MONOGRAFIA FLAMURI I KOMBIT SHQIPTAR, VEPËR AKADEMIKE E HISTORIANIT JAHO BRAHAJ

MONOGRAFIA FLAMURI I KOMBIT SHQIPTAR, VEPËR AKADEMIKE E HISTORIANIT JAHO BRAHAJ

MONOGRAFIA  FLAMURI I KOMBIT SHQIPTAR, VEPËR AKADEMIKE E HISTORIANIT JAHO BRAHAJ
Nga: Ramiz Lushaj

Monografia "Flamuri i Kombit Shqiptar" e historianit të mirënjohur Jaho Brahaj u promovoa në Biblioteken Kombëtare Universitare të Prishtinës, më 13 nëntor 2007, në kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente të Kosovës.

 
                                                             Prof. Dr. Zymer Neziri


Kjo vepër akademike e historianit Jaho Brahaj, në kuadrin e 95 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare, shënon një arritje shkencore, pasi, siç shprehet Prof.Ramadan Sokoli, "…ka peshë në studimet albonologjike, por njëherit në periudhën e trazuar të rrymave e shovinizmave ballkanike, që gjallojnë ende në ditët tona, kjo vepër peshon shumë në brumosjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe i jep përgjigje një teze dhe teme thelbësore të paurtsë identifikuese të kombit tonë".

Prof. Myzafer haxhiu e vlerëson si një "studim me vlera shkencore, i pari i këtij lloji me një trajtim kaq të hollsishëm të kultit të shqiponjës, simbol i Flamurit tonë Kombëtar vështruar kjo në këndvështrime të disiplinave të ndryshme shkencore dhe të natyrës mitologjike, etnologjike, botëkuptimore, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së Flamurit tonë Kombëtar, por ky studim ndriçon edhe problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme".






                        Pamje nga Promovimi i librit



Historiani i mirënjohur Jaho Brahaj, me punën e tij, është një akademi më vete, jo vetëm me artikuj e studime në shtypin periodik e shkencor, me kumtimet e tij shkencore brenda e jashtë Shqipërisë, por edhe me prumjet e tij dimensionale e risore, siç janë monografitë:

"II primo Albanese d'Italia", botuar më 1995 në Brindizi-Itali, "Emblema Shqiptare- Gjurmime Heraldike ", botuar në Tiranë më 1997, "Kurora Mbretërore Shqiptare", Tiranë, më 1998, "Kronikë e Derës së Gan Buzukut", Tiranë, më 2005. Ka përgatitur dhe botuar nga trashëgimia e mbetur në dorëshkrim e Shtjefën Gjeçovit, veprat "Shtyllat e Kombit" , publicistikë, "Mne ra e Prezës", novelë, Tiranë, 2000," Tomorr e Pashtrik Përpiquni", vëllim poetik, Tiranë, 2003, "Shqyptari Ngadhnjyes", dramë, Kosovë, 2003.

Për punën e tij , historiani Jaho Brahaj, që është një nga "Hipotekat" e Kulturës sonë Kombëtare, është vlerësuar në vitin 1997 nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës më Çmim të Tretë për botimet Shkencor-historike të periudhës 1992-1997 dhe për monografinë "Flamuri i Kombit Shqiptar", sivjet, është nderuar me Çmimin "Marin Barleti" nga Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës.


Tiranë, më 10.11.2007


        Ramiz Lushaj


Ky njoftim është botuar e publikuar në masmediat e Republikës së Kosovës.si në gazeta, Radio, Televizione, Etj.. pasi e ndjeja si kënaqësi shpirtërore e detyrim bashkëkohor, për të propoganduar këtë veprimtari te rëndësishme për këtë vepër akademike të një historiani të suksesshëm.




Marrë nga libri " E diela e Shen Kostandinit të Madh", botuar në Tiranë, 2009.