Nikoll Mem Çuku

Nikoll Mem Çuku

Nikoll Mem Çuku
Lindi me 4 tetor 1924, në KIryezi, në një familje fshatare të varfër. Mësoj si autodidakt shkrim e këndim. Disa vjet punoi punëtor në fabrikën e tullave në Shkodër, ku u lidh ngusht me Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Në vitin 1942 u burgos nga fashistët italianë për aktivitet antifashist. Me rastin e aksionit të kryer nga njësiti gueril i Shkodrës për lirimin e të burgosurve, doli nga burgu edhe Nikolla, i cili pastaj kreu një sërë detyrash të rëndësishme si anëtar i atij njësiti.

Në fillim të vitit 1943 vuri në derën e postkomandantit të xhandarmërisë traktin me paralajmërimin: "Jeni dënue me vdekje nga Nacionalçlirimtarja". Në qershor të vitit 1943 u rrethua nga milicia fashiste në Kryezi. Ai luftoi me trimëri të rrallë në përpjekje me forcat e errëta të fash'izmit dhe u vra më 23 qerahor 1943.

Nikoll Memë Çuku mbetet dëshmori i parë i rrethit të Pukës dhe shembulli i tij frymëzoi shuma e shumë malësorë të tjerë në luftën kunder okupatorit; ndërsa rapsodi thuri vargjet:

T'hanën nrate, tuj dalë drita,
N'Kryezi u ba e zezë dita,
Anemanë ka hi shetica 1)
Nantogera me shumj milica;
N'shpi t'shkreta kish ndodhi komita,
N'shpi t'shkretë! na kish qëIlue.
"Dil Nikollë Mema, me u dorzuel"
 
Ka çelë derën, jasht ka dalë,
Nxjerr nji bombë e jau ka lshue ,
Dy milicfi i ka plague.
Nantogeri ju ka germue:
"Kadal; Nikollaj ka don me shku.?,
Në aliti e kish shënue;
Nantogerit ja ka Ishue,
Gati krojt e ka shitue.
Ditën banej n'pikë t'mjesditës
I shkoi haberi Nikollë Dedës, 2)
Nikoll Deda ban "mjeri u, i mjeri",
Me polak Kryzinë e mbledhi;
Njady shpi me t'shpejt na i djegi.
Shumë mali!sorë shpejt kanë vikatë
"Sa për pushkë shqiptar’t e kanë zanat!"

1)    Forca ndëshkimore.
2)    Nentoger i milicisë fashiste, ish kryetar komune në Fushë Arres.