Në Bushat tek Gjurmet e një Stacioni Prehistorik

Në Bushat tek Gjurmet e një Stacioni Prehistorik

Në Bushat tek Gjurmet e një Stacioni Prehistorik
Nga: Prof. Muzafer Korkuti

Në një letër që na shkruan arsimtari nga rrethi I Pukes Nimet Zogani: "Në fshatin Bushat gjatë punimeve per hapjen te themeleve të një godine u zbuluan kater vegla prej guri…"

Ne patem rastin ti shikonim në vend materialet e zbuluara.

…Sopatat prej guri u gjeten të vendosura sëbashku, në grumbull në një thellësi 1 m. në vendin e zbulimit dhe në zonen për rreth që ishte punuar për hapjen e themeleve të godinës nuk konsiton asnjë gjurmë jete. Në një largësi të vogel në një arë të posa punuar, mblodhem mbi siperfaqe disa fragmente enësh balte të cilat paralajmëronin ekzistencën e një vendbanimi.

Të katër ekzemplarët e sopatave janë punuar nga gur I njejtë, jo shumë I fort, në ngjyrë gri. Ata ndryshojnë nga madhësia, por I takojnë që të gjitha tipit të sopatave në trajtë dalte të njohura nga shumë tacione neolitike. Midis njëra sopat shquhet për perpjestime të mëdha, formën e rregullt dhe për një punim e lëmim shumë të mirë. Është një nga ekzemplarët e rrallë të këtj tipi të gjetur deri më sot në tërritorin e vendit tonë. Në tërësi të kater veglat paraqesin një teknikë të lartë të punimit të gurit.

Për datimin e tyre, veç tipologjisë na ndihmojnë edhe fragmented e enëve prej balte, që u gjetën përrreth, të cilat I takojnë enëve të gatuara nga një brumë jo shum I paster, të pjekura keq dhe pa ndonjë zbukurim.

Të marra sëbashku këto pak të dhana-jemi të mendimit se sopatat janë krijime të banorëve të epokes neolitike.




Botuar në gazetën Mësuesi, 28.XI. 1973.