KÇIRA Sipas një pershkrimi të vitit 1932

KÇIRA Sipas një pershkrimi të vitit 1932

KÇIRA  Sipas një pershkrimi të vitit 1932
Asht katund i vjeter. Se prej kahë e kan fisin nuk dihet. I pari i Kçirës, mbas goidhaine, ka kenë nji farë Kara Kole, të cilit i kan ndezë qirin deri vonë. Kara Kola pat 4 djelm e prej sish u shtue katundi e u ba 4 vëllazni. Pepaj, Lepraj, Nikaj, Mardodaj.

Kçira sot (1932) ka kund 80 shpi. Në kohë të D. Mhill Letit, vj. 1815, kishte 75 shpi e 600 frymë. Në kohë të D. Loro Nenshatit, vj. 1901, kishte 95 shpi e kund 600 frymë. Vjetin 1916, shpi 105 e 800 frymë; në vj. 1920, shpi 91e frymë 600.

Lagjet e Kçirës janë: Vorbtena - Ngazuj - Kçira e Eper, ¬Kçira e Poshter - Vrajt - Pleti - Rrukaj - Lufi.

Fisi i Kçirës asht perhapë edhe në krahina të tjera, sa pak fise si i Kçirës.

Qelza, 70 shpi, asht fis me Kçirë. Simbas gojdhane motit ba¬rit e Kçirës delshin me gja të gjallë në Qelzë, e këtu çilshin tokë me mjellë bereqet. Ndoshta emni "Qelzë" vjen prej verbit "me çelë" (çilë). Sido kjoftë Qelza mahet kushrini me Kçirë edhe sot. Nji plak i vjeter fort në Qelzë (dekë tash pak vjet) mbate mend se Qelzorët ulshin shpesh herë të deknit tu Kisha e Kçirës.

Kryezezt e Malcisë së Lezhës, kund 30 shpi, mbahen fis me Kçirë. Lukajt e Hajmelit e 3 shpi në Mjed, Lufejt e Rrukajt (Shko¬der); Çunejt, Dodejt, Memajt (Bushat); Btyçi i Kosovës gadi krejt kushrini me Kçirë. Kështu edhe në tjera vende të Gjakovës dalë dikush heret e dikush vonë. Simbas kanuni, as nuk marrin, as nuk apin me shoq.ishojnë (nuk martohen).

Kçira asht vend i shndoshtë. Dikur ka kenë krejt halë (pishë), por qitë fare tuj e pre hir e pa hir. Sot ka halë vetun Lepurthi, por nuk ka me ngiatë shum e ka me dalë fare edhe n'atë vend, pse presin e rrxojnë pa ruejt doren aspak.

Zeje!: Punojnë bulqsi, me sharrë, pjekin tulla e tjegulla, djegin gelqere, godisin vegla bulqsije, gavixha, sheka, vozga, shpija, bajnë qymyr: janë edhe farketarë.

Fetarisht shkojnë me Djoçez të Sapës, kan Kishë e Famulli¬tar në veti. Kanunçe shkojnë me nji Bajrak: Kçirë, Koman, Dush. Bajraktari i tyne ka ndejen në Qerret t'Eper, i cilli, jashtë lufte rrall ka punë me Kçirë.

Giuhë e veshë krejt si Mirdita, kah marrin e apin bija nder¬shej shoqishojt, pse janë kufitarë. Kur mblidhen në kuvend Kçirsit flasin të vogel si Mirditsit, e jo si Pukasit të madhe. Kallxojnë të hershmit se Kçira kje sundue dikur prej Begollit të Pejës, të cillit i lajshin të dhetat. Nji vjetë u mblodhne top e u bane nji fjale e nuk ndigiuene me i a la. Nji farë Mar Kolë Gjini i Palaj çoj pesh katundin e duel në mal. Begolli dogj e poq marë katundin; j pshtoj ve¬tun nji shpi ma e poshtra, shpija e Kolë Marashit, qi asht edhe sot.

