Dedë Marku ; Dr i Shkencave.

Dedë Marku ; Dr i Shkencave.

Dedë Marku ;  Dr i Shkencave.
Ka lindur me 8.3.1935 në Kalivare të Pukës (krahinë etnike Mirditore). Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, shkollen  7 vjecare (Unike) dhe të mesme i ka kryer në Shkoder në gjimnazin "29 Nentori" në vitet 1948-1956 me rezultate shumë të mira. Në vitet 1956-1961 ka kryer studimet në Universitetin e Leningradit (Sankt- Petersburg) në Rusi (Bashkimi Sovejtik) me rezultate të larta dhe është diplomuar për makropaleontolog.

Është gjeologu apo njeriu i parë shqiptar që shkoi me praktikë mësimore në Rrethin Polar ,në veri të Siberisë, tek eskimezët, për të cilin është bërë një artikull në gazetë dhe një emision televiziv. Pas përfundimit të studimve ka punuar makropalentolog në Drejtorinë e Përgjithëshme të Kerkimeve të  Naftës e Gazit, në Kuçovë edhe si drejtues Laboratori në vitet 1961-1965. Ka qenë  Shef i Sektori të Studimve Tematike në Institutin e Naftës e Gazit në Fier, në vitet 1965-1973. Më pas dhe 2 vite punëtor; 1975-1977 në sondat  për kerkim nafte në Ballsh, Fier, i denuar padrejtësisht nga goditjet politike që bëheshin  në sektorët e naftës.





Më vonë është "qarkulluar" për të  punuar në Pukë në vitet 1977-1991, ku ka punuar si gjeolog-makropalentolog dhe me ardhjen e demokracisë u emërue në Institutin e Naftës, ku punoi për vitet 1992-1998 si makropalentolog.

Në vitet 1999-2004 ka punuar si makropalentolog në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike Tiranë.

Ne vitin 1999 ju dha grada shkencore Dr. i Shkencave Gjeologjike për punimin shkencor "Kretaku i Munellës".