Një veprimtari e veçantë e shkollës "Pjetër Arbërori" të Fushë-Arrësit

Një veprimtari e veçantë e shkollës "Pjetër Arbërori" të Fushë-Arrësit

Një veprimtari e veçantë e shkollës "Pjetër Arbërori" të Fushë-Arrësit
Nga GJOVALIN ALIA
Drejtor i shkollës 9-vjeçare "Pjetër Arbnori"
Fushë-Arrës

Një ditë pasi Shqipëria në samitin e Bukureshtit më 03. 04. 2008 mori ftesën për anëtarësim në NATO, departamenti i lëndëve shoqërore në shkollën tonë, në kuadrin e orëve të lira zhvilloi një veprimtari historiko-kulturore me temë: "Shqipëria në NATO". Në këtë veprimtari morën pjesë nxënësit e klasave të shtata e të teta, prindër, mësues, të ftuar nga pushteti vendor, OJQ etj. Veprimtaria ishte ideuar në formën e një spektakli, ku pjesën kryesore e përbënte informacioni historiko - gjeografik që sollën nxënësit nëpërmjet ligjëratave të tyre për formimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut në 59 vite të ekzistencës së saj, të pasuara me vjersha e recitime, me vizatime tematike, ekspozita fotografike, të shoqëruara me këngë e valle e melodi orkestrale, aerobi etj.

Nxënësit sollën para auditorit pjesë nga samiti i Bukureshtit që kishin mësuar nga mediat e shkruara e vizive, vlerësime të personaliteteve të larta si presidenti i SH B A Xhorxh W. Bush: "Shqipëria do të jetë një anëtare e shkëlqyer e NATOS", Presidenti Bamir Topi:"Vendimi është besim dhe vlerësim", Kryeministri Sali Berisha: "Kjo është mrekullia e lirisë". Gjithashtu u theksua se, Shqipërisë me pranimin në NATO i hapen perspektiva të tjera në fushën e sigurisë e të paqes, ashtu dhe në forcimin demokracisë e zhvillimin e vendit. Investitorët e huaj zhvillojnë veprimtarinë e tyre më të sigurt, biznesi vendas do të zhvillohet më tej, shqiptarëve do tiu kthehet shpresa, më evidente do të jenë ëndrrat e gjeneratave të reja, jeta do të jetë më e bukur, më e begatshme, jemi krenar se do të jemi përkrah shteteve e popujve më të fuqishëm të botës. Me shumë emocion u përcoll ligjërata për kontributin e NATOS në çlirimin e Kosovës në pranverën e vitit 1999, mirënjohjen që tregon populli i Kosovës për Aleancën, për SHBA-në. Kontributi i tyre ishte faktor vendimtar
që më pas solli edhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës e formimin shtetit të ri e demokratik. Pas ligjëratës u recituan vjersha të autorit pukjanë Ndrec Mustafa: të cilat emocionuan tërë të pranishmit në sallë e, pas kësaj melodia orkestrale me instrumente popullore me motive të "Artistit të Popullit Ndue Shyti luajtur nga artistët e vegjël të shkollës. Veprimtaria u përshëndet dhe u vlerësua nga drejtoria e shkollës, nga të ftuarit, madje e veçantë ishte përshëndetja në shqip e Xhenit, pjesëtare e Korpusit të Paqes: "Ju lumtë, shumë bukur, urime për Ftesën e Shqipërisë në NATO!". Veprimtari të tilla në shkollën tonë tashmë janë bërë të njohura në komunitet e më gjerë ku mund të listojmë: 50 vjetori i B E(maj 2007),Vizita e Presidentit Bush në Tiranë,(qershor 2007), tetori gjerman: "Shteti i ri i Kosovë u bë"(shkurt 2008) të cilat kanë lënë gjurmë në botën e fëmijëv