Të dhetat nuk ndigiuene me i la aty e mbrapa e Mbreti i Sta¬mbollës u a fali (perdhuni) me firman, qi kje ruejtë prej sternipavet deri në vjetë 1915, kur i dogj shpijat e Kçirës Esad Pasha, e kështu u dogj e maroj edhe firmani. Mbasi maroj në ketë krahinë sundtmi i Begollit, kapi sundimin Veziri i Shkodres. Të prenduemen edhe Veziri, Pashallarët e tjerë ngrehen komanden në Pukë per 7 Baj¬rakët. Urdhni i Stambollës kje dhanë per m'e ngrehë komanden në Qerret t'Eper, pse vend ma i mirë e ma në shteg, por Krenët e Bajrakut të Poshter, të fortë, s'e lane, prandej nguli në Pukë, ku a sot.  
  
Ketë ndrrim vendi e ujdisne me Shkoder, sado qi Stambolla kujtote se asht ngrehë në Qerret.

Vjetin 1913, në kohë të Pesë Fu¬qivet të Mdha, vendi mbet pa sundim.

Prek Bibdoda desht me sundue jashtë Shkodre, bani per veti Bajrakët e Mirditëst: të Lezhës. Kçira aso here u da prej Bajrakvet të vet e u ba me Mirditë. 7 Bajrakët i a paten mjeft maraz Kçirës e gati kjen xanë nder veti, pse edhe Qerret e Pukë u bashkuene me Mirditë. Kur Esadi u çue peshë kundra Mbretit Ëied, e Prenkë Bibdoda shkoj me i dalëzot me Mirditë, u bashkue me te edhe Kçira ka nja per shpi. Vjetin 1915 Shkodren me rrethe, çë n'Urë të Vezirit e perpjetë, e zaptoj Malizi. Mat e andej Esadi m'e Serb.



Kishin mbetë 12 Bajrakë, 7 Bajrakë e 800 shpi Zadrimë pa shtrue. Esadi i mësyeni me Dibranë e Kavajas, me i çilë rrugë Serbit të mujte me i ikë Austrisë, por u thyene. Ra Esadi në Lesh, luftoj trimnisht Zadrima 6 javë rresht, thirri në ndimë edhe Mirditen, por nuk i erdh. Prenkë Bibdoden e xue Malizi e e çoj në Cetinë. Hini Esadi në Zadrimë e mësyni Mirditen, qi nuk bani qanderr aspak. Mërrijti edhe në Va të Dejës, Dush, Korthpulë. Kur pau Kçira se e rrethoj ushtrija, e se Bajrakët e tjerë e kqyrshin per seri, shka po ban, per mos m'u koritë, qiti ceken m'u fikë, nisi pushken, mblodh 7 Bajrakët e prej Bajrakësh të tjerë çë prej Shale. I a mërrijti D. Loro Spathari me Mazrrek e Shllak, ikë prej Malitzi. Erdhne edhe H. B. Prishtina, Hysni Curri e tjerë në za. Mbledhja u ba me 9 Shtatuer 1915, e u xuene pritat. Kçira i mbajti me bukë e sherbim e me djelm në luftë ma të parët. Ushtrija u kap kahë Leja e Dushit e m'anë prej Korthpule. Me 10 Shtatuer syni Kçira me komitë Lenë dhe e thej ushtrin e Esadit. Pat ba shestimin me sy Mirditen kahë Korthpula, por nuk e syni. Si u thye ushtrija e Esadit, Kçira me shokë vojt e xue vend në Qafë të Gurit e per breg të Gomsi¬qes deri në Piet të Kçirës. Komandanti i shkroj leter Famullitarit: "Shperdaje Komiten". - E Famullitari i drodh gjegje: "Nuk ndi¬giojnë". Me 14 Shtatuer syni komita ushtrin prej Korthpule e Ter¬buni. Pushka u nis natje heret; vranë mjeft ushtarë t'Esadit, por i rane pa rregull, edhe Dheu i Eper "Berishë, Iballe" iken. Luftuen si burrat gjith diten e në mbramje kthyene në vende të veta. Mbe¬ten dekun prej Kcire: Zefi i Ndrec Filipit, Pjetri i Prend Markut, Nikoll Ndrec Gega. Prej tjera anësh: Nji i Merturas, nji i Berishë; nji Shaljanë: Gjon Sokoli; nji Qafamalas: Gjon Kola.
Kçira mbajti komiten edhe nji javë: qitne kushtrimin me ardhë tjerë, pse lodhë e sosë fishekët. Derguene Famullitarin në Dhe (Bajrakët) t' Eper me 23 Shtatuer, por kot pse atë ditë ra e mësyni ushtrija Qafen e Gurit e thej komiten. Me 24 Shtatuer u kap në Dush e Le, me 25 kapi Piet e Vrajt e zaptoj katundin marë. Kçira iku rob e gja e nisi pushken mbrendë në katund; por mbasdite i a dha ushtrija në Qerret e Pukë.

Në Kçirë dogj shpija e ksolla 40. Në PIet dogjen nji plak të verbtë e sakat. Në Beshkozë mbyten nji plak të lig në shpi: Marka Dodë Markolen. Banë plaçkë e prene gjithshka gjeten. Hine naten në Qelë Famullitare, kerkuene me mbytë Famullitarin, por s'e gje¬ten, i grabitne shka pat pa i lanë gja mbas shpirti. Kçira kje kahë sharron krejt, mos t'a pshtueke Qerreti i Eper, musulman, pse hater me komandanta t'ushtris.

Me 27 Ndanduer nisi me ikë Serbi, ndjekë prej Austrisë. Me 5 Dhetuer i vuni pushken Kçira në Kçirë t'Eper e në Curr mbi Kishë; luftuene dy orë. Kahë kjenë pak vetë e me pak fishekë, lshuene pritat e ikne. Krisi pushkë, top e miraloz, por kush dam s'u ba. Serbi vojt e nguli tu Hani i Dardhës 4 dit, mandej ra në Vorbtinë e teposhtë.

Kçira asht krejt katolike. Se kur a themelue kjo Famulli nuk dihet, pse vjetin 1848 kje djegë Qela e tefterët (registrat) e Famullisë.

Gojdhana (pleq qind vjeçarë e pertej) thotë se asht fort e vjeter kjo Famulli.     Nji herë motit i pat lanë Ipeshkvi pa Famullitar. Se kur e pse s'din kush me kallxue. V çue katundi, mblodh djelm e sa mushq paten e i shkuene në derë famullitarit të Vigut, qi shkote asohere me Djoçez të Nenshatit, e i thane: Banu gati se dona me të marrë, mbasi Ipeshkvi na ka lanë pa Meshtar. Prifti ngarkoj teshat e u nis naten me ta per Kçirë. Kështu banë e pa Meshtar s'ndejen.

Në Kçirë janë tri Kishë: Kisha e Shejtit Sh'lleshter në Piet, e moçme fort, por e rrenueme; Kisha e Shejtit Sh'Toder; Kishë e vjeter në zemer të katundit, Kishë Famullitare. Vjetin 1870 kje rritë e shtue prej D. Jak Plezhës; Kisha e Shejtit Shirq e Shejtit Baft në Kçirë t'Eper; edhe kjo e moçme fort.

Rreshti i Famullitarvel prej vjetit 1848 deri vjetin 1915.

Para vjetit 1848 kje Famullitar D. Mhill Suma, Nenshatas. l. D. Ndre Dengili 1848-1850. ,2. D. Mhill Leti, Dajças, 1851-1855. 3. D. jak Negri. 4. D. Lazer Krajini 1858-1860. 5. D. Mark Bozhi. 6. D. jak Plezhja 1863-1873. 7. D. Ojon Vata, Dushas, {873-1877. 8. D. Mhill Morelli, Italjan 1884-1892.9. D. Loro Nenshati 1892-1902. 10. D. Pal Dema 1902-1906. ll. D. Ndre Lizna 1906-1915. 12. D. Ndue Suma 1915. Mbas D. Ndue Sumës, D. MhiU Bushati, D. Lazer Dedi.






Marrë nga libri "Nder Malet Tona", të autorit Gjon Karma