund të vitit. Sipas zakoneve të atëherëshme, pothuajse te gjithë nxënesit ishin të fejuar. Vetem mësuesi ishte i.pa fejuar! ů

Marrëdheniet me kolegët e rrethit ishin të rralla për arsye të distancave nga nje fshat ne ljetrin dhe për mungesë komunikacioni. Dy here kam qenë ne Dardhë dhe dy herë në Iballë, ku ishin mësues përČkatesisht Filip Ndocaj e Lin Curçija. Filip Ndocaj nga Dardha dhe Frano Jakova nga Sakati sa herë që shkonin në Shkodër ose ktheheshim nga fshatrat e tyre ndalonin nga nje natë ne Kryezi tek unë. Takime më te shpeshta kam pasur me Idriz Çangen.

Në vitin e parë u regjistruan nxënës edhe me moshë deri 12 vjeç, si të prapambetur, por më vonë për çdo vit u regjistruan nxënës të moshes 6-7 vjeç, që ishte mosha e parashikuar për shkollë.


Botuar në gazetën Mësuesi, 16 shkurt 2005