Rruga Kukës-Qafë Mali-Tiranë, tashmë e braktisur në fatin e vet

Rruga Kukës-Qafë Mali-Tiranë, tashmë e braktisur në fatin e vet

Rruga Kukës-Qafë Mali-Tiranë, tashmë e braktisur në fatin e vet
Nga: Jonuz Hallaçi


"Duhet mbyllur tu-eli i Kalimashit që rrugës së vjetër t’i rikthehet gjallëria. Ndryshe ajo është një rrugë e shkretë dhe e braktisur".

Udhëtimi me 5-6 orë në ditë, madje edhe më ditë të tëra në stinën e dimrit është një kujtim i së kaluarës për udhëtarët nga Kukësi e Kosova që kanë qenë udhëtarë dhe bujtës në këtë rrugë të vështirë për vite të tëra. "Na merr malli kur kalon ndonjë makinë", thotë një punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve që më shumë fle nën hijen e gështenjës sesa heq dherat nga rruga. Hapja e tunelit të Kalimashit ka shtuar ndjeshëm lëvizjen e shtetasve brenda dhe jashtë vendit, por shpeshherë, si shkak i bllokimit të tunelit nga punimet, udhëtarët detyrohen të lëvizin nga rruga e vjetër e cila lidh tre rrethet: Kukësin, Tropojën dhe Pukën, por edhe si nyje kryesore e Veriut. Qëkurse u hap tuneli në rrugën e re që të shpie në Tiranë për 2 orë e gjysmë kanë kaluar afro 1 milion automjete, pjesa më e madhe e tyre për të shkuar e ardhur nga Kosova. Kanë kaluar 2 muaj që fluksi në aksin e vjetër nacional ka rënë në minimum dhe të udhëtosh në gjarpëroret e saj të kthehet koshienca si në zonat e luftimeve, ku askush nuk guxon të lëvizë i lirë nga frika.

 

Kjo pamje me të vërtetë mjeruese ofrohet nga godinat, që vetëm pak kohë më parë shërbenin si lokale, restorante apo dhe dyqane. Tashmë kalimi i një autoveture në Fushë-Arrëz apo Pukës dhe ndalimi për një kafe a një drekë është lajm. Kryetari i Bashkisë së Pukës, Rustem Struga thotë se rruga Durrës-Kukës është rruga e kombit dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme, por Pukën dhe Fushë-Arrëzin e lë në harresë. "Duhet vëmendje nga ana e shtetit për të mos u ndier kjo ‘braktsje’", shprehet ai. Edhe uji i ftohtë në Qafë Mali, ku pushonin dhe freskoheshin shumica e udhëtarëve tashmë derdhet në përrua, pasi dhe dy lokalet anës tij thuajse janë mbyllur. "Nuk ndalet kush dhe s’blen askush asgjë", thotë një shitës ambulant që dikur shiste pa pushim pije freskuese nga kazani me ujë të ftohtë.

Shembjet e dherave, rënia e gurëve në të gjithë gjatësinë e rrugës, mungesa dhe indiferentizmi i Drejtorive të Rrugëve të Pukës kanë bërë që në pjesën më të madhe të këtij segmenti të lëvizet vetëm me një sens drejtimi. Kjo pasi njëra korsi është e bllokuar nga materialet e erozionit dhe hedhjes se mbeturinave pavarësisht se punonjësi i mirëmbajtjes nuk e pranon këtë fakt. Aksi përshkohet nga banorët e


 
zonave përreth, por edhe nga ata të rrethit të Pukës dhe Shkodrës e njëkohësisht edhe nga turistët e huaj. Rruga Kukës-Qafë Mali-Tiranë, tashmë e braktisur në fatin e vet, po kthehet në aksin më të rrezikshëm që ka vendi ynë jo vetëm nga amortizimi i shpejtë, moskujdesja apo dhe mungesa e patrullave të shpeshta të policisë, po e kthejnë atë në të ndaluar. Për udhëtarët mbetet të thuhet se "na ishte një herë një rrugë Kukës-Tiranë". Njerëzit thonë se do i "marrë malli" për të vjetrën dhe mbase do jetë një tregim i bukur nëse thuhet se i kam rënë nga Qafa e Malit